×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shqiptarët të rifitojnë të drejtën kushtetuese të referendumit                                                     

Arlind Puka

Demokracia e drejtpërdrejtë u eksperimentua për herë të parë në demokracinë athinase rreth vitit 508 para Krishtit, me pjesëmarrje kufizuese (qytetarë meshkuj, duke përjashtuar skllevërit) në një popullsi të vogël. Me kufizime të ngjashme, demokracia romake ndoqi të njëjtën gjë rreth vitit 449 para Krishtit, duke përfshirë formulimin e qytetarëve dhe miratimin e ligjit, si dhe veton e qytetarëve të ligjit të miratuar nga legjislatura.

Në kohët moderne, demokracia e drejtpërdrejtë ka një traditë të hershme në disa nga kantonet zvicerane, duke datuar që nga shekulli i 14-të.

Që nga viti 1848 e deri më sot, në Zvicër janë mbajtur mbi 550 referendume apo mesatarisht 3 referendume çdo vit. Italia, e bashkuar në mënyrë efektive me referendume në shekullin e 19-të, renditet e dyta, me rreth 70 vota kombëtare për gjithçka, nga divorci te aborti, droga, sindikatat dhe sistemi zgjedhor. Pas marrjes së pavarësisë nga Britania në 1921, shteti i ri i Irlandës vendosi që kushtetuta e saj e vitit 1937 mund të ndryshohej vetëm përmes referendumeve. Që nga ajo kohë ka pasur 35 referendume kushtetuese, mesatarisht rreth një në dy vjet e gjysmë. Ato variojnë nga vota të rëndësishme për Europën, divorci, martesa e të njëjtit seks dhe aborti, deri te misterioze, të tilla si rregulloret për konfidencialitetin e kabinetit dhe hetimet parlamentare. Referendumet e shndërruan Irlandën nga një teokraci kuazi-katolike në një fener liberal.

Referendumet janë bërë gjithnjë e më të popullarizuara në kohët e fundit si një mjet për drejtimin e pavarësisë, në Eritrea, në Quebec (Kebek), në Katalonjë, në Skoci apo në Sudanin e Jugut, pasi vetëvendosja kombëtare kthehet në modë dhe qeveria nuk arrin të flasë për nevojat e provincave që ndihen të margjinalizuara.

Në vendin tonë, referendumi është një e drejtë kushtetuese dhe përfaqëson formën më të pastër të ushtrimit të demokracisë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli. Referendumi është parashikuar në nenet 150, 151, 152, 177 dhe 108, pika 4 e Kushtetutës. Referendumi për projekt-kushtetutën i 6 nëntorit 1994 u hodh poshtë nga zgjedhësit, ndërkohë që ai i 29 qershorit 1997 për formën e qeverisjes konkludoi me shumicën e zgjedhësve që votuan ‘pro’ Republikës. Por, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1998, e cila u miratua nga Kuvendi dhe më pas u “ratifikua” me Referendum Popullor, nuk kemi pasur asnjë rast të zhvillimit të referendumit edhe pse kemi pasur disa nisma nga qytetarët nëpërmjet organizimeve të tyre. Edhe pse kushtetuta u ndryshua në vitin 2008 dhe në 2016, si legjislacion në fuqi për referendumet mbeten dispozitat e Kodit Zgjedhor të vitit 2003. Asnjëherë nuk janë rishikuar apo diskutuar rekomandimet mjaft të rëndësishme, që janë bërë për referendumet nga Komisioni i Venecias apo OSBE/ODIHR edhe pse Kodi Zgjedhor është ndryshuar shume herë (së fundmi në tetor 2020). Ekziston nje vakum ligjor dhe vendi ende nuk ka një ligj të posaçëm për referendumet.

Nisma e INFOÇIP- Qendra për Çështjet e Informimit Publik për hartimin e projektligjit ‘Për referendumet’ që ka hyrë tashmë në një proces legjislativ dhe i referohet modelit polak duhet përgëzuar. Një nga risitë e këtij projektligji është heqja e barrës financiare të organizimit të referendumeve grupeve nismëtare. Kjo barrë i ngarkohet nga ky projektligj buxhetit të institucioneve publike.  Parashikimet e deritanishme që gjenden në Kodin Zgjedhor ngarkonin me barrë financiare grupin nismëtar të referendumit, të cilët duhet të përballonin me shpenzimet e tyre mbledhjen e firmave dhe fushatën referendare. Për të mundësuar efektivisht të drejtën e marrjes pjesë në referendum të çdo shtetasi shqiptar me të drejtë vote, projektligji i referohet gjithashtu nënshkrimit elektronik, si një realitet ligjor në Republikën e Shqipërisë. Nënshkrimet për një nismë referendare mund të mblidhen edhe në rrugë elektronike, online përmes portalit që mundësohet për këtë qëllim sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjate periudhës së pandemisë COVID-19, përdorimi i sistemeve online është një domosdoshmëri sa i takon procesit të mbledhjes së firmave nga qytetarët për të legjitimuar përmes nëshkrimit elektronik marrjen e nismës referendare si mjet i rëndësishëm për të lehtësuar apo garantuar aksesin në të drejtën referendare të shtetasve shqiptarë.

Një nga arsyet kryesore pse referendumet konsiderohen një ide e mirë është vlera e tyre si një ushtrim në demokracinë e drejtpërdrejtë. Fushatat e referendumit përfshijnë publikun kombëtar, shpesh pasiv dhe nganjëherë të përjashtuar në mënyrë aktive, në debatin politik dhe vendimmarrje. Ata që shohin virtytin në idenë e një lidhjeje më të drejtpërdrejtë midis vullnetit popullor dhe levave të pushtetit i admirojnë ata si një instrument i fuqizimit për njerëzit shumë shpesh të lënë pas dore. Të lodhur nga një klasë politike e cila gjatë 30 viteve të zhvillimit të demokracisë tranzitore rriti pabarazinë ekonomike, abuzoi me fondet dhe asetet publike dhe nuk arriti të plotësonte të drejtat më elementare tëtyre, shqiptarët gjithmonë e më pak besojnë se ‘demokracia’ është e aftë t’ju sigurojë një të ardhme të begatë për veten dhe familjet e tyre. Largimet masive të të rinjve nga Shqipëria edhe pas 30 vitesh demokraci janë një sinjal alarmi dhe një tregues se mekanizmi demokratik, ekonomik dhe social i ka lënë atë të papërfshirë. Në një artikullpër një nga mediat e shkruara Profesor Fatos Tarifa theksonte se ‘Shqipëria sot është një kakistokraci (një qeveri që drejtohet nga njerëzit më të papërshtatshëm, më të paaftë, më pa eksperiencë), sepse një pjesë e madhe e anëtarëve të parlamentit, të cilët—të paktën në këta 12 vitet e fundit—janë zgjedhur jo nga qytetarët e këtij vendi por nga kryetarët e tri partive politike më të mëdha, janë tërësisht të paditur, për të mos thënë injorantë. Padija dhe injoranca e shumë prej atyre që hartojnë dhe miratojnë ligjet e këtij vendi, ata ligje që administrojnë jetët tona dhe që do të duhej të garantonin sigurinë dhe mirëqenien tonë, janë të frikshme. Të paditur ka edhe mes atyre që bëjnë pjesë në qeverinë e këtij vendi. Padija dhe injoranca nuk janë të dëmshme vetëm sepse ato pengojnë zgjidhjen e problemeve reale të shoqërisë; ato bëhen shkak për absurditete të çdo lloji. Injoranca, gjithashtu, ushqen dhunë dhe krijon monstra politike.’ Besimi i qytetarëve tek institucionet qeverisëse apo sistemi i drejtësisë i ‘reformuar’ është në nivele jashtëzakonisht të uleta. Në 20 vitet e fundit shumë çështje si ndërtimi i TEC-it në Vlorë (një vepër ikonë e shpërdorimit të fondeve publike pasi kushtoi 130 milionë dollarë dhe mbetet akoma jofunksional), importi i armëve kimike nga Siria, ndryshimet kushtetuese të 2008-s apo 2016-s, ligji për importin e mbetjeve apo ndërtimi i inceneratorëve (sasi azbesti, vajra të ndotur apo tonelata mbeturinash elektroshtëpiake bllokohen çdo ditë në portet italiane, që kanë për destinacion Shqiperinë, pasi klasifikohen të rrezikshme për mjedisin), do të mund të kishin marrë zgjidhje nëpërmjet referendumit.

Fatkeqësisht, te ne, ende nuk është formuar kultura politike ku qytetarët të revoltohen, të protestojnë dhe të iniciojnë nisma për referendum pa pasur nevojën e një përkrahjeje apo mbështetje nga forcat kryesore politike në vend për çështje që kanë një impakt të drejtpërdrejtë në jetët e tyre, por vazhdojnë të mbeten të nënshtruar dhe indiferentë. Shqiptarët duhet të imponojnë me kurajo hartimin e një agjende legjislative për adoptimin pa vonesë të ligjeve referendare, pasi në të kundërt demokracia rrezikon te përkeqësojë më tej cilësinë e saj dhe të cënojë më tej ekuilibrat e saj të brendshëm. Kushtetuta jonë e sanksionon edhe në nenin 2 të saj, që “Populli e ushtron sovranitetin përmes përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”. Në një vend ku ka më tepër se 30 vite që elitat politike të korruptuara riciklohen, rikthimi i të drejtës referendare do t’i bëjë qytetarët shqiptarë më të përfshirë dhe të kenë një zë më të fuqishëm në vendimmarrje.

*Këshilltar për Çështjet e Ballkanit Perëndimor pranë Parlamentit Europian

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Rama pyetet nëse Shqipëria do të marrë vaksinat ruse e kineze: Gjithça mund të ndodhë, jetojmë në Europë

Rama pyetet nëse Shqipëria do të marrë vaksinat ruse e kineze: Gjithça mund të ndodhë, jetojmë në Europë

Publikuar më 07.03.2021
Kryeministri Edi Rama, tha se thuajse e gjithë pjesa më e ma...

Kryeministri Edi Rama, tha se thuajse e gjithë pjesa më e madhe e Evropës dhe Botës, po has vështirësi në sigurimin e vaksinave anti-COVID. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Lezhë, kryeministri theksoi se tregu i vaksinave nuk është i lirë dhe është shumë i vështirë sigurimi i tyre. Ai mori shembullin e Gjermanisë, e […]

Lexo më shumë

Goditi për vdekje të atin me shkopin e bagëtive, Gjykata vendos arrest me burg për Erdis Rrapaj

Goditi për vdekje të atin me shkopin e bagëtive, Gjykata vendos arrest me burg për Erdis Rrapaj

Publikuar më 07.03.2021
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrestme burg”...

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrestme burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin. 25-vjeçari, pasi debatoi me fjalë e u grind me grushte me babanë e […]

Lexo më shumë

Ishte i fiskuar pas të resë duke e kërcënuar e përndjekur, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Ishte i fiskuar pas të resë duke e kërcënuar e përndjekur, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Publikuar më 07.03.2021
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi kërcëno...

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi kërcënonte dhe përndiqte një të re në rrjetet sociale. Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin S. B., i cili përndiqte një 21-vjeçare. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin: S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, […]

Lexo më shumë

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Publikuar më 07.03.2021
Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Be...

Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Berlin-Mitte. Ai është konsumator kokaine. Dikur, thotë ai, ka konsumuar afërsisht dy herë në javë. Që prej lockdown-it si rrjedhojë e koronavirusit konsumon më shpesh, i thotë Alexandër DW në telefon: “Me siguri katër herë në javë.” Ai çdo mbrëmje ka shokë për vizitë […]

Lexo më shumë

Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, policia vë në pranga 3 persona

Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, policia vë në pranga 3 persona

Publikuar më 07.03.2021
Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona që po transportonin ...

Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona që po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës. Ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit prej operacionit policor të koduar “Perimetri” janë Mehdi Gjini 28 vjeç, Kliton Preka 23 vjeç dhe Besim Laçi 28 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. […]

Lexo më shumë

Ishte shpallur në kërkim për veprime të turpshme ndaj fëmijëve, arrestohet 45 vjeçari

Ishte shpallur në kërkim për veprime të turpshme ndaj fëmijëve, arrestohet 45 vjeçari

Publikuar më 07.03.2021
Midis pesë të arrestuarve nga policia e Tiranës është edhe n...

Midis pesë të arrestuarve nga policia e Tiranës është edhe një 45 vjeçar. Shtetasi me E. K., ishte shpallur në kërkim për pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur. Njoftimi: Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në […]

Lexo më shumë

“Shpejt të thuhet se Covid-19 do largohet”, mjeku pneumolog: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm, të infektuarit mund të preken nga format e reja

“Shpejt të thuhet se Covid-19 do largohet”, mjeku pneumolog: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm, të infektuarit mund të preken nga format e reja

Publikuar më 06.03.2021
Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e larg...

Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e largët dita kur mund të themi se COVID do të zhduket, ndërsa theksoi rëndësinë se duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, Jorgji tha se edhe nëse ke kaluar covid kohët e fundit, nuk do të thotë se […]

Lexo më shumë

Rekord viktimash dhe 777 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë

Rekord viktimash dhe 777 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë

Publikuar më 06.03.2021
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar ...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës 21 pacientë, ndërsa janë kryer 3 308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 persona. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në […]

Lexo më shumë