×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Nga Sonila Meço

“Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop.

“Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej.

“Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë fjalë të ndyra plot. Me atë rast këndojmë këngët e tij dhe ju nuk na bërtisni dot”,- dhe qesh, me një lloj revanshi të ëmbël që nënkupton “hidhu përpjetë sa të duash, më ndalo e ndëshko si të të vijë për mbarë, por ja që kshu…”.

“Ja që kshu çfarë?”, -mendoj me zë të lartë dhe e vogla trembet fillimisht e mandej thotë: “Po ç’të bëj moj, të mbyll veshët kur e këndojnë në klasë, apo kur e vënë në festa ditëlindjeje? Apo kur e dëgjoj në lokale e restorante kur ulemi bashkë? Apo ta bllokoj në Youtube? Po edhe Doja Cat kështu i ka tekstet, edhe Cardi B, Drake…

Madje ma jep pak celularin…”, -dhe zgjat duart teksa ndesh shikimin tim të zgurdulluar nga tekste në anglisht këngësh që nis t’i shoqërojë me një ritmikë të përsosur. Fjalë nga më të ndyrat, fabula nga më ordineret dhe për të më bindur më tregon se kush kryeson chart-et muzikore në botë e në fund më këput në mes me një këngë adoleshentësh ku akti seksual shpjegohet me një tekst bastard dhe kjo qe një ndër më të klikuara në botë dhe “s’ka nxënës në shkollë e lagje mos ta dijë”.

Nuk kam asnjë dëshirë të relativizoj rap-in e hip-hopin shqiptar në mesazhe të ngjashme me atë botëror (këto ndodhin edhe në Amerikë do thoshin mjeshtrat e propagandës). Aq më pak të rikontekstualizoj një koncert, që shumë syresh e ndoqën live, të tjerë e mbështetën në distancë e ca të tjerë edhe ranë telef të justifikoheshin pse kishin qënë aty, për t’u ndjerë në rregull si me shijet e tyre, por edhe me presionin e gjindjes që nuk gjen as muzikë e as art në atë festival.

E pranoj, u ndjeva keq kur shihja atë vajzë të brishtë, delikate, disi të mbyllur në vete, me shije të rralla estetike e mbi të gjitha ime bijë, të më këndonte pasazhe këngësh me tekste nga më banalet, të ashpra, të ndyra me një melodi e ritëm standard, marinuar me gegnishte për me justifiku rimën dhe trendin.

Si ta ndaloja t’i dëgjonte, kur bri nesh buçiste një këngë e ngjashme në një lokal plot me klientë të moshës së tretë. Ku ta izoloj Amarisin, në ç’inkubator? Po shokët e vet? Po lokalet? Restorantet? Po plazhet? Aty do jete ajo lloj muzike, e atij zhanri, e atij teksti, e atij trendi…Se si do merrem unë me time bijë mos traumatizohet nga tekste e pamje është personale dhe çdo prind e ka këtë merak.

Por çfarë më shqetëson përtej “dhunës” së banalitetit (dhe nuk e kam thjesht me sharjet e fjalët e pista, që në muzikën metal që dëgjoja adoleshente kish plot, ama mesazhet, fryma rebele, kundërshtia ndaj sistemeve standardizuese i bënte edhe një strehim të mirë për periudhën kondrapedale që karakterizon adoleshencen)…pra përtej kësaj është investimi reklamues i bashkisë dhe ndonjë institucioni tjetër, zyrtarëve të saj, përfshirja me gjithë stafe, komentet, postimet edhe në faqet publike të drejtuesve i këtyre ngjarjeve muzikore me një tendencë për të përkufizuar e hierarkizuar artistët, këngëtarët, tregtarët, biznesmenët, duke i llokoçitur pa asnjë skrupull në një thes të madh e duke dalë të gjithë prej aty “super  artista” që kriter madhor kanë sa njerëz mbledhin në shesh. Ndoshta bashkia i sheh si kontigjent votuesish për veten dhe çuditërisht ata që bëjnë PR fushatash në më të shumtën e rasteve janë ata që marrin edhe më shumë reklamë për “artin” e “koncertet” e tyre.

Por që bashkia të bjerë telef për ditë me radhë për një koncert që s’paska nevojë as për promovim se i mblidhka me mijëra në shesh (me gjasë edhe time bijë po të kishte insistuar), të vijojë edhe ditë më pas me “ngjarjen” e papërsëritshme më ngjan më shumë hall votash. Me çdo çmim. Pa kushte.

Tani ata 18.000 që ishin në shesh firmosën diku për votën në 2023? Apo ishin minorenë pjesa më e madhe? Që të bjerë rehat bashkia me gjithë staf se s’po i del koha me promovu as Sunny Hill, që për dreq ia mori Prishtina, se e kishte mbyll me atë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Se me koncertin e Rita Orës do mbyllen vrimat e artikullit të fundit të The Guardian.

“Ja pak tekst nga Doja Cat që është idhull i adoleshentëve”,-më çon mesazh ime bijë nga Ipad-i i saj.

“Doing too muchrelax a bit

Acting like that cause your dad’s a bitch

Must be the way that the planets is

Must be your face cause it’s not your dick

I’m a freak, not a masochist

Should’ve known you had the baddest bitch

Left on read and can’t give head

Really, you ain’t shit, need a laxative”

U dënua një javë për këtë, megjithëse më tha se po i zbrazem kot asaj, por në mendje më vinte veç një pyetje, në fushatën elektorale të kujt do këndojë kjo Doja? Të demokratëve a republikanëve në SHBA?

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë