×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

S’ka Dibër të Madhe dhe të Vogël, por ka vetëm një Dibër!

Alban Daci

Për herë të parë përmendet në hartën e Ptolemeut (shek.II e.r.) me emrin Deburus. Më 1502, njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek XIX, Dibra me afro 8 400 banorë dhe 250 dyqane, ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të tregut të brendshëm shqiptar.

Në kohën e sundimit otoman qyteti i Dibrës së Madhe (Shehri i Dibrës) ka pasur 30.000 banorë, rreth 3.000 shtëpi, 8 xhami, 5 teqe, 2 medrese, 11 shkolla fillore, 1 gjimnaz, 1 shkollë të mesme normale (pedagogjike) 400 dyqane, 2 hotele, 2 banja termale (në Banisht dhe Kosovrast), 1 sahat në qendër të qytetit dhe kazerma ushtarake për 4.000 ushtarë e oficerë.

Deri në vitin 1911, qyteti i Dibrës ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në rajon, si nga ekonomia, artizanati, tregtia, ndërtimet dhe infrastruktura dhe në këtë kohë numëronte 11.000 banorë e kishte 462 dyqane.
Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftërat shqiptaro-osmane nën udhëheqjen e Skënderbeut. Qyteti dhe rrethet e tij luajtën një rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare të udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Këtu u mbajt edhe Kuvendi i Dibrës (1878), që miratoi programin e Lidhjes.

Më 1899, u thirr Kuvendi i Dibrës, ku u vendos bashkimi me Lidhjen e Pejës. Me nismën e Hoxhë Vokrit, më 1900, u hap shkolla e parë shqipe, ndërsa më 1908, filloi punën klubi “Bashkimi”. Dibra dha ndihmesë të shquar në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të vitit 1912. Delegatët e saj morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës (1912). V.Agolli u zgjodh kryetar i Pleqësisë së këtij kuvendi.

Popullsia e Dibrës u bëri qëndresë të fortë trupave pushtuese serbe në vitin 1912, dhe kundërshtoi aneksimin e kësaj krahine nga Mbretëria Serbe. Në shtator 1913, u bë qendra kryesore e kryengritjes popullore antiserbe, që u përhap nga Gjakova deri në Ohër. Shkëputja e trevave lindore nga shteti kombëtar, terrori serbomadh i viteve 1913-1914, 1918 -1920, dhe shtypja e gjithanshme i shkaktuan dëme të mëdha popullsisë shqiptare të këtyre viseve dhe qytetit. Me mijëra familje dibrane u detyruan të shpërngulen në Shqipërinë e Mes-me.

Më 1942, thuhet se, “vetëm para pak viteve Dibra mundi me përfituar prej një deputeti për siguruar ndriçim me dritë elektrike nëpërmjet një centrali të vogël elektrik…., i cili, në fund të shkurtit të vitit 1942, njoftohet, se nuk punon për shkak të rritjes së numrit të lidhjeve, se kapaciteti i tij i vogël nuk i mban dhe për mungesë të petrolit (naftës)”.
Gjatë Luftës II Botërore qyteti i Dibrës me 7.400 banorë u përfshi në zonën italiane të pushtimit dhe u bë qendër e prefekturës që përfshinte edhe Tetovën, Gostivarin, Strugën, Kërçovën me 237. 000 banorë gjithsej. Shqiptarët e Dibrës dhanë një ndihmesë të shquar në organizimin e Luftës ANÇ në këto vise, në krijimin e repar-teve partizane dhe të organeve të pushtetit. Popullsia e Dibrës mori pjesë në radhët e çetës e të batalionit të Dibrës, të batalionit të Rinisë e më pas të Brigadës së 7-të të UNÇ të Maqedonisë që përbëhej nga shqiptarë të Dibrës, Tetovës, Gostivarit etj. Nga shtatori deri në nëntor 1943,Dibra ishte qytet i çliruar, ku pushtetin e drejtonte Këshilli Nacionalçlirimtar. Në shtator 1944, qyteti u çlirua përfundimisht nga repartet e UNÇSH. Sipas regjistrimit të vitit 1981, në komunë jetonin 10.000 shqiptarë e 2.500 maqedonas.

Komuna e Dibrës shtrihet në rrëzë të malit të Kërçinit dhe përbëhet nga Fusha e Dibrës, Liqeni i Dibrës, Lugina e Drinit të Zi. Qyteti gjendet në lartësinë prej 670 deri 700 metra mbi nivelin e detit. Në territorin e Dibrës gjendet i vetmi masiv gipsor, më i pastri në Ballkan, në një gjatësi prej 9 km dhe nga ky masiv rrjedhin dhe ujërat termale të Banjishtit dhe Kosovrastit. Klima është kontinentale e butë. Liqeni i Dibrës ka një sipërfaqe prej 13.2 km2 dhe një gjatësi prej 26 km. Vëllimi ujëmbledhës është 520 milion m3 ujë dhe kjo sasi përdoret për të prodhuar 300 milion kv/orë energji elektrike dhe një pjesë edhe për vaditjen e fushës së Dibrës.

Territor i komunës së Dibrës, në vitin 1996, përfshin një sipërfaqe prej 120 km2. Komuna ka 17 fshatra nga të cilat 4 janë shpopulluar. Fshatrat e populluara janë : Banjishti, Kosovrasti i Poshtëm dhe Kosovrasti i Epër,Krifca, Otishani, Rajçica, Sollokiqi, Spasi, Tatar-Elevca, Hame, Xhepishti dhe Oxhovca.
Më 1994, në komunë jetonin 17.588 banorë, prej të cilëve 77 % në qytetin e Dibrës, ndërsa 23 % nëpër fshatrat përreth qytetit.

Shoqëria e parë kulturo-artistike “Liman Kaba”, e cila ka qenë e njohur në të gjitha .
Figurat historike të Dibrës me dimension të pa zëvendësueshëm kombëtar janë:
Iljaz Pashë Qoku, kryetar i Lidhjes së Prizrenit dhe kryetar i Degës së Lidhjes së Prizrenit të Dibrës.
Salë Marku, prijës popullore i Dibrës së Epërme.

Josif Bageri, botuesi i parë një gazetë në Shqipëri, poeti i parë që del me poezi në vitin 1909, përhapës i arsimit shqip. Vehbi Dibra kryetar i Komitetit Mysliman Shqiptar, kryetar i parlamentit të qeverisë së përkohshme të Vlorës.
Ramiz Daci deputet për një kohë të gjatë i parlamentit shqiptar, organizator i Kuvendit (Mbledhjes së Arrasit) 1920, prefekt i parë i Dibrës,më 1922 Abdurrahman Dibra ministër i pesë qeverive në kohë të Zogut, ndër të cilat i drejtësisë, arsimit, ekonomisë etj. Sefedin Pustina, kryetar i “Qeverisë së Dibrës” 22 shtator 1913-2 tetor 1913, për herë të parë e të vetme të Dibrës së bashkuar, vetëm për dhjetë ditë.
Haki Stërmilli, romancieri i parë shqiptar, drejtori i parë i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, ish kryetar i Qarkut

Antifashist Nacionalçlirimtar të Dibrës.
Migjeni me origjinë nga Reka e Dibrës së Madhe.
Said Najdeni (ose Hoxhë Voka) pishtar i arsimit shqip
Fiqiri Rusi, deputet nga viti 1922-1939, botues i gazetës ditore “Besa” 1930-1935
Faik Shatku, ministër drejtësie dhe prokuror i shtetit në kohën e Zogut
Shefki Shatku, komandant i Xhandarmërisë shqiptare.
etj.etj.

Dibra është vendi i kuvendeve dhe kongreseve të rëndësishme kombëtare.
Më 20 tetor 1880, në qytetin e Dibrës, u mblodh një kongres. Në të morën pjesë përfaqësues nga të katër vilajetet, gjithsej 300 delegatë të shoqëruar nga 5.000 luftëtarë.

Kongresi diskutoi në lidhje me mbrojtjen e Ulqinit, për krijimin e një principate autonome shqiptare dhe të një Qeverie të Përkohshme. Kongresi, me shumicë votash, u shpreh për mbrojtjen e Ulqinit me tërë rrethinat e tij dhe i dërgoi Riza Pashës, komandantit të Garnizonit të Shkodrës, një kërkesë në formë ultimatumi, ku kërkohej të mbrohej Ulqini.

Në kongres u diskutua rreth bashkimit të katër vilajeteve në një principatë të vetme autonome nën protektoratin otoman, me qendër në Elbasan. U vendos që tokat shqiptare të mbroheshin për çdo pëllëmbë, të kishte shkolla e gjykata në gjuhën shqipe dhe administrata të ishte me nëpunës vendas. U vendos që për mbrojtjen e vendit të zbatohej rekrutimi i detyruar ushtarak. Nga të ardhurat, që do të mblidheshin prej taksave, 20 % e tyre të shpenzohej për arsimin dhe punët botore.

Lidhur me formimin e Qeverisë së Përkohshme pati shumë diskutime e debate të forta. Radikalët dhe të moderuarit ishin kontradiktorë midis tyre dhe asnjëra palë nuk lëshonte pe. U diskutua që në çdo qytet të krijohej një “Bashkim-besëlidhje”, që të kishte edhe zyrat e tij. Këto do të ishin organet qeverisëse të vendit, që do të ruanin rregullin, do të ndalonin vrasjet e vjedhjet dhe do të mblidhnin taksat. Pavarësisht nga debatet, këto “Bashkime-Besëlidhje” filluan nga puna në Dibër, Tetovë, Kumanovë, Shkup e gjetkë. Në Shkup shpërtheu një demonstratë, ku morën pjesë rreth 10 mijë vetë, sepse myftiu i qytetit u përpoq të pengonte veprimtarinë e këtyre bashkimeve. Por, ai nuk mundi të sabotonte këto besëlidhje, përkundrazi, demonstruesit përzunë myftiun. Nga ky kongres iu dërguan dy peticione Portës së Lartë, ndërsa pushtuesi iu kundërpërgjigj këtyre vendimeve me masa të rrepta ndëshkuese.
Kongresi ndihmoi që të mbahej gjallë fryma e patriotike. Prandaj, gjatë muajve mars -prill 1881, dibranët disa herë u ngritën kundër pushtuesit osman. Për t’i shtypur këto rezistenca Porta e Lartë dërgoi Dervish Pashën në krye të 6 batalioneve, por nuk arriti ta nënshtronte Dibrën.

Kongresi i Dibrës u pasua nga kuvende e besëlidhje të tjera, që i paraprinë Kongresit të Dibrës të vitit 1909.
Kongresi i Dibrës (1909)

Filloi punimet më 25 korrik 1909, në shtëpinë e Zejnullah Hatibit në qytetin e Dibrës së Madhe. Mbledhje e organizuar nga Komiteti Qendror xhonturk “Bashkim e Përparim” me karakter të përgjithshëm osman. Kishte për qëllim të bashkonte, nën flamurin e osmanizmit, vendet e Turqisë evropiane, e veçanërisht klasat drejtuese të Shqipërisë. Ja si shkruan në prag të mbajtjes së Kongresit gazeta e kohës “Shqypeja e Shqypnis”, nr.5, datë 15 korrik 1909, fq.4, e cila botohej nga publicisti dibran Josif Bageri: “Korrespondenti ynë prej Dibre na lajmon, se këto ditë do të ketë një mbledhje në Dibër, e cila mbledhje i apën emën kongres. Sikundra morëm vesh ky kongres ka për qëllim me u marr vesh shqiptarët ndërvedi për çfarëdo pune kombiare për shndritjen dhe veturdhërimin e shqiptarëve”. Në shqip vetëurdhërim do të thotë të jesh i zoti i vetes, i pavarur.

Pra, nga ky njoftim del qartë se shqiptarët synonin që me këtë kongres të shpallnin pavarësinë. Ndërsa dy javë më vonë, më 1 gusht 1909, po kjo gazetë shkruan : :” Fort shumë mirë u muer vesh, se i thirruni kongres në Dibër, asht afër xhonturqve.” Dhe pastaj vazhdon: “ Po për fat keqen e zhonërvet se zigareja (terezia) rëndoj ma shumë në anët e shqiptarëve, cilët ma kujtojnë për vendin e tyre, e jo për botën”.

Në këtë kongres, Myftia i Dibrës mbajti qëndrim antikombëtar. Ja si e përshkruan kjo gazetë fjalën e tij në këtë kongres: “ Fjala e leçitun në gjuhën e të zezve prej myftinis Dibrës, nuk ishte përveçse një grusht pluhun i hedhun në syt shqiptarëvet dhe të tjerëvet”

Në vijim kjo gazetë thekson: “ por tri herë ma shumë ishin tjerë, njerëz vendit, ne të cilin jon lind e rritun… se në këtë kongres ndodheshin shumë shqiptarë amë e at dashës, të cilët, të mbushun me ide kombiare-muarën katedrën, at pilen e oratorvet dhe si të gjallë atdhetar zun të folin fjalë të flagta.”

Morën pjesë 325 delegatë nga qytete e ndryshme të vilajeteve të Turqisë evropiane, shumica e të cilëve ishin shqiptarë. Pjesa më e madhe e delegatëve përbëhej nga elementë proturk. Në kongres morën pjesë edhe përfaqësues të forcave patriotike shqiptare, si: Dervish Hima, Sotir Peci, Fehim Zavalani, Loni Logori etj.
Kongresi miratoi një program prej 17 pikash. Pjesa e parë prej pesë pikash, përfaqësonte programin osman të paraqitur qysh në fillim nga xhonturqit. Në pjesën e dytë të programit, të përbërë prej 12 pikash, që iu imponua Kongresit prej atdhetarëve shqiptarë, u përfshinë, megjithëse në mënyrë mjaft të moderuar, edhe disa nga kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me karakter kulturor. Megjithëse Kongresi i Dibrës u thirr si një mbledhje osmane, atdhetarët shqiptarë e shndërruan atë në një arenë të luftës kundër reaksionit xhonturk për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të popullit shqiptar. Por për sa i përket problemit të gjuhës shqipe, krahasuar me Kongresin e Manastirit, ishte një kthim prapa, sepse Kongresi i Dibrës la të lirë përdorimin e alfabetit arab dhe të alfabetit latin, ndërsa Kongresi i Manastirit përcaktoi si të përdorshëm vetëm të alfabetit latin.

Mora shkas për të shkruar për Dibrën, për shkak të vizitës së Presidentit Meta në Dibrën e Madhe, e cila u bo në një moment të rëndësishëm, por edhe për vizitën që bëri delegacioni i Komunës së Dibrës së Madhe tek Partia Demokratik.

Dibra, bën pjesë tek ato fatkeqësi kombëtare që për arsye historike që tashmë dihen është e ndarë në dy, me emërtime “Dibra e Vogël” me qytet Peshkopinë dhe “Dibra e Madhe” me qytetin që mbart ëmërtimin Dibra. Në këto vitet tranzicioni është bërë shumë pak për ta bashkuar Dibrën. Nuk po them në kuptimin fizik duke hequr doganën, sepse po për rrethana gjeopolitike për momentin është e pamundur, por mund të ishte bërë me nisma konkreten në planin ekonomik, kulturor, arsimor e po ashtu në fushën e turizmit. Në fakt është bërë shumë pak si në nivel lokal, po ashtu edhe në nivel qëndror.

Edhe pse ka pasur një indiferentizëm të pa shpjeguar për të forcuar dhe për të kthyer vëmendjen nga Dibra, realisht në nivel popullor dhe individual, Dibra nuk është ndar asnjëherë, sepse ka pasur vetëm një kauzë: Atdheu mbi të gjitha! Kontributet e Dibranëve si këndej dhe andej kufirit për Kombin dihen tashmë dhe janë të shkruara nga histografia. Megjithatë, unë mendoj se duhet të ishte bërë dhe mund të bëhet më shumë. Prononcimi që bëri z. Basha nga Selia e PD pas takimit me delegacionin e adhur nga Dibra e Madhe, është një mundësi reale që qeveria e ardhshme, ajo e rotacionit ta ketë në qendër të vëmendjes të gjithë Dibrën, pa e bërë ndarjen e absurditetit historik në të Madhe dhe në të Vogël. Dibra, si këndej dhe andej kufirit ka burime njerëzore dhe ekonomike fantastike për të pasur një status të veçantë të zhvillimit ekonomik në Rajon.

Për shkak të madhësisë së territorit, nëse bashkojmë virtualisht të dy Dibrat, si një ndër territoret më të mëdha shqiptare, meriton të ketë në Qeveri e Re pas 25 prillit të paktën një Ministër e po ashtu disa zëvendës ministra. Sidomos Ministria e Energjitikës dhe Zhvillimit Ekonomik meriton të jetë dibran, kjo duke pasur parasysh burimet minerare dhe po ashtu hidroenergjetike. Ka ardhu momenti që Dibra të merret seriozisht në konsideratë me projekte konkrete të zhvillimit ekonomik duke bërë që kufiri mes dy dibrave të jetë një kufi formal që nuk pengon as afrimitetin njerëzor e mbi të gjitha që lehtëson maksimalisht shkëmbimet tregtare dhe po ashtue dhe projektet në infrastrukturë dhe sidomos në Turizmin malor, meqë Mali i Korabit është i përbashkët, është i Dibranëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Katër shpjegime pse të gjithë duan të bëhen deputetë

Katër shpjegime pse të gjithë duan të bëhen deputetë

Publikuar më 18.01.2021
Afrim Krasniqi Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një ...

Afrim Krasniqi Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një proces propozimesh për kandidatë për deputetë. Brenda 30 ditësh u propozuan rreth 6 mijë emra, nga të cilët rreth 2 mijë refuzuan të plotësojnë formularët dhe pjesa tjetër hynë në proces konkurrimi për tu bërë deputet. Sipas premtimit emrat e propozuar do të përbënin […]

Lexo më shumë

Një popull që zgjedh hajdutë dhe tradhëtarë nuk është viktimë, por bashkëpunëtor

Një popull që zgjedh hajdutë dhe tradhëtarë nuk është viktimë, por bashkëpunëtor

Publikuar më 16.01.2021
Pirro Naçi Për disa, politikanët mund të jenë si trëndafila,...

Pirro Naçi Për disa, politikanët mund të jenë si trëndafila, për t’u marrë erë.  Nuk do të kundërshtoja, për më të shumtit, nga kopshti në  buqetë dhe pastaj… në koshin e plehrave.  Se për nga fjalët, mund  të bëjnë edhe lule këta, por pa fryte dhe farë. Me gjithë mëkatet që mund të kenë, nuk […]

Lexo më shumë

Katastrofa e paralajmëruar e Rilindjes, koha nuk pret!

Katastrofa e paralajmëruar e Rilindjes, koha nuk pret!

Publikuar më 16.01.2021
Nga Erion Dasho Epidemia e COVID-it e nxori zbuluar sistemin...

Nga Erion Dasho Epidemia e COVID-it e nxori zbuluar sistemin shëndetësor shqiptar! Pothuajse asnjë hallkë e ofrimit të shërbimit nuk arriti të funksionojë si duhet. Pasojat janë të dukshme. Ato i kanë vuajtur dhe po i vuajnë dhjetëra mijëra familje, pjestarët e të cilave u prekën nga COVID-i ose humbën jetën. Sikur të mos mjaftonte […]

Lexo më shumë

Qeveritë që gabojnë, ikin, ato që bëjnë faje, ndëshkohen

Qeveritë që gabojnë, ikin, ato që bëjnë faje, ndëshkohen

Publikuar më 15.01.2021
Flutura Açka Qeveria holandeze pritet nga minuta në minutë t...

Flutura Açka Qeveria holandeze pritet nga minuta në minutë të shpallë dorëheqjen. Ende pa u hequr zbukurimet e kapërcyellit të viteve, përgjegjësia morale dhe ligji, e ka vënë para përgjegjësisë. Edhe pse kryeministri Rutte u shpall nëpër popull si heroi i kohërave të vështira të Covid-19, asgjë nuk e mbrojti dot para së drejtës njerëzore […]

Lexo më shumë

Skandali te “Shefqet Ndroqi”, Erion Dasho: Disa mjekë marrin nga 3 mijë euro për të dërguar pacientë në Turqi

Skandali te “Shefqet Ndroqi”, Erion Dasho: Disa mjekë marrin nga 3 mijë euro për të dërguar pacientë në Turqi

Publikuar më 13.01.2021
PËRFITUESIT E VËRTETË TË COVID-IT Historia e dhimbshme e pac...

PËRFITUESIT E VËRTETË TË COVID-IT Historia e dhimbshme e pacientes që humbi jetën në Spitalin COVID-2 ndërkohë që familja paguante shuma të majme për të marrë një trajtim sado pak njerëzor, ka potencialin të hapë një kuti pandore. Sigurisht, ministria reagoi menjëherë duke kërkuar ndëshkim shembullor të fajtores sipas parimit “hajdut është ai që kapet”. […]

Lexo më shumë

Darka e Dubait dhe turistët nga Tirana

Darka e Dubait dhe turistët nga Tirana

Publikuar më 11.01.2021
Enver Robelli Javën që po shkon gazeta britanike «Financial ...

Enver Robelli Javën që po shkon gazeta britanike «Financial Times» botoi një tekst mbi Dubain në kohën e pandemisë. Thelbi i shkrimit ishte ky: ndërsa shumë metropole të botës po qëndrojnë të mbyllura, Dubai po shndërrohet në qytet të ndejave, drekave, darkave e «netëve të çmendura» të turistëve nga bota e jashtme, sidomos europianëve. Në […]

Lexo më shumë

Çdo shekull ka edhe ‘’mesjetën’’ e vet

Çdo shekull ka edhe ‘’mesjetën’’ e vet

Publikuar më 08.01.2021
Pirro Naçi Dhe ne po e kalojmë ndoshta  tani.. Është histori...

Pirro Naçi Dhe ne po e kalojmë ndoshta  tani.. Është histori që përsëritet, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në shekullin e kaluar. Përsëritet, apo mesjeta ka bërë tutje vitet dhe shekujt tek ne dhe është ulur këmbëkryq!? …Ajo që i ‘’hëngri’’ kokën Ismail Qemalit në 14 muajt e qeverisjes  në shtetin e parë shqiptar […]

Lexo më shumë

Destinacioni ynë është Brukseli

Destinacioni ynë është Brukseli

Publikuar më 07.01.2021
Koço Kokëdhima Deklarata e djeshme e kryeministrit të Shqipë...

Koço Kokëdhima Deklarata e djeshme e kryeministrit të Shqipërisë në Ankara, për “krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë, gjë që e ngre partneritetin tonë të shpallur strategjik në stadin e një marrëdhënieje institucionale ndërqeveritare” është fotokopje e asaj çka Rama thoshte për CNN turk që më 3 gusht 2013, ende pa hyrë […]

Lexo më shumë