×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit

Shqipëria u zgjodh të premten anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet.

Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar. Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Shqipëria mori 175 vota. Votimi ishte i fshehtë.

Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qënë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Vendet kandidate do të zëvendësojnë pesë anëtarë aktualë, Estonia, Nigeri, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnami. Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 1 janar 2022 dhe do të shërbejnë deri në 31 dhjetor 2023. Pesë shtetet e tjera në grupin e 10 anëtarëve jo të përhershme janë India, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Paralajmëron Rama: Parazitë e injorantë t’i pastrojmë nga administrata

Paralajmëron Rama: Parazitë e injorantë t’i pastrojmë nga administrata

Publikuar më 12.06.2021
Kryeministri Edi Rama të shtunën deklaroi se në mandatin e t...

Kryeministri Edi Rama të shtunën deklaroi se në mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste do të shënohet një hapje e re për qytetarët, ndërsa ka paralajmëruar socialistët se në sektorin publik ka injorant që për interesa personale po i pijnë gjakun PS-së. Në fjalën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, kryeministri Rama […]

Lexo më shumë

Lajmi i fundit/ Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika!

Lajmi i fundit/ Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika!

Publikuar më 12.06.2021
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka rrëfyer në Kongresin e Partis...

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka rrëfyer në Kongresin e Partisë Socialiste se do të tërhiqet nga politika. Ai ka thënë se nuk do të jetë më në parlament dhe në politikë duke nisur që nga 9 shtatori. “Do deklaroj fundin e kësaj maratone politike. Nuk ka më mirë se sot që ne kemi fituar […]

Lexo më shumë

Pak orë para zgjedhjeve në PD, Harxhi ankohet për listën: Ende s’e di kush ka të drejtë vote

Pak orë para zgjedhjeve në PD, Harxhi ankohet për listën: Ende s’e di kush ka të drejtë vote

Publikuar më 12.06.2021
Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edit Harxhi ...

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edit Harxhi akuzon selinë blu se nuk i kanë vendosur në dispozicion listën e anëtarëve të partisë që kanë të drejtë që të shprehin nesër vullnetin e tyre për liderin e partisë për 4 vitet e ardhshme. “Lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjes për kryetar të Partisë Demokratike […]

Lexo më shumë

Pas momentit të sikletshëm Jemin Gjana bën ‘fajtor’ gazetarët: Dëshiroj që të mos ktheheni në paparacë çëmçakëzash (Video)

Pas momentit të sikletshëm Jemin Gjana bën ‘fajtor’ gazetarët: Dëshiroj që të mos ktheheni në paparacë çëmçakëzash (Video)

Publikuar më 12.06.2021
Kreu i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemi...

Kreu i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, mbajti ditën e sotme nga selia blu një konferencë për mediat, ku foli mbi ecurinë e procesit zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri në PD. Jemin Gjana ka dalë në një deklaratë për mediat duke thënë: “Sapo përfunduam një nga mbledhjet e komisionit. Miratuam […]

Lexo më shumë

“Prioritet do kemi Kosovën”/ Ministrja e Jashtme flet pas zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurisë në OKB

“Prioritet do kemi Kosovën”/ Ministrja e Jashtme flet pas zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurisë në OKB

Publikuar më 11.06.2021
Shqipëria si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurisë...

Shqipëria si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurisë në OKB do të ketë si prioritet Kosovën. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Shqipëria do të bëjë çmos që çështja e Kosovës të rivihet në vëmendje të KS të OKB. Sipas saj, kjo çështje avancon paqen e dhe sigurinë. “Çështja e Kosovës dhe […]

Lexo më shumë

Shqipëria vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme, fillon procesi i votimit

Shqipëria vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme, fillon procesi i votimit

Publikuar më 11.06.2021
Asambleja e Kombeve të Bashkuara në New-York ka filluar proç...

Asambleja e Kombeve të Bashkuara në New-York ka filluar proçedurën e votimit për pranimin e Shqipërisë si vend anëtar jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Votimi sapo ka filluar dhe në të do të votojnë të gjitha shtetet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara. Lidhur me eventin që po […]

Lexo më shumë

Ilir Meta flet për herë të parë pas shkarkimit

Ilir Meta flet për herë të parë pas shkarkimit

Publikuar më 11.06.2021
Ilir Meta ka folur për herë të parë pas vendimit të Kuvendit...

Ilir Meta ka folur për herë të parë pas vendimit të Kuvendit për shkarkuar nga posti i kreut të shtetit. Një një konferencë për mediat,  Meta deklaroi se ky parlament është shkarkuar më 25 prill dhe çdo hap i tij është përpjekje për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore. Meta iu përgjigj një prej pikave […]

Lexo më shumë

DASH: Mbështesim hapjen e negociatave në BE me Shqipërinë pa vonesa

DASH: Mbështesim hapjen e negociatave në BE me Shqipërinë pa vonesa

Publikuar më 11.06.2021
Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet nisjen e negociatav...

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përmes një postim në Twitter, zëdhënësi i DASH, Ned Price shkruan se SHBA-të janë duke u angazhuar “për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën evropiane të aspirantëve”. “Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE […]

Lexo më shumë