×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shtohen turistët në Rinas, pas Bjellorusisë vjen charter-i i parë nga Ukraina

Të premten mbërrin në Rinas charter-i i parë me turistë nga Ukraina, pas bjellorusëve. Ky lajm u dha nga Tirana International Airlines, në njoftimin që bëri për fluturimet që do të operojnë gjatë ditës së nesërme. Më herët, filloi fluturimet Belavia, në linjën Tiranë –Minsk, me turistë nga Bjellorusia, që pushuan kryesisht në Durrës, Vlorë e Sarandë.

Sakaq, po shtohen dhe destinacionet, ku krahas Italisë, Vjenës e Beogradit po shtohen fluturimet drejt Gjermanisë, pasi Wizz Air njoftoi shtimin e destinacioneve të reja drejt Shqipërisë.

TIA njoftoi se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀⠀

✈Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
✈Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim
✈Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
✈Albawings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim
✈Air Albania – Tiranë – Luton dhe kthim
✈Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
✈Jonika Airlines – Tiranë – Kiev
✈Air Serbia Tiranë – Beograd dhe kthim
✈Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
✈Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim
✈Wizz Air – Tiranë – Bolonjë dhe kthim
✈Aegean Airlines – Tiranë – Athinë dhe kthim
✈Albawings – Tiranë –Bari dhe kthim
✈Belavia – Tiranë –Minsk dhe kthim

Bashkimi Europian ende nuk ka vendosur hapjen e kufijve për Ballkanin Perëndimor dhe mund të udhëtojnë vetëm shtetasit e BE-së dhe ata që janë të pajisur me leje qëndrimi, ose kanë vizë të posaçme. TIA u kujton pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Eurostat rendit shtetet bregdetare të Europës, Shqipëria në përmirësim por mbetet nga fundi

Eurostat rendit shtetet bregdetare të Europës, Shqipëria në përmirësim por mbetet nga fundi

Publikuar më 04.08.2020
Në ditët e para të gushtit e gjithë Europa është dyndur drej...

Në ditët e para të gushtit e gjithë Europa është dyndur drejt plazheve, për të marrë rreze dielli dhe për të shuar vapën në ujërat e detit. Për shkak të kufizimeve nga pandemia, pjesa më e madhe i janë drejtuar zonave lokale, ndërsa shtetet që nuk kanë det po shkojnë drejt fqinjëve. Por, a e […]

Lexo më shumë

Numri i pushuesve për në Shqipëri përgjysmohet, COVID-19 “frikëson” qytetarët e Kosovës

Numri i pushuesve për në Shqipëri përgjysmohet, COVID-19 “frikëson” qytetarët e Kosovës

Publikuar më 16.07.2020
Qytetarët e Kosovës, destinacionin e tyre për të bërë pushim...

Qytetarët e Kosovës, destinacionin e tyre për të bërë pushimet e kanë Shqipërinë, një pjesë e madhe e tyre, sidomos këtë vit që nuk kanë mundësi zgjedhjeje. Mirëpo, frika nga përhapja e pandemisë së COVID-19 duket se i ka stepur pushuesit nga Kosova. Sipas të dhënave, krahasuar me vitin e kaluar, numri i pushuesve nga […]

Lexo më shumë

The New York Times: Kosova e Shqipëria, ndër vendet që mund të vizitojnë amerikanët gjatë pandemisë

The New York Times: Kosova e Shqipëria, ndër vendet që mund të vizitojnë amerikanët gjatë pandemisë

Publikuar më 10.07.2020
Prestigjiozja “The New York Times” ka publikuar listën e ven...

Prestigjiozja “The New York Times” ka publikuar listën e vendeve që mund të vizitohen nga qytetarët amerikanë, ndonëse udhëtimi dhe planifikimi i udhëtimit janë duke u kufizuar nga përhapja e koronavirusit në mbarë botën. Pjesë e kësaj liste janë edhe Kosova e Shqipëria. Për Shqipërinë thuhet se “rihapi kufijtë e saj në fillim të qershorit […]

Lexo më shumë

Publikohen pamjet fantastike me dron mbi Liqenin e Ujmanit

Publikohen pamjet fantastike me dron mbi Liqenin e Ujmanit

Publikuar më 06.07.2020
Disa pamje fantastike janë realizuar me dron mbi Liqenin e U...

Disa pamje fantastike janë realizuar me dron mbi Liqenin e Ujmanit. “Disa pamje të Liqenit të Ujmanit dhe peisazhit përreth tij, të realizuara përmes dronit nga Milot Kurshumliu”, thuhet në njoftimin e Agjencionit per Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. “Liqeni i Ujmanit është liqeni akumulues më i madh në Kosovë me një sipërfaqe prej 11.9 […]

Lexo më shumë

Siguria e jetës, këshilla që duhet ta dinë pushuesit që do të frekuentojnë plazhet shqiptare

Siguria e jetës, këshilla që duhet ta dinë pushuesit që do të frekuentojnë plazhet shqiptare

Publikuar më 28.06.2020
Siguria në plazh dhe rëndësia e një pike vrojtimi, flet për ...

Siguria në plazh dhe rëndësia e një pike vrojtimi, flet për “Shekulli”-n Instruktori i Vrojtuesve të Plazhit, Studim Hysa Briselda Hoxha Roli i vrojtuesve të plazhit gjatë kësaj vere është më i rëndësishëm se sezonet e viteve të tjera, kjo për shkak të situatës që ka sjellë pandemia. Protokolli që duhet të zbatohet nga pushuesit […]

Lexo më shumë

Shqipëria është e vetmja zgjedhje për pushime! 5 destinacionet turistike që nuk duhet t’i humbisni

Shqipëria është e vetmja zgjedhje për pushime! 5 destinacionet turistike që nuk duhet t’i humbisni

Publikuar më 27.06.2020
Shqipëria na mbetet e vetmja zgjedhje për verën e këtij viti...

Shqipëria na mbetet e vetmja zgjedhje për verën e këtij viti, ndaj nuk duhet ta humbisni si mundësi për t’u njohur me bukuritë e vendit. Blogerja e udhëtimeve, Delinda Muçollari sugjeron 5 destinacionet që duhet t’i vizitojmë patjetër këtë vit në Shqipëri. Lorena Resulaj Pandemia ndryshoi çdo plan që kishim thurur për verën e këtij […]

Lexo më shumë

(VIDEO) Deti Jon zbukurohet nga Delfinët, pamje fantastike

(VIDEO) Deti Jon zbukurohet nga Delfinët, pamje fantastike

Publikuar më 27.06.2020
Kishim kohë pa e parë një mrekulli të tillë. Disa pamje të r...

Kishim kohë pa e parë një mrekulli të tillë. Disa pamje të rralla janë rregjistruar mëngjesin e sotëm në plazhin e Livadhit në Himarë. Në to shihen disa delfinë të cilët notojnë fare pranë siperfaqes në një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë. Siç duket ujrat e detit Jon janë të preferuar për delfinët, […]

Lexo më shumë

Mbërrijnë në Rinas 170 turistët e parë ukrainas, gati për të ikur drejt jugut

Mbërrijnë në Rinas 170 turistët e parë ukrainas, gati për të ikur drejt jugut

Publikuar më 26.06.2020
Ashtu sic u tha ditën e djeshme, sot në Rinas kanë ardhur rr...

Ashtu sic u tha ditën e djeshme, sot në Rinas kanë ardhur rreth 170 turistë ukrainas të cilët kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet e tyre në bregdetin tonë. Ukrainasit do të pushojnë kryesisht në zonën e jugut të Shqipërisë ku edhe kanë bërë pronotime për disa ditë. Turistët do të qëndrojnë rreth 15 ditë, […]

Lexo më shumë