×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen janë dyfishuar (50% krahasuar me 28% në 2020), përveç Shqipërisë. Pas Kosovës, Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të personave të anketuar që kërkon të emigronin me 42% të totalit.

Rezultatet treguan, Shqipëria ka arritur të rivendosë disi perspektivën e saj pozitive (46% nga 20% në 2020), megjithëse pritshmëritë e popullsisë së saj për të ardhmen janë tkurrur ndjeshëm gjatë viteve (46% nga 56% në 2014). Ndërkohë, 42% e të anketuarve nga Maqedonia e Veriut ndajnë një ndjenjë pozitive për të ardhmen (nga 28% në 2020). Bosnja dhe Hercegovina, nga ana tjetër, përfaqëson ekonominë më pak të sigurt, pavarësisht nga një rritje prej 12 pikësh (41% nga 29% në 2020). Megjithëse pandemia e COVID-19 zbuloi pasojat e saj socio-ekonomike në 2019 dhe 2020 kanë ndikuar negativisht popullsinë e Ballkanit Perëndimor për këndvështrimin e situatës ekonomike, një pikëpamje më optimiste vihet re nga popullata në vitin 2021.

Kosova  është vendi ku gjendet popullsia më optimiste për të ardhmen (63%, nga 61% në 2020). Mali i Zi dhe Serbia mbeten në tre ekonomitë e para me një perspektivë mbizotëruese pozitive, me 56% dhe 55% të popullsisë së tyre përkatëse që ndjehen optimiste. Ndërsa numri i të anketuarve që jetojnë në kushte më të këqija se popullsia mesatare u rrit, shqetësimet për rritjen e pabarazisë midis shoqërisë u rritën njëkohësisht. 82% i rajonit besonte se hendeku midis të varfërve dhe të pasurve po rritet vazhdimisht ndërsa 12% nuk ndajnë të njëjtat shqetësime. 7% refuzuan të përgjigjen. Shqipëria kishte përqindjen më të lartë e të anketuarve të shqetësuar mbi hendekun e pasurisë me 88 % e të anketuarve që pohonin së është rritur.

Pjesëmarrësit që janë të pakënaqur me mënyrën se si gjërat po zhvillohen në ekonomitë e tyre po rriten në numër.  25% e të anketuarve ishin të lumtur, ndërsa 49% ishin të lumtur me ekonominë por me një ndjesi negative. Numri i të anketuarve të pakënaqur me gjendjen e tyre financiare është rritur gjithashtu (36%). Zhvillimi ekonomik dhe papunësia mbeten dy pengesat kryesore në ekonominë e rajonit. Situata aktuale ekonomike konsiderohet sfida më e madhe nga 47% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër, papunësia është më e dëmshme për ekonominë, për 39% të të anketuarve. Korrupsioni renditet i treti me 27%, ndërsa pesha e atyre që e shohin emigracionin si një trend negativ është në rritje (18%, nga 13% në 2020).

Sa i përket mobilitetit në tregun e punës, ka një rritje të moderuar të përqindjes së të anketuarve të cilët po mendonin të linin ekonomitë e tyre përkatëse për mundësi më të mira jashtë vendit (39%, nga 37% në 2020), ndërsa mbi gjysma (54%) nuk po mendojnë të punojnë jashtë vendit në të ardhmen e afërt. Kosova ka përqindjen më të madhe të atyre që mendojnë të largohen (59%), she Shqipëria në vend të dytë më 42%.

/Monitor.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë

Gjykata Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën, gjyqtarja e Elbasanit lihet në ‘arrest shtëpie’

Gjykata Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën, gjyqtarja e Elbasanit lihet në ‘arrest shtëpie’

Publikuar më 16.08.2022
Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë  në fuqi vendimin për gjyqt...

Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë  në fuqi vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka. Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme ka vendosur më 22 korrik masën arrest shtëpie për gjyqtaren e Elbasanit. Të njëjtën masë vendosi dhe për Arben Tiranën, ndërsa për arrest me burg vendosi për Ilir Pashajn, Taulant Ramollari, e Xhuljo Musai. Ky vendim u la […]

Lexo më shumë