×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar arritën në 2.6 miliardë lekë. Kjo ishte vlera më e lartë së paku që nga viti 2014.

Fondet për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë vitit 2021 ishin 134 për qind më të larta se në vitin 2020. Rritja e shpenzimeve në këtë zë me 2021 u nxit edhe nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Grafiku bashkëngjitur tregon se shpenzimet buxhetore për mirëmbajtjen e rrugëve pësojnë rritje të ndjeshmE në vitet elektorale.

Por qeveria arkëton së paku një vlerë 10 herë më të lartë nga taksa e qarkullimit mbi karburantin, e cila është konceptuar për të paguar mirëmbajtjen e rrugëve nga përdoruesit e saj. Në vitin 2021 arkëtimet nga kjo taksë ishin rreth 160 milionë euro.

Taksa e qarkullimit e cila vilet tek nafta ka si qëllim grumbullimin e fondeve për të investuar dhe mirëmbajtur infrastrukturën rrugore të vendit, po qeveria shqiptare historikisht ka investuar në mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore shumë më pak se arkëtimet.

Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin aktualisht është në masën 27.3 lekë/litër. Kjo taksë paguhet për sasinë e benzinës dhe të gazoilit të importuar apo të prodhuar në vend, me përjashtim të sasisë së benzinës dhe të gazoilit të prodhuar në vend, por të eksportuar jashtë territorit të Shqipërisë. Taksa paguhet nga qytetarët gjatë furnizimit me naftë ose benzinë në pikat e tregtisë me pakicë. Nga viti 2022, taksa indeksohet me inflacionit.

Barra fiskale me destinacion mirëmbajtjen e rrugëve ishte e lartë, teksa qeveria po vjel taksa direkte në rrugët kombëtare, duke nisur me rrugën e Kombit dhe në plan janë dhe rrugë të tjera kombëtare.

Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës. Të ardhurat nga taksa e qarkullimit zënë rreth 9% te të ardhurave tatimore.

Nga ana tjetër mirëmbajtja rutinë e rrugëve në vend lë për të dëshiruar. Akset kryesore në vend, Rruga Thumanë-Kamëz është në gjendje të mjerueshme, me gropa dhe çarje që bëhen shkak edhe për aksidente. Ky aks vuan nga një trafik i lartë dhe është strategjik për qarkullimin Veri-Qendër. Në gjendje jo të mirë është edhe autostrada Tiranë-Durrës dhe aksi tjetër dytësor nga Ndroqi, Tiranë -Durrës./ Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë