“Si s’e mbajte dorën zot”, dedikimet prekëse të miqve të 28-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Itali

Foto 1 nga 4 Pas Para

Mesazhe prekëse kanë shkruar miqtë e 28-vjeçarit shqiptar që ndërroi jëtë në Itali. Në statuset e shkruara në rrjetet sociale miqtë e Luçiano Elezit shprehen të pikëlluar për ndarjen e parakohshme nga jeta të shokut të tyre.

Madje nuk kanë munguar poezitë dhe dedikimet. 28-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Mjekët thonë se shkaku zyrtar i vdekjes është një emboli pulmonare.

Ai jetonte në komunën San Giovanni di Fassa-Sèn Jan, dhe ishte larguar nga spitali në Rovereto vetëm rreth dhjetë ditë më parë. Tamponi i parë kishte rezultuar negativ, ndërsa i riu ishte duke pritur të kryente të dytën, e cila do të vërtetonte shërimin e tij.

Për vite me radhë Luçjan Elezi banonte në Val di Fassa, ai kishte punuar në sektorin e ndërtimtarisë, së bashku me disa të afërm. Elezi kishte mbërritur në Val di Fassa nga Shqipëria, ku i ishte bashkuar vëllait dhe xhaxhait të tij, më pas kishte mbërritur edhe gruaja me të cilën jetonte.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet