×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shtatë vite më parë, kthimi i eshtrave të Mbretit Zog

Nga Ekrem Spahiu

Forcat komuniste në mëngjesin e 17 nëntorit 1944 shkatërruan mauzoleumin ku preheshin eshtrat e Nënës Mbretëreshë Sadije dhe hynë triumfalisht në Tiranë si çlirimtarëa thua se ai varr ishte gjermani i fundit.

68 vjet më vonëpikërisht më 17 nëntor 2012 me nismën e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe mbështetjen e gjithanshme të Kryeministrit z. Sali Berisha, u kthyen në atdhe eshtrat e Mbretit Zog I dhe u vendosën të prehen përjetësisht në mauzoleumin e rindërtuar nga qeveria, si një replikë e modernizuar e mauzoleumit origjinal, që ishte ndërtuar në dhjetor 1935. Kjo datë simbolike e ringritjes së tij dëshmon vullnetin e kombit shqiptar për ndreqjen e padrejtësive historike.
Ky moment shumë i rëndësishëpër autoritetin e shtetit shqiptar në demokraci u përzgjodh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë për shkak se shumë vite të historisë së shtetit shqiptar lidhen mefigurën e Ahmet Zogut.

Me VKM të posaçme, qeveringriti një komision ndërministror për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog Idhe organizoi një ceremoni madhështore. Për zbatimin e VKM ishin përfshirë drejtuesit më të lartë të: Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës dhe Istitutit Monomenteve të Kulturës.

Mbreti Zog ndërroi jetë në Paris më 9 prill 1961 dhe eshtrat e tij preheshin te varreza Thiais Parisien”. Më14 nëntor 2012 në Paris, nëpërmjet një ceremoniezyrtare dhe nderime ushtarake organizuar ngaProtokolli i Presidentit të Republikës franceze, në prani të Familjes Mbretërore Shqiptare, autoriteteve të larta të qeverisë franceze, delegacionit të qeverisë shqiptare, drejtuesve të PLL dhe shumë mbretërorëve të ardhur nga Shqipëria, Franca, Belgjika, Anglia, etj, u bëzhvarrimi dhe përgatitja e eshtrave të Mbretit Zog për t’i nisur në atdheun e vet.

Mëngjesi i 16 nentorit 2012 ishte shumë i veçantë nëRinas. Në respekt të figurës madhore të Mbretit Zog kishin dalë për të pritur eshtrat e Mbretit të Shqiptarëve, mjaft personalitete të larta të shtetit si dhemijëra qytetarë. Gjithçka ishte organizuar me përpikëringa Protokolli i ShtetitArkivoli, vendosur nëmakinën mortore dhe i mbuluar me flamurin shqiptar,nën marshet funebre të bandës frymore, kalon në mesin e simpatizantëve të Mbretërisë që ishin vendosur në dy anët e rrugës dhe niset në drejtim të Tiranës.

Më 17 nëntor, në Pallatin Mbretëror u zhvilluan homazhet në nderim të Mbretit Zog I. Princi Leka II, e fejuara e tij zj.Elia Zaharia dhe anëtarë të tjerë të Familjes Mbretërore, pritën autoritetet më të larta tështetit shqiptar dhe Kosovës, përfaqësues të familjeve mbretërore, Zëvendëskryeministrin e Hungarisë, gjithë drejtuesit e partive politike në Shqipëri, ambasadorë, përfaqësues të klerit, drejtuesit politik shqiptarë nga Maqedonia, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe mijëra vizitorë nga të gjitha trevat shqiptare, të ardhur për të nderuar figurën e Mbretit Zog.

Pas homazheve, arkivoli me eshtrat e Mbretit Zog u vendosën në shtratin e topit, për tu përcjellë drejt mauzoleumit të Familjes Mbretërore.

Personalitetet më të larta politike të kombit, në të dy krahët  kufirit, shprehën vlerësimet maksimale për figurën e Mbretit Zog. Në fjalën e saj, Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga, evidentoi kontributin e jashtëzakonshëm të Mbretit Zog në ndërtimin dhe në konsolidimin e shtetit modern shqiptar: “Kthimi i eshtrave të ministrit, kryeministrit, presidentit dhe të naltmadhnisë së tij, mbretit të shqiptarëve Zog I, simbolizon drejtësinë hyjnore, paqen politike dhe pajtimin kombëtar. Shqipëria, nën udhëheqjen e Mbretit Zog, nga një vend i varfër dhe i pazhvilluar, fisnor dhe i përçarë, me kontradikta të shumta, u bë një vend modern i kohës, i unifikuar, me shtrirje të pushtetit dhe të administratës në çdo cep, me liri qytetare dhe me tolerancë fetare që ishte shembull për vendet e tjera.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, ndër të tjera tha: “Sot, në prag të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, është një gjest shumë fisnik, një detyrim historik, moral dhe patriotik, që eshtrat e Mbretit Zog të prehen në vendin, të cilit ai i kushtoi vitet më të mira të jetës. Ky akt nuk është thjesht një detyrë qytetare dhe njerëzore, por edhe mundësi për të shlyer një detyrim, jo vetëm ndaj një Njeriu, por ndaj një epoke të tërë. Epokës së shtetformimit të Shqipërisë që e deshi dhe nisi ta vinte në jetë Mbreti Zog.Rivarrimi i tij sot, pikërisht aty ku shteti-parti i Diktatorit hodhi në erë varrin e nënës së tij, Nanës Mbretneshë, është simbolika e Shqipërisë që nuk urren, por nderon, që nuk harron, por i jep secilit atë që meriton”.

Kryeministri z. Sali Berisha, theksoi se sot të gjithë shqiptarët përulen përpara veprës dhe kontributit të Mbretit Zog. “Sot mbarë kombi shqiptar, nderojnë e përulen para veprës dhe kontributit të njërit prej burrave më të shquar të historisë së tyre kombëtare, Mbretit Zog I, që rikthehet në Atdheun e tij pas mërgimit prej së gjalli dhe së vdekuri në dhera të tjera. Shqiptarët përulen me nderim të madh para burrit që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë”.(…) “Ahmet Zogu nderohet sot për ndërtimin e shtetit shqiptar, kontributin historik që dha. Ahmet Zogu do të nderohet gjithnjë nga shqiptarët për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, për vokacionin e tij perëndimor. Në këtë kontekst nëse do bënim një vlerësim në raport me rrethanat ku jetoi, përpjekjet e tij për zhvillimin e shqiptarëve janë mbinjerëzore”.

Princ Leka, në emër të Familjes Mbretërore falenderoi kryeministrin Berisha për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në atdhe dhe shprehu mirënjohje pëpersonalitetet më të larta që vlerësuan  veprën dhe kontributin e madh të Mbretit, dhënë për Shqipërinë. Duke falenderuar pjesëmarrësit, Ai u shpreh: “Rishikimi i historisë së popullit tonë nuk fillon dhe mbaron sot. Eshtë një proces ende i gjatë dhe i vështirë për të zbuluar me objektivitet të vërtetat historike. Rindërtimi i mauzoleumit ka një rëndësi jo vetëm për Familjen Mbretërore, por për të gjithë kombin shqiptar”.

Pas fjalimeve të rastit, dy ushtarë të ceremonialit palosin flamurin kombëtar dhe ia dorëzojnë  në mënyrëceremoniale Princ Lekës. Nëtre breshëri me armë dhe të shtëna me toparkivoli vendoset nga ushtarët e ceremonialit në banesën e fundit dhe me këtë gjestmbyllet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Mbretit Zog I në mauzoleumin e Familjes Mbreterore.

Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani shtroi një darkë në Pallatin Mbretëror, ku edhe i akordoi Naltmadhnisë së Tij Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve “Urdhrin e Flamurit Kombëtar” pas vdekjes)me motivacionin: “Figurë madhore e qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian. Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit. Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Binjakët e bashkuar më jetëgjatë në botë, vdesin në moshën 68-vjeçare

Binjakët e bashkuar më jetëgjatë në botë, vdesin në moshën 68-vjeçare

Publikuar më 07.07.2020
Ronnie dhe Donnie Gaylon, janë binjakët e bashkuar që kanë j...

Ronnie dhe Donnie Gaylon, janë binjakët e bashkuar që kanë jetuar mëgjatë në botë krahasuar me binjakë të ngjashëm me ta. Dy vëllezërit 68-vjeçar Ronnie dhe Donnie Gayln, kanë vdekur më 4 korrik në qytetin e tyre të lindjes në Dejtn, Ohio. Mediat e huaja shkruajnë se ata e kanë kaluar gjithë jetën të ngjitur […]

Lexo më shumë

OBSH shkon në vendin ku nuk ka virus, çfarë zbulon atje

OBSH shkon në vendin ku nuk ka virus, çfarë zbulon atje

Publikuar më 07.07.2020
Vendi i vetëm në Azinë Qendrore që pretendon se nuk ka regji...

Vendi i vetëm në Azinë Qendrore që pretendon se nuk ka regjistruar as edhe një rast të vetëm me Covid 19, lejoi vizitën e një misioni të OBSH-së. Drejtuesja e këtij të fundit, Catherine Smallwood, tha se grupi i saj do të punojë me autoritetet e shtetit të largët me regjim diktatorial në aspektet e […]

Lexo më shumë

Virusi/ Ja si aprovohet një vaksinë në Europë? Vaksinat e para mund të jenë gati për miratim në fillim të vitit 2021

Virusi/ Ja si aprovohet një vaksinë në Europë? Vaksinat e para mund të jenë gati për miratim në fillim të vitit 2021

Publikuar më 06.07.2020
Zhvillimi i një vaksine është një rrugë e gjatë. Nga qindra ...

Zhvillimi i një vaksine është një rrugë e gjatë. Nga qindra kandidatë për vaksina, shumë pak i plotësojnë kërkesat për t’u miratuar nga autoritetet ndërkombëtare. Në Bashkimin Europian, vaksinat dhe ilaçet e tjera kontrollohen nga Agjensia Europiane e Barnave (EMA) dhe rregullatorët e tjerë. Zakonisht duhen mesatarisht 10 deri në 15 vjet për të zhvilluar […]

Lexo më shumë

E pabesueshme/ Nëna vendosi spirale kundër shtatzënisë, foshnja lind duke e mbajtur atë në dorë

E pabesueshme/ Nëna vendosi spirale kundër shtatzënisë, foshnja lind duke e mbajtur atë në dorë

Publikuar më 06.07.2020
Një fotografi e një fëmije të porsalindur që mban spiralen q...

Një fotografi e një fëmije të porsalindur që mban spiralen që e ëma e kishte vendosur në mitër kundër shtatzanisë është bërë virale. Nëna 34-vjeçare  e cila tashmë ka dy fëmijë të tjerë e kishte futur pajisjen intrauterine (IUD) dy vjet më parë. Sidoqoftë, spiralja nuk e bëri punën e saj dhe ajo mbeti shtatzënë, […]

Lexo më shumë

Kina thotë se Spanja është fajtore për pandeminë e koronavirusit, dyshimi është midis lakuriqëve dhe ujërave të zeza

Kina thotë se Spanja është fajtore për pandeminë e koronavirusit, dyshimi është midis lakuriqëve dhe ujërave të zeza

Publikuar më 04.07.2020
Kina ka fajësuar Spanjën për koronavirusin duke sugjeruar se...

Kina ka fajësuar Spanjën për koronavirusin duke sugjeruar se Covid-19 kishte origjinë në Europë dhe jo Wuhan, thekson The Sun. Këshilltari i lartë i qeverisë për shëndetin, Wang Guangfa iu referua hulumtimit në Barcelona i cili e zbuloi Covid-19 në një mostër të ujërave të zeza nga marsi 2019 duke sugjeruar se origjina e tij duhet […]

Lexo më shumë

Ekskluzive/ Zbulohet plani sekret i Titos për të pushtuar Shqipërinë me mercenarë nga Kosova

Ekskluzive/ Zbulohet plani sekret i Titos për të pushtuar Shqipërinë me mercenarë nga Kosova

Publikuar më 04.07.2020
Viti 1953, shënon kulmin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dh...

Viti 1953, shënon kulmin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Por në të njëtën kohë ky vit shënon edhe vdekjen e liderit komunist të Bashkimit Sovjetik, Joseph Stalin. Jugosllavia me në krye Marshallin Tito, priste momentin e përshtatshëm për të ndërhyrë në Shqipërië dhe për të realizuar atë që ai endërronte më shumë, Federatën […]

Lexo më shumë

“Po luftoj me problemet e mushkrive, si pasojë e virusit”, mjekja tregon arsyet si mund të luftohet COVID-19

“Po luftoj me problemet e mushkrive, si pasojë e virusit”, mjekja tregon arsyet si mund të luftohet COVID-19

Publikuar më 04.07.2020
Një mjeke e cila ka analizuar faktin për të kuptuar barrën e...

Një mjeke e cila ka analizuar faktin për të kuptuar barrën e infeksioneve të frymëmarrjes, si pasojë e virusit, tha se është sfida përfundimtare profesionale që mund të vijë në karrierën tuaj. Sidoqoftë, unë nuk isha i përgatitur që ai të bëhej një nga sfidat e mia më të mëdha personale. Gjatë fazave të hershme […]

Lexo më shumë

“Isha e shkatërruar në çdo drejtim”- Rrëfimi i një ish-dëshmitareje të Jehovait: Drama e madhe që përjetova. Kur i lashë, rilinda!

“Isha e shkatërruar në çdo drejtim”- Rrëfimi i një ish-dëshmitareje të Jehovait: Drama e madhe që përjetova. Kur i lashë, rilinda!

Publikuar më 03.07.2020
Amber Scorah* ishte gjenerata e tretë nga familja e saj që b...

Amber Scorah* ishte gjenerata e tretë nga familja e saj që besonte se për çdo pyetje, apo sfidë të vështirë që jeta mund t’i vinte përballë e kishte përgjigjen. Përgjigjia ishte Armagedon; gjithçka është e shkruar. “Nëse bota është drejt fundit, pse duhet të shkosh në kolegj? Përse të duhet karriera”, thotë Amber. Kështu veproi edhe […]

Lexo më shumë