×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shumica e kosovarëve lejuan që shteti të kapej

Shumica e kosovarëve nuk e sollën kapjen e shtetit, por shumica e kosovarëve lejuan që shteti të kapej. Fakti që kapësit simbolizohen nga varfëria mendore e H.Thaçit nuk flet aq për epërsinë e kapësve sa për dobësinë e shoqërisë.

1. Ka ditë që po lexoj disa libra të lënë manash për kohë më të mira dhe njëkohësisht  u kthehem herë pas here aktualiteteve, një konflikt i tmerrshëm mes narracioneve, përjetuar brenda ca minutash. Përfaqësuesi më i spikatur i varfërisë mendore në Kosovë sot e disa vjet, Hashim Thaçi, kishte deklaruar se Albin Kurti dhe grupi i tij duhet të ballafaqohen me drejtësinë. E shqiptuar prej një njeriu që personifikon kapjen e shtetit- për aq sa në Këshillin e Evropës është miratuar një dokument zyrtar ku emërtohet “grupi i Hashim Thaçit”-do të duhej të shkaktonte një kombinim përqeshjeje dhe druajtjeje për arsye të njëjta. Pra, është fyerje intelektuale që një person i tillë të flasë për “grupe” e për “ballafaqim me ligjin”, por fakti se është fyerje intelektuale nuk e amniston rrezikshmërinë e deklaratës. Varfëria mendore nuk është e parrezikshme- përkundrazi. Një gazetar e shkrimtar jo shumë i njohur amerikan , E.W. Howe, kishte lënë disa fjalë për t’u cituar e njëra prej tyre na hyn në punë sot. “Hajni beson se çdokush vjedh”.

2. Ashtu siç nuk është varfëria mendore e parrezikshme, nuk është as epërsia intelektuale mburojë prej së keqes. Kjo është dilema të cilën e shtjellon në një biografi ndryshme të Henry Kissingerit autori Barry Gewen. Për të përshkruar kontekstin historik e intelektual të Kissingerit , autori u mor, mes të tjerash, me Leo Strauss dhe Hanna Arendt, dy intelektualë të spikatur hebrenj të Gjermanisë që arritën të iknin, sikur edhe familja e Kissingerit, nga pushteti i Hitlerit e të strehoheshin në Amerikë. Që të dy intelektualët, në mënyrën e vet, u përpoqën të krijonin një interpretim të thelluar të një konstatimi të thjeshtë e të përjetuar në lëkurën e tyre, se demokracia liberale nuk është digë kundër autoritarizmit. Pra, jo vetëm se është e mundur që nëpërmjet zgjedhjeve të fitojnë forcat që janë kundër demokracisë, por njëherë të vendosura në pushtet këto forca të zgjedhura me votë të lirë e demokratike fillojnë të vendosin sistemin e tyre autoritar, në të cilin ndarja e pushteteve dhe institucionet demokratike fillojnë o të shërbejnë si fasadë o të shemben krejtësisht. Pashmangshmëria e tragjedisë u quajt kjo gjendje dhe është titulli i librit. Në vija të trasha, ky përcaktohet të jetë momenti i ndarjes së dy rrugëtimeve intelektuale e politike për refugjatët intelektualë hebrenjgjermanë. Për Kissingerin  ishte hyrje në atë që ai ndoqi me vite të tëra në diplomaci, real-politikë. Pra, në botë nuk ekzistojnë vektorë të tjerë të rëndësishëm pos baraspeshës së forcave. Çështjet si demokracia dhe të drejtat e njeriut janë të rendit dytësor a tretësor. Për Hannah Arendt, është një rrugëtim i cili kërkon që zëri i angazhuar intelektual e aktivizmi shoqëror të mbrojnë institucionet e demokracisë e të lirisë atëherë kur një shumicë me votën e tyre ia hap rrugën autoritarizmit.

3. Dilema e brishtësisë së demokracisë liberale, natyrisht, nuk ka si të mos jetë lexim aktual në botë sot. Nuk dyshoj se ka njerëz në Amerikë që duke lexuar fillojnë të mendojnë për kontekstin kur ishkëshilltari i Sigurisë Kombëtare, gjenerali Michael Flynn, i cili ka pranuar krimin e fshehjes së kon takteve të tij me punonjës të Qeverisë ruse dhe për këtë është dënuar me burgim, u absolvua nga Qeveria amerikane. Apo të atillë që në Evropë analizojnë se si është e mundur që popujt që kanë dalë nga diktatura, sikur polakët dhe hungarezët, pas tridhjetë vjetësh i hapin rrugë autoritarizmit. Diplomati i njohur francez Alexis de Tocqueville, që i pari përshkroi për publikun evropian demokracinë amerikane, shkroi në shekullin XVIII se “nëse ndonjëherë institucionet e lira të Amerikës shkatërrohen, kjo ngjarje do t’i vishet omnipotencës së shumicës”. Në rastin e Kosovës nuk besoj se kemi të bëjmë me shumicën që çon te kapja e shtetit; në njëzet vjetët e kaluar nuk ka pasur një fuqi politike që të ketë sunduar vetëm. Por, duke marrë mësim nga Arendt, po ashtu nuk ka pasur forcë rezistence të shumicës ndaj kapjes së institucioneve të vendit. Shumica e kosovarëve nuk e sollën kapjen e shtetit, por shumica e kosovarëve lejuan që shteti të kapej. Fakti që kapësit simbolizohen nga varfëria mendore e H.Thaçit nuk flet aq për epërsinë e kapësve sa për dobësinë e shoqërisë.

4. Pashmangshmëria e tragjedisë, koncepti me të cilin  u rrit dhe jetoi Kissingeri – pra se gjërat janë të përcaktuara të shkojnë mbrapsht dhe njeriu e pushtetet duhet të marrin masa parandaluese- ka edhe simotrën e kundërt. Simotra është se gjërat, disi, do të bëhen mirë. Në formën më të sofistikuar, ky është besimi se demokracitë kanë institucione aq të forta sa t’u rezistojnë tundimeve e sulmeve. Në formën më rudimentare, është në besimin e thjeshtë që gjallon edhe ndër ne, se bëhet mirë. Në thelb, në që të dyja rastet ekziston besimi i forcave të historisë që ecin në një rrugë të veten autonome, herë të udhëhequra nga e mira , herë nga e keqja. Sikur ta kishte ditur shkrimtari gjerman W.G.Sebald , në njërën prej ligjëratave të tij të fundit përshkroi tërë historinë e Evropës, idenë e rastësive e forcave determinuese historike, apo çfarëdo që të hyjë në punë me këtë rrëfim biografik për Ödön von Horváth: “Tregimet nga Pyjet e Vjenës” u shkrua nga një hungarez që shkroi gjermanisht e që iku para se të hynin nazistët. Mori azil në Paris, ku pasi u konsultua me një lexuese, fati që e paralajmëroi që të shmangë qytetin e Amsterdamit, të mos hipë në tramvaj dhe assesi të mos hipë në ashensorë, eci nëpër Champs Elysee kur ra një degë e një peme dhe e vrau.

*Marrë nga Koha.net, titulli origjinal:”Kissingeri ndër ne”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ditar nga Epoka Covidiane

Ditar nga Epoka Covidiane

Publikuar më 07.07.2020
Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me ...

Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me lajmet që vinin nga Kina në lidhje me atë që do bëhej shumë shpejt një nga problemet por së pari shëndetsore të gjithë popullatës botërore nëpërmjet Pandemisë covidiane. Megjithatë lajmi në Europë dukej i largët sikurse edhe largësia prej Lindjes së largët. Rastet e […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Publikuar më 07.07.2020
Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve n...

Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve në vend nuk ka lënë të qeta as institucionet e Arsimit të Lartë. Pas anulimit të zgjedhjeve për strukturat drejtuese të universiteteve të shpallura më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit për t’u mbajtur në datën 12 qershor kur pandemia mbante të izoluar e […]

Lexo më shumë

Kosova dhe Rama!

Kosova dhe Rama!

Publikuar më 06.07.2020
Alban Daci Jemi një popull, që kemi ditur të luftojmë si ask...

Alban Daci Jemi një popull, që kemi ditur të luftojmë si askush për Atdhe, të vdesim për Atdhe, por nuk kemi ditur kurrë të negociojmë për pushtet dhe për marrëveshje ndërkombëtare. Të gjithë ish republikat jugosllave, disa edhe me shumicë sllave, sot janë të pavarura e formalisht kanë edhe marrëdhënie diplomatike me Serbinë. Kosova, territori […]

Lexo më shumë

Demokracia, deputetët dhe Kushtetuta!

Demokracia, deputetët dhe Kushtetuta!

Publikuar më 04.07.2020
Alban Daci Demokracia nuk është mekanizmi që njihet dhe krij...

Alban Daci Demokracia nuk është mekanizmi që njihet dhe krijohet vetëm për të krijuar pushtet dhe institucione, por edhe per t’i rregulluar dhe ekuilibruar ato. Baza e demokracisë fillon që tek zgjedhjet parlamentare (kjo në rastin e republikave parlamentare). Nëse zgjedhjet manipulohen dhe dhunohen, rezultati i përbërjes së parlamentit është për pasojë antidemokratik dhe respektimi […]

Lexo më shumë

Politika shqiptare është një klasë e madhe me ngelsa!

Politika shqiptare është një klasë e madhe me ngelsa!

Publikuar më 03.07.2020
Alban Daci E kuptoni se ka 30 vjet që persona që nga hiçi, p...

Alban Daci E kuptoni se ka 30 vjet që persona që nga hiçi, prej hiçit po shkojnë drejtë gjithçkaje pa pasur asnjë merite sociale apo intelektuale. Këta hiça që sot posedojnë gjithçka janë pasuruar dhe janë kthyer elitë sociale përmes angazhimit politik duke abuzuar me detyrën dhe me përfaqësimin që ju kanë besuar qytetarët përmes […]

Lexo më shumë

Winston Churchill i Ballkanit?

Winston Churchill i Ballkanit?

Publikuar më 03.07.2020
Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa ...

Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa njerëz e lavdërojnë atë me fjalë të mëdha. Të tjerët dëshirojnë ta shohin prapa grilave si një kriminel lufte. Rruga e tij shpie përmes Cyrihut deri te majat e shtetit të ri të Kosovës. Kush është Presidenti  kontravers kosovar? Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, banor i […]

Lexo më shumë

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Publikuar më 03.07.2020
Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajs...

Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajsh për arsye të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me urdhër të ministres së Arsimit është quajtur i paklasifikuar. E drejtë, pasi mësimi në distancë nuk u realizua dot! Por, ajo që nuk është e drejtë qëndron në faktin se viti shkollor 2019-2020, parashikuar për 35 javë mësimore […]

Lexo më shumë

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Publikuar më 02.07.2020
Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perim...

Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perimeve ku pija kafen e mëngjesit? Vinte çdo ditë nga një fshat i Tiranës dhe sillte perime. Në të ftohtë dhe në diell, ajo nuk lëvizte derisa të shiste çdo gjë. Çdo gjë bio dhe me çmim qesharak. Qeshte shumë rrallë. Shikonte majtas-djathtas se mos […]

Lexo më shumë