Shorti/ Superiorja nis me Kukësi-Partizani

U hodh sot në mjediset e FSHF shorti për kalendarin e Kategorisë Superiore për edicionin 2019-2020.

Në javën e parë do të kemi një përballje interesante mes kampionëve të Partizanit dhe nënkampionëve të Kukësit. E bukur pritet të jetë edhe ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit, ku kuqeblutë do të provojnë të kthehen te lavdia e dikurshme.

Në ndeshjet e tjera, Teuta do të presë Bylisin, Skënderbeu do të përballet me vlonjatët e Flamurtarit ndërsa Tirana do të ndeshjet me Luftëtarin.

Edicioni i ri futbollistik do të nisë më 24 gusht dhe pritet të përfundojë në mes të muajit maj. Sikundër dhe në sezonin e kaluar në këtë sezon në Kategorinë Superiore do të marrin pjesë 10 skuadra që do të përballen mes tyre plot 4 herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet