×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shqipëria po plaket, rikthehet frikshëm pakësimi i bebeve

Normat e lindshmërisë po bien me ritme të shpejta vit pas viti, duke sinjalizuar rënie pa kthim të popullsisë. Sipas të dhënave krahasuese të INSTAT në tremujorin e parë 2022 numri i lindjeve shënoi rënie vjetore me 4.2%, por në disa qarqe rënia ka qenë më e mprehtë. Në krahasim me një vit më parë, Dibra shënoi rënie të lindshmërisë me 22%, Korça me 19% dhe Berati me 17.4%. Përgjatë dekadës së fundit norma e lindshmërisë ka pësuar rënie te fortë. Në shkallë kombëtare numri i lindjeve nga 2011 derri më 2022 ra me 18 %, por në disa qarqe ishte dy herë më shumë.

Gjatë dekadës së fundit numri i beve të lindura në Berat ra me mbi 40 %, ndërsa në Gjirokastër u tkurr me 39.4% dhe gjithashtu edhe në Korçë me mbi 39%. Rënia e lindjeve përgjatë 10 viteve të fundit ishte në mbi 30% ne shumicën e qarqeve të vendit, përveçse në Tiranë dhe Durrës. Kryeqyteti është i vetmi qark në vend që ka pësuar rritje të shkallës së lindshmërisë me mbi 6 %, përgjatë dekadës. Rritja e lindjeve në Tiranë është stimuluar nga imigrimi i brendshëm, i cili çoi në rritjen popullsisë se kryeqytetit nga viti në vit.

Durrësi, qyteti i dytë në vend popullsia e të cilit është rritur nga migrimi i brendshëm, nuk ka pësuar rritje të lindjeve gjatë dekadës së fundit. Numri i bebeve të lindura gjatë 2011-2022 shënoi rënie me 4.4%, një ritëm më i ulët si i qarqeve të tjera. Rënia e lindjeve po tregon se kapitali njerëzor i vendit po përkeqësohet, i nxitur edhe nga normat e larta të emigracionit. Studime nga metodologji të ndryshme të INSTAT tregojnë se gjatë dekadës së fundit të larguarit nga vendi janë nga 240 -600 mijë, por shifra e saktë pritet të zbardhet nga censi i popullsisë që do të kryhet këtë vit. Pakësimi i popullsisë, ku shumë shpejt pritet që shumicë të jenë moshat e vjetra do të ndikojë negativisht zhvillimet ekonomike dhe sociale në vend. Një popullsi më e vjetër në moshë nuk mund të nxisë modelin ekonomik drejt novacionit dhe nga ana tjetër nuk është e aftë të luftojë për të drejtat e njeriut dhe kushte më të mira të qeverisjes.

Në vitin 1990, kur ekonomia shqiptare preku ekonominë e tregut pas 45 vitesh izolim, numri i lindjeve ishte mbi 82 mijë bebe në një vit. Por pas 32 vitesh me ngjarje eksodi masiv të shqiptarëve jashtë vendit, lindjet pësuan rënie drastike me 77%. Duke parë trendin historik të lindjeve që nga vitet 1991 shihet një lidhje e qartë me migracionin. Bebet ranë sistematikisht në vitet 1990 – 1994, të ndikuara nga vala e parë e emigracionit. Deri në vitin 1996, ishin larguar nga vendi mbi 600 mijë shqiptarë. Viti i mbrapshtë 1997 shënoi eksodin e dytë më të madh të shqiptarëve me mbi 100 mijë të larguar nga vendi në një vit, hemorragji që do të vijonte edhe në vitet e mëvonshme, duke i ndikuar negativisht lindjet deri në vitin 2009. Më pas, thuajse për pesë vite rresht, pati një stabilizim të emigracionit dhe gjithashtu lindjet ndaluan rënien dhe nisën të rriten deri në vitin 2015. Por fenomeni i pakësimit të bebeve është rikthyer frikshëm vitet e fundit./Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Publikuar më 26.05.2022
Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbl...

Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbledhjen e kufomave nga kryqëzori “Moskva”, i cili u mbyt më 14 prill kur u sulmua nga ukrainasit. Kjo luftëanije konsiderohej si krenari detare e Rusisë. Në fakt, prindërit e marinarëve të zhdukur të anijes së Flotës së Detit të Zi deklarojnë hapur se rusët […]

Lexo më shumë

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Publikuar më 26.05.2022
Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi R...

Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ata që kanë kontribuar që gjithçka të shkonte mirë. “Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike […]

Lexo më shumë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Publikuar më 26.05.2022
Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas ...

Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të vendit më 24 shkurt, tha këshilltari i misionit të përhershëm ukrainas në OKB, Sergiy Dvornyk, gjatë një debati të mbajtur dje në selinë e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në konflikte të armatosura. “Rrëmbimi i të paktën 230,000 fëmijëve ukrainas, […]

Lexo më shumë

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë