Si i humbi Adele 44.5 kilogramë? Trajnerja zbulon planin e dietës së këngëtares

Adele është shumë e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe për aftësitë e jashtëzakonshme në shkrimin e këngëve. Por së fundmi artistja ka rrëmbyer vëmendjen për linjat e saj trupore, pasi arriti të humbiste rreth 44.5 kilogramë.

Në një intervistë për “Lorraine” ish-trajnerja e saj e fitness-it, Camila Goodis, ka zbuluar planin e ditës së artistes së njohur dhe çfarë ushtrimesh ka ndjekur për të rënë nga pesha. Sipas trajneres Adele është dobësuar duke kombinuar dietën e shëndetshme me të ushtruarin e rregullt.

“Tani ajo duket shumë mirë. Ajo ndryshoi mënyrën e saj të jetesës, ndryshoi dietën e saj”, ka thënë Camila. Ajo ka shtuar se këngëtarja vazhdon të ushtrohet, por me siguri dieta ushqimore ka ndikuar më shumë në këtë ndryshim drastik të linjave të saj trupore. Adele humbi peshë duke konsumuar ushqime që janë të pasura me vlera ushqimore, që ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit, djegien e yndyrës dhe rritjen e masës muskulore. Në këto ushqime bëjnë pjesë lakra kalë, luleshtrydhet dhe Adele duhet ta ketë ndihmuar në synimin e saj edhe pirja e çajit jeshil. Në planin e ditës së saj kanë qenë të lejuara edhe çokollatat, vera e kuqe dhe kafeja. Ata që ndjekin këtë lloj diete duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi edhe konsumimit të kalorive, duke qenë se kjo është pjesa më e rëndësishme në heqjen e kilogramëve të tepërt. /L.R/

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet