×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Si fillim më kërkoi 16 mijë euro ryshfet’/ Pronari i hotelit dëshmon për arrestimin e specialistit të Kadastrës në Sarandë: Hapte ca historia pa lidhje fare

Një specialist i Zyrës së Kadastrës në Sarandë përfundoi në pranga pas denoncimit të tij në media se merrte ryshfet kundrejt legalizimit të objekteve. Në pranga përfundoi Laert Pasha, i cili i kërkoi 4 mijë euro një qytetari për nxjerrjen e dokumentit të Hipotekës mbi pronësinë e një hoteli. “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas transmetimit në emisionin investigativ ‘Stop’, të denoncimit të një rasti korruptiv në ASHK Sarandë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit L. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK-së Sarandë. Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, sqaroi policia, sipas Panorama.

Pronari i një hoteli në Sarandë prej tri vitesh sorollatet nëpër institucione për të marrë dokumentin e pronësisë, ndërkohë që Laert Pasha, dikur drejtor i Agjencisë së Legalizimit, i kishte premtuar se do ta pajiste me dokumentin e pronësisë kundrejt ryshfetit, duke i kërkuar 4 mijë euro për nxjerrjen e hipotekës.

“Unë isha me atë djalin e xhaxhait mbrëmë dhe e di, si është muhabeti,- tha, ktu o vlla, tha, ktu kanë paguar nga 5000 euro,- tha për një shpi normale. Tani më fal,- tha, se ti je në Angli tha, ke dhe gjithë atë objekt 4 kate, do shpëtosh ti, se pagova unë 2 mijë euro,- më tha. Legalizimi do, ashtu.., do të hidhesh,- tha.

Ç’rëndësi ka tani? Unë kam 2 milionë lekë dhe 2 mijë euro. Kam edhe 300 paund. Të jemi prapë bashkë. Këtu është muhabeti. Dakord! Kaq kam në dispozicion. 2 milionë lekë dhe 2 mijë euro. Fol me Sajmirin, të flas me shefen! Lëri njërën, lëri tjetrën! Unë të marr ato të miat nga e hëna, nga e marta, dhe t’iki në punën time. Kaq gjë! Kaq gjë, o vlla! Do flasësh vetë me atë që t’.. ashtu edhe më kthe një përgjigje!”, thotë qytetari gjatë bisedës me Pashën.

Ky i fundit, i ankohet se prona është e mbivendosur. Pas takimit, ai i premton qytetarit se do të flasë me hartografin Saimir Braho, duke i kërkuar 100 euro kapar.

“Epo prandaj, se kshu më tha dhe mua. Tani sot, dje më fal, që aty ngela dhe unë kshu, se foli me shefen dhe s’kisha ça thosha, se ishin bashkë të dy ata, ka mbivendosje. Ç’është kjo mbivendosje,- thashë. Eh, ka dalë aty,- më tha. Më tha në fillim i kam te shefja”, thotë ai sipas publikimit në emisionin “Stop”.

Qytetari, i cili prej më shumë se 25 vjetësh jeton në Angli, denoncon korrupsionin në Kadastrën Sarandë, i cili kalon në disa rrjete sekserësh, zyrtarë dhe jo të tillë. Për legalizimin e hotelit fillimisht në 2018 nëpërmjet një sekseri Jorgo Kreku i morri 2000 Euro ku e lidhi asokohe me drejtorin e Legalizimeve, Laert Pasha, i cili i premtoi që do i nxirrte legalizimin e hotelit, por nuk e bëri duke e zvarritur për 3 vite.

“Si fillim më kërkoi 16 mijë euro ryshfet. Lamë pazarin përfundimisht tek gjysma, tek 8 mijë Euro. Pagova 2 mijë Euro si paradhënie. Ia dhashë Jorgos se më tha që do marrin të tërë me radhë ata që do të bëjnë punën dhe pjesën tjetër kur të mbarojnë legalizimet. Duke nxjerrë justifikime se Aluizni u bashkua me Kadastrën dhe e kam pyetur çfarë është bërë me dokumentet e mia, gjithmonë më nxirrte nga një sebep më thoshte që kur të bashkohen Hipoteka me Aluiznin bashkë. Në 2019 ndodhi që ra dhe tërmeti dhe ishin pasojat e tërmetit. Hapte ca historia pa lidhje fare dhe nuk ma bënë legalizimin”, tha denoncuesi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Publikuar më 26.05.2022
Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbl...

Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbledhjen e kufomave nga kryqëzori “Moskva”, i cili u mbyt më 14 prill kur u sulmua nga ukrainasit. Kjo luftëanije konsiderohej si krenari detare e Rusisë. Në fakt, prindërit e marinarëve të zhdukur të anijes së Flotës së Detit të Zi deklarojnë hapur se rusët […]

Lexo më shumë

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Publikuar më 26.05.2022
Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi R...

Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ata që kanë kontribuar që gjithçka të shkonte mirë. “Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike […]

Lexo më shumë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Publikuar më 26.05.2022
Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas ...

Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të vendit më 24 shkurt, tha këshilltari i misionit të përhershëm ukrainas në OKB, Sergiy Dvornyk, gjatë një debati të mbajtur dje në selinë e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në konflikte të armatosura. “Rrëmbimi i të paktën 230,000 fëmijëve ukrainas, […]

Lexo më shumë

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë