×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Shpejt të thuhet se Covid-19 do largohet”, mjeku pneumolog: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm, të infektuarit mund të preken nga format e reja

Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e largët dita kur mund të themi se COVID do të zhduket, ndërsa theksoi rëndësinë se duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, Jorgji tha se edhe nëse ke kaluar covid kohët e fundit, nuk do të thotë se nuk mund të prekesh nga format e reja.

Sa duhet të besojmë tek vaksinat?

vaksinat perfektë, ideale, do të dojë kohë akoma. Por përsa i përket pjesës së vaksinave, dogma që nisin dhe me Izraelin është; sa më shumë të vaksinuar, për të pasur sa më pak të vdekur dhe të intubuar.

Më mirë një person që e ka kaluar COVID apo një që nuk e ka kaluar dhe është vaksinuar?

Po e marr duke u nisur nga vetja ime. Unë e kalova, se kalova lehtë. Kur bëra testin e antitrupave, nuk kisha pak. Isha në dilemë që ta bëja apo jo vaksinën. Kolegët më këshilluan që të bëja dozën e dytë.

A duhet të bazohemi tek anti-trupat?

Reagimi është individual. Duhet shumë kujdes!

A kemi imuniteti kur nuk shfaqim fare antitrupa?

Është shpejt për ta thënë. Rastet janë të pakta, vlerësimet po ashtu. Bisede serioze është e vështirë që të bëhet. COVID të surprizon, për mos të folur për format e reja që janë shfaqur.

Kur dalin analizat paksa shqetësuese për diabetin? Ndikon COVID?

Një nga gjerat që duhet të shqetësoheshe ishte glicemia të sëmurët e intubuar. Po të shihje gliceminë që po niste të lëkundej, duhej të shqetësoheshe. Nuk është vetëm COVID. Sa i përket shqetësimit se COVID mund të kthejë dhe diabetin.

Sa zgjat imuniteti?

Edhe të infektuarit jo vonë po ndodh që të infektohen me format e reja. Vaksina ideale po vonohet që të vijë. Edhe për format e reja po diskutohet shumë efikasiteti, ndaj duhet të ruhemi shumë.

Kush është më efikase nga vaksinat?

Do i bëj bisht kësaj pyetje. Skam informacionin e duhur dhe shumë pak njerëz në botë e kanë këtë. Ndaj nuk më pëlqen të jap mendim për diçka kur nuk kam informacion të mirë.

Një pyetje; më është rikthyer kolla

Kjo është problematikë që ndodh, për disa kushte, alergji apo ndryshim klimaterik. Një kontroll tek mjeku nuk do të ishte keq.

Kur e shihni dritën jeshile?

Temperaturat e larta, dielli, shpresoj që do të ndikojnë për mirë, pasi nuk do të jemi më në ambiente të mbyllura. Ku shpesh herë nuk ruhen njerëzit apo dhe veprimet më elementare. Kjo besoj do të ta ulë ritmin e infektimeve. Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. Është shpejt për të thënë se covid do të largohet. Format e reja janë shqetsuee. Imuniteti i madh i popullatës është akoma larg, Jo vetëm tek ne, por në tërë botën. Sa i përket atyre teorive për ‘imunitetin e tufës’ deri tani nuk janë optimiste shenjat.

Kur e shihni fundin e pandemisë?

Për fat të keq, COVID i ka kaluar caqet e sëmundjes. Është edhe ekonomi, edhe pushtet, edhe politikë. Kur të vijë një vaksinë, s’pretendoj ideale, por si në rastin e gripit. Bëhet fjalë për 3-4 dekada vaksinash.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Humbi jetën gjatë lindjes në maternitetin e Fierit, mjekët tregojnë shkakun e vdekjes së 31-vjeçares

Humbi jetën gjatë lindjes në maternitetin e Fierit, mjekët tregojnë shkakun e vdekjes së 31-vjeçares

Publikuar më 13.04.2021
31-vjeçarja Elisabeta Lamaj humbi jetën gjatë lindjes së fëm...

31-vjeçarja Elisabeta Lamaj humbi jetën gjatë lindjes së fëmijës së saj në maternitetin e Fierit. Sipas mjekëve që u kujdesën për 31-vjeçaren, vdekja e saj ka ardhur si pasojë e infarktit akut të miokardit. Elisabeta Lamaj humbi jetën pas kryerjes së anestezisë lokale ditën e shtunë në maternitetin e Fierit, ku shkoi të sillte në […]

Lexo më shumë

Vrasja e Klodian Rashës, efektivi kërkon gjykim të shkurtuar: U vetëmbrojtja!

Vrasja e Klodian Rashës, efektivi kërkon gjykim të shkurtuar: U vetëmbrojtja!

Publikuar më 13.04.2021
Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin dhe ka caktuar trupën gj...

Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin dhe ka caktuar trupën gjykuese që do shqyrtojë çështjen ndaj ish efektivit Nevaldo Hajdaraj i akuzuar për vrasjen e Klodian Rasës. Seanca e parë e kësaj çështjeje do zhvillohet më 29 prill në orën 12:30, me kryesuese gjyqtaren Armela Hasantari. Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën e Hajdarajt që procesi ndaj […]

Lexo më shumë

Kokainë me imazhin e Pablo Escobar, gjykata lë në burg administratorët

Kokainë me imazhin e Pablo Escobar, gjykata lë në burg administratorët

Publikuar më 13.04.2021
Dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibrak...

Dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibraku dhe Erion Peti të arrestuar të shtunën nga policia janë lënë në burg nga gjykata ditën e sotme. Policia arriti të sekuestroi prej 143 kg kokainë e ndarë në 200 pako, e cila vinte nga Ekuadori në një kontejnerin me banane. Droga ishte fshehur në tavanin e kontejnerit e […]

Lexo më shumë

Kishin kthyer magazinën në laborator droge në Kurbin, gjykata lë në burg nipin e kreut të Kadastrës

Kishin kthyer magazinën në laborator droge në Kurbin, gjykata lë në burg nipin e kreut të Kadastrës

Publikuar më 13.04.2021
Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën arrest me burg për nipin e...

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën arrest me burg për nipin e kreut të Kadastrës,  Edmond Stojani. Vranicki Hisku, 24-vjeçari i arrestuar pak ditë më parë pas zbulimit të laboratorit të drogës në Gjorm të Kurbinit, mori masën e sigurisë  “Arrest me burg” me afat 45 ditë, deri në administrimin e rezultateve të ekspertimeve dhe […]

Lexo më shumë

Sherr me sende të forta në Tiranë, 35-vjeçari merr peng ish të dashurën

Sherr me sende të forta në Tiranë, 35-vjeçari merr peng ish të dashurën

Publikuar më 13.04.2021
Një sherr me sende të forta ka ndodhur në rrugën “Kont Urani...

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në rrugën “Kont Urani” në kryeqytet. Policia njofton se A. Sh., 37 vjeç ka goditur me sende të forta një person i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë 37-vjeçari është vënë në pranga. Policia ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë për vepra […]

Lexo më shumë

Bien lindjet në 2020, shpërblimi prej 40 mijë lekësh u shpërnda për 1,622 bebe më pak se në 2019

Bien lindjet në 2020, shpërblimi prej 40 mijë lekësh u shpërnda për 1,622 bebe më pak se në 2019

Publikuar më 13.04.2021
Për vitin 2020 në Shqipëri, bonusi i bebeve u shpërnda për 3...

Për vitin 2020 në Shqipëri, bonusi i bebeve u shpërnda për 36,188 lindje apo rreth 4,5% më pak se një vit më parë. Sipas shifrave të Ministrisë të Shëndetësisë në 2020 shpërblimi i bebeve me vlerë 40 mijë lekë u shpërnda për 36,188 lindje nga 37,810 lindje që përfituan shpërblim në 2019. Tkurrja e numrit […]

Lexo më shumë

Investigimi i The Guardian: Si politikanët shqiptar manipulojnë me Facebook, ata po ju mashtrojnë, po ngacmojnë edhe qytetarët

Investigimi i The Guardian: Si politikanët shqiptar manipulojnë me Facebook, ata po ju mashtrojnë, po ngacmojnë edhe qytetarët

Publikuar më 12.04.2021
Facebook ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët b...

Facebook ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët botërorë të përdorin platformën e tij për të mashtruar publikun ose për të ngacmuar kundërshtarët, pavarësisht se janë paralajmëruar për prova të keqbërjes. The Guardian ka parë një dokumentacion të gjerë të brendshëm që tregon se si Facebook trajtoi më shumë se 30 raste në 25 vende të […]

Lexo më shumë

Lali Leku kërkon votat e shqiptarëve me atlete 1300 dollarë

Lali Leku kërkon votat e shqiptarëve me atlete 1300 dollarë

Publikuar më 12.04.2021
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ose siç njihet ndryshe...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ose siç njihet ndryshe Lali Leku u shfaq në një takim në krah të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar votën e shqiptarëve. Por edhe pse përpiqet që gjithmonë të duket sa më sportiv dhe pa shumë shpenzime duket se në këtë takim kishte harruar të fshihte markat luksoze që vesh. […]

Lexo më shumë