×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shkon në 500 numri i të helmuarve në Krujë, pinë ujin elektoral që u solli Rama për votat e 25 prillit

Edhe 130 qytetarë të tjerë në Krujë i janë drejtuar spitalit mbrëmë, duke e çuar në 500 numrin e personave të helmuar nga uji i pijshëm, ndërsa Prokuroria ka nisur sot hetimet. Prokuroria e Krujës bën me dije se vepra penale është regjistruar  “ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, teksa është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Me gjithë rritjen e numrit të pacientëve, sipas mjekëve, ka një përmirësim të situatës në krahasim me 3 ditë më parë. Mjeku i urgjencës, Ilir Rrapollari, u shpreh se të shtruar në spital janë 3 të rritur dhe 7 fëmijë. Nga ana tjetër, spitali i Krujës ka kërkuar që gazetarët të mos futen në ambientet e brendshme dhe për këtë kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë.

Që nga mëngjesi i së dielës, shumë qytetarë në Krujë u paraqitën në spital me simptoma helmimi si dhimbje koke, dhimbje barku, diarre e të vjella. Dyshimet e para ishin se helmimi u shkaktua nga uji i pijshëm, ndërsa për këtë arsye furnizimi u ndërpre që prej mesditës së të hënës. Në një reagim zyrtar të Ujësjellësit të Krujës një ditë më parë, u tha se shkak paraprak për helmimin e banorëve, është kontaminimi i ujit të pijshëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të shtunën dhe të dielën, veçanërisht në vendburimin e Malësisë së Krujës ku është konstatuar praninë mbi normë të amoniakut. Megjithatë, një ditë më parë banorët u shprehën se ky është një rast i përsëritur edhe më parë në çezmat e tyre. Njëri prej tyre u shpreh se të njëjtat simptoma helmimi ata kanë patur edhe 3 muaj më parë. Nga ana e personelit të Institutit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit të cilat janë dërguar për ekzaminim dhe pritet dalja e përgjigjes së analizave epidemiologjike.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ka reaguar për herë të parë për helmimin e banorëve nga uji i pijshëm. “Në lidhje me ngjarjen e datës 25.10.2021, ku pranë Spitalit “Stefan Gjoni” të qytetit të Krujës  janë paraqitur me shenja helmimi një numër i konsiderueshëm banorësh të këtij qyteti, duke qenë se kjo ngjarje paraqet interes për opinionin publik, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” ju informojmë se: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit, në lidhje me këtë ngjarje ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave, e parashikuar nga neni 201 pg. 3, i Kodit Penal.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke u kryer në drejtim të zbulimit të shkaqeve që kanë çuar në helmimin e banorëve, si dhe individualizimin e përgjegjësive penale për personat përgjegjës.

Për këtë qëllim, është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje. Aktualisht jemi në pritje të përgjigjeve të akteve të ekspertimit si më sipër”-deklaroi prokuroria.

Ujësjellësi i Krujës furnizohet nga 8 burime, ndërsa inaugurimi u bë gjatë fushatës së 25 Prillit. Në godinën e ujësjellësit shkoi vetë kryeministri Rama për të promovuar investimin. I rrethuar nga kryebashkiaku Artur Bushi, deputeti Rrahman Rraja, deputetja Milva Ekonomi dhe inxhinierë të ujësjellësit, Rama provoi vetë ujin e pijshëm të ujësjellësit duke u bërë thirrje qytetarëve ta konsumojnë ujin sepse ishte i pijshëm. “Uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Gëzuar! Perfekt” u shpreh kryeministri Rama që me veprimin e tij u tregoi banorëve se mund ta pinin ujin direkt nga rubineti.

Por nuk kaluan më shumë se 6 muaj nga nisja e punës së ujësjellësit të Krujës dhe vepra e fushatës ka çuar në spital qindra vetë. Tashmë do të jetë prokuroria që do të zbulojë se kush ka gabuar nga zyrtarët e Ujësjellësit të Krujës, ndërkohë që furnizimi në Krujë është ndërprerë deri në zbulimin e shkaqeve për helmimin masiv.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Publikuar më 27.01.2022
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qyteti...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari E.R. 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja. Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e […]

Lexo më shumë

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Publikuar më 27.01.2022
I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar...

I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar ka deklaruar prerazi këtë të enjte se nëse Sali Berisha rikthehet në krye të Partisë Demokratike nuk mund të priten marrëdhënie të kësaj të fundit normale me SHBA-të. Sipas Gabierl Escobar, nuk është normale që një njeri i sanksionuar për vepra të mëdha korrupsioni të jetë […]

Lexo më shumë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Publikuar më 27.01.2022
Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion...

Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion turistik. Duke qenë të preferuara për turistët nga e gjithë bota, ato bëhen një treg potencial për drogat që përdoren nëpër feta të Kankunit, Playa del Carmen, Tulum etj. DEA Amerikane dhe Interpol kanë zbuluar kriminelë të kërkuar nga të paktën 12 vende që banojnë në shtetin […]

Lexo më shumë

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Publikuar më 27.01.2022
Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si m...

Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një intervistë për Rai News Vincenzo Musacchio* thekson se vendet si Dubai janë shndërruar në pikën më strategjike të trafikantëve të drogës të cilët kontrollojnë gjithçka që andej dhe madje investojnë në […]

Lexo më shumë

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Publikuar më 27.01.2022
Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka ...

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme. Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Publikuar më 27.01.2022
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se...

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur pjesëtari i Gardës Nacionale të Ukrainës qëllon me kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit që ishte […]

Lexo më shumë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Publikuar më 27.01.2022
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima ng...

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, pandemia nuk ka kursyer as fëmijët. Një djalë 9-vjeçar nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Ndër të tjera, kanë humbur jetën dhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi […]

Lexo më shumë

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar më 27.01.2022
Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orë...

Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 5662 testime, kanë rezultuar pozitivë 1549 qytetarë. Betejën me COVID e kanë humbur 6 qytetarë. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 […]

Lexo më shumë