×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shtatë vite nga droni “AUTOCHTHONOUS” në Beograd, ndërprerja e paralajmëruar e ndeshjes Serbi-Shqipëri

Më 14 tetor të vitit 2014, në orën 21:27 është ndërprerë ndeshja Serbi-Shqipëri që luhej në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian France 2016.

Ndërprerja ishte paralajmëruar po thuaj që para fillimit: Ishte ndaluar pjesëmarrja e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan intonimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar. Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja.

Arbitri britanik Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të ndante gjyqësinë që, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarë serbë që gjendeshin aty, konsiderohej betejë lufte. E tensionuar, me epërsi të dukshme shqiptare, ndeshja vazhdoi kështu deri në minutën 42. Dhe në atë minutë, nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve, më ngadalë e duke valëvitur nga një dron, në fushën e lojës, afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”. Të gjithë mbeten të habitur e të heshtur, duke shikuar çudinë që zbriste nga lartësia. Pastaj një futbollist serb e mori në hapësirë, pa rënë në tokë, flamurin me simbole shqiptare e lojtarët e kombëtares vrapuan menjëherë pas tij duke ia rrëmbyer nga duart.

Pas kësaj,topi u “harrua” dhe filloi beteja fizike ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve. Nga tribunat e shikuesve zbriten spektatorët serbë të cilët mësyn lojtarët shqiptarë. Një konfrontim fizik i pabarabartë të cilin lojtarët e kombëtares e braktisën duke kërkuar shpëtim në dhomën e zhveshjes. Pjesëtarët e sigurimit, në vend se të mbronin lojtarët shqiptarë, u bënë bashkë me spektatorët e lojtarët serbë duke i goditur me grushte e karrige derisa ata sa u futen në kthinën e vet të stadiumit.

Në kushte të tilla nuk kishte si të vazhdohej loja. Lojtarët shqiptarë, pasi e morën veten, e dorëzuan flamurin e rënë fushë te zyrtarët e UEFA-s dhe rreth orës 3 mëngjesit u kthyen në Tiranë, transmeton Koha.net. Zhvillimi ndeshjes së ndërprerë Serbi – Shqipëri pastaj vazhdoi në tryezat politike. Politikanë serbë na quajtën të pa civilizuar e vizita e paraparë e Edi Ramës në Beograd u shty për më shumë tri javë, pasi vëllai tij akuzohej ta kishte lëshuar dronin. E kur shkoi Edi Rama në Serbi, në konferencën shtypit me Aleksandar Vuçiqin, natyrisht se nuk u harruan droni, ndeshja e as Kosova. Batutat dhe fjalët lakonike thuheshin anglisht e shqip e serbisht me cinizëm por edhe me maturi.

Dhe këtu përfundoi “pjesa e parë” politike për ta vazhduar pjesa e dytë sportive e ndeshjes: Komisioni Disiplinor i UEFA-së vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshjen e ndërprerë ta regjistrojnë në favor të Serbisë, derisa dy kombëtaret të dënoheshin me nga 100 mijë euro, Serbisë t’i hiqeshin dy pikë dhe dy ndeshje t’i luante pa tifozë.

Pas ankesës së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, më 10 korrik të këtij viti, 3 pikët e ndeshjes kaluan në anën e Shqipërisë. Në ndërkohë ishte “zbuluar” edhe autori i dronit, Ismail Morina, Ballisti i cili bënte jetë të dyfishtë: Në famën e flamurit të tij e në dyshimin që ai të jetë vërtet autori i lansimit dhe i fshehjes e ruajtjes nga sigurimi serb nga i cili, thoshte ai, kërkohej për t’u vrarë. Kështu deri në prag të ndeshjes që u zhvillua më 8 tetor në Elbasan Arena ndërmjet Shqipërisë e Serbisë, kur Ismail Morina u burgos me akuzë për armëmbajtje pa leje dhe me posedim të biletave të falsifikuara për këtë ndeshje.

Takimi Shqipëri – Serbi përfundoi me rezultatin 0: 2 dhe ai la shumë për të dëshiruar, sidomos për angazhimin e lojtarëve në fushë dhe të spektatorëve në tribuna. Edhe këtë radhë në ndeshje u përzie politika: Edi Rama uroi fitoren e ekipit serb ndërsa tifozë të kuqezinjve, bashkë me udhëheqjen e lojtarët u “armatosën” për betejën në Jerevan.

Mrekullia ndodhi në kryeqytetin armen: Ndeshja Armeni–Shqipëria përfundoi me rezultatin 3:0 dhe Serbia, tash, ashtu siç tha kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, kampionatin evropian France 2016, e shikoi nga televizioni.

Fotot nga incidenti në Beograd me dronin e lëshuar nga Ballist Morina

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën, shefi i UNMIK: Mungesë komunikimi nga ana e Prishtinës për aksionin në veri

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën, shefi i UNMIK: Mungesë komunikimi nga ana e Prishtinës për aksionin në veri

Publikuar më 15.10.2021
Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ...

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin i tha Këshillit të Sigurimit se ka pasur mungesë komunikimi nga ana e Prishtinës për aksionin në veri për të zbatuar vendimin e reciprocitetit për targa në fund të muajit shtator. Sipas tij, komunitetit ndërkombëtar dhe KFOR-it si mekanizëm për ruajtjen e paqes, […]

Lexo më shumë

9 të vdekur nga Covid dhe 400 raste të reja brenda 24 orëve në fqinjin tonë lindor

9 të vdekur nga Covid dhe 400 raste të reja brenda 24 orëve në fqinjin tonë lindor

Publikuar më 15.10.2021
Vijon të jetë i lartë numri i rasteve ditore të infektuar me...

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve ditore të infektuar me Covid në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë bëhet me dije se kanë rezultuar pozitiv me Covid 413 raste të reja nga 3025 testime dhe kanë humbur jetën 9 pacientë. Prej rasteve të reja në Shkup janë […]

Lexo më shumë

“Kujt i bën vërejtje ti?!”/ 35 vjeçarja shqiptare, sulmon me grushte mësuesen e vajzës së saj

“Kujt i bën vërejtje ti?!”/ 35 vjeçarja shqiptare, sulmon me grushte mësuesen e vajzës së saj

Publikuar më 15.10.2021
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 35 vjeçare...

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 35 vjeçare në Ferizaj, pasi që e njëjta ka rrahur një mësuese. Rasti ka ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt. “Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 08:05, ka pranuar një informacion […]

Lexo më shumë

Ulje e rasteve me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur në 24 orët e fundit

Ulje e rasteve me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur në 24 orët e fundit

Publikuar më 15.10.2021
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se në 24 orët e f...

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19. Këto raste janë zbuluar pas testimit të mbi 1 mijë e 400 personave. Raste të vdekjes nuk janë regjistruar.  “Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, […]

Lexo më shumë

Sateliti “Rama”

Sateliti “Rama”

Publikuar më 15.10.2021
Arben Rrozhani Ironia dhe sarkazma pasuan deklaratën e djesh...

Arben Rrozhani Ironia dhe sarkazma pasuan deklaratën e djeshme të kryeministrit Rama në Kuvendin e Shqipërisë se vendi do të lëshojë dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë, për t’iu shtuar 7389 të tillëve që llogariteshin mbi kokat tona në prill 2021. Sot ai e përsëriti këtë deklaratë, edhe më serioz, dhe, sipas […]

Lexo më shumë

Situata në Maqedoninë e Veriut, 13 viktima në 24 orët e fundit dhe 421 të prekur nga COVID-19

Situata në Maqedoninë e Veriut, 13 viktima në 24 orët e fundit dhe 421 të prekur nga COVID-19

Publikuar më 14.10.2021
Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 13 viktima nga koron...

Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 13 viktima nga koronavirusi, 421 të infektuar dhe 395 raste të të shëruarve. Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 4,892 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur tashmë në 6,888, ndërsa raste aktive mbeten 6,602. Ministri i Shëndetësisë, […]

Lexo më shumë

Rriten viktimat nga COVID-19 në Greqi, 2.601 raste të reja, 347 të intubuar dhe 46 vdekje

Rriten viktimat nga COVID-19 në Greqi, 2.601 raste të reja, 347 të intubuar dhe 46 vdekje

Publikuar më 14.10.2021
Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara në laborator ...

Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara në laborator të koronavirusit të regjistruar në 24 orët e fundit janë 2.601, nga të cilat 5 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 687.278 (ndryshim ditor + 0.4%), nga të cilët 50.9% janë meshkuj. Bazuar në rastet e […]

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh në Greqi? Reshje të dendura shiu, stuhi dhe erëra në orët e ardhshme në të gjithë vendin, në disa qytete janë mbyllur shkollat

Çfarë po ndodh në Greqi? Reshje të dendura shiu, stuhi dhe erëra në orët e ardhshme në të gjithë vendin, në disa qytete janë mbyllur shkollat

Publikuar më 14.10.2021
Me shira të dendur, stuhi, breshër dhe erëra të forta, moti ...

Me shira të dendur, stuhi, breshër dhe erëra të forta, moti i keq “Ballos” do të vazhdojë, i cili do të prekë të gjithë Greqinë deri në mbrëmje. Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar, bora pritet të bjerë në malet e Epirit, Greqisë perëndimore dhe qendrore. Fenomenet e motit intensiv pritet të zgjasin deri të premten, 15 […]

Lexo më shumë