Përfundon pas 90 minutash takimi i Metës me Bashën dhe aleatët e PD

Ka përfunduar pas afro 90 minutash takimi i presidentit Ilir Meta me krerët e partive opozitare jashtë Parlamentit.
Në Presidencë kanë qenë të pranishëm kreu i PD-së Basha dhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, si dhe aleatët e tjerë Duka, Shehi, Ndoka e Dule.
Mësohet se temë e diskutimeve ka qenë situata lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe Reforma Zgjedhore.
09:00 “Situata dramatike”, Basha dhe aleatët mbërrijnë në Presidencë
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe krerët e partive të tjera opozitare kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Presidencë për takimin e thirrur nga Ilir Meta.
Kreu i shtetit ftoi partitë opozitare jashtë Parlamentit për të diskutuar mbi “situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi”.
Në letrën e dërguar tre ditë më parë, Meta shprehej: “Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”.
Basha dhe krerët e partive aleate kanë zgjedhur të hyjnë të ndarë në selinë e kreut të shtetit. kryeopozitare nga dera kryesore dhe aleatët nga pas. LSI përfaqësohet në këtë takim nga Petrit Vasili dhe jo nga kryetarja Monika Kryemadhi.