×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shkatërrohen katër grupe kriminale në fushën e trafikut të drogës, 57 të arrestuar

Në kuadër të operacionit të koduar “LIMIT”, janë shkatërruar 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve. Në përfundim të realizimit të këtij operacioni janë vënë në pranga 57 persona, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Njoftimi i policisë:

Sot është finalizuar operacioni policor i koduar “LIMIT”, si rezultat i të cilit u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar 57 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Policia e Shtetit në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ka vijuar operacionet e pandërprera në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me policitë homologe të vendeve të rajonit e më gjerë.

Në funksion të këtij hetimi, Task Forca Speciale Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “LIMIT”, operacion i nisur më parë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me homologët e policisë greke.

Ky operacion u krye në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2016, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpërmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve.

Policia greke gjatë operacioneve të kryera ka sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë.

Operacioni ka vijuar mëngjesin e sotëm në disa qarqe të vendit, ku u angazhuan rreth 300 forca policore.

Gjatë hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal edhe i 31 personave të tjerë në Shqipëri, duke u finalizuar me ekzekutimin e masave të sigurisë për 23 prej tyre, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Konkretisht u arrestuan shtetasit:

S.N., 40 vjeç, banues në Tiranë; B. Sh., 46 vjeç, banues në Mirditë ; A. P. alias A. B., 38 vjeç, banues në Korçë; E. S., 35 vjeç, banues në Korçë; K. Ç., 34 vjeç, banues në Korçë; Gj.Ç., 63 vjeç, banues në Korçë; B. Z, 55 vjeç, banues në Ersekë; Gj. M., 32 vjeç banues në Korçë; R. T., 32 vjeç, banues në Ersekë; E. H., 33 vjeç, banues në Korçë; E. M., 26 vjeç, banues në Korcë; F. Ç. alias f. B., 35 vjeç, banues në Pogradec; E.B., 42 vjeç, banues në Tepelenë; E.H., 34 vjeç, banues në Fier;  A. B., 25 vjeç, banues në Tepelenë; V. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë; F.D., 56 vjeç, banues në Tepelenë; A. M., 35 vjeç, banues në Këlcyrë; B. V., 33 vjeç, banues në Sarandë; A. C., 50 vjeç, banues në Durrës; E. K., 37 vjeç, banues në Durrës; E. J., 38 vjeç, banues në Ersekë dhe B. Z., 27 vjeç, banues në Ersekë.

Si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas ku vijon operacioni për kapjen e tyre.

Këtyre grupeve kriminale së fundmi i është sekuestruar rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis,  një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndricim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.

Aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

Lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Gjithashtu këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”,  “Kultivimi i narkotikëve”, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Policia e Shtetit është e vendosur në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit në përgjithësi. Gjithashtu Policia e Shtetit është e fokusuar në thellimin e bashkëpunimit me partnerët dhe agjencitë ligjazbatuese brenda dhe jashtë vendit, duke shkëmbyer informacione në kohë reale dhe zhvilluar operacione të përbashkëta me qëllim goditjen e plotë të grupeve apo individëve që ushtrojnë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit fton qytetarët të vijojnë të mbështesin dhe bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital, se vetëm bashkërisht e luftojmë më mirë paligjshmërinë dhe ndërtojmë një ambient sa më të sigurt për fëmijët tanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Ju kaurët keni lekë, ne jo!” Vrau mikun në makinë, zbardhet dëshmia e autorit: Më qëlloi me levë

“Ju kaurët keni lekë, ne jo!” Vrau mikun në makinë, zbardhet dëshmia e autorit: Më qëlloi me levë

Publikuar më 08.08.2020
Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me ...

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Thimjon, i cili akuzohet se ka vrarë tre ditë më parë mikun e tij, Gëzim Saraçin. Mësohet se autori i krimit ka thënë para togave të zeza se gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit. “Saraçi me mori në shtëpi në […]

Lexo më shumë

Zbardhen vrasjet e Regis Runajt dhe Emiliano Ramazanit në Elbasan, u vranë nga dy persona të paguar (Emrat)

Zbardhen vrasjet e Regis Runajt dhe Emiliano Ramazanit në Elbasan, u vranë nga dy persona të paguar (Emrat)

Publikuar më 08.08.2020
Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dysh...

Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë disa ditë më parë Regis Runajn dhe Emiljano Ramazanin (këto të fundit miq me njëri-tjetrin). Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: Xhuljano Hoxha 29 vjeç dhe Eulgen Halili 23 vjeç. Gjatë në konference […]

Lexo më shumë

Dalin momente nga atentati në Tushemisht/ Flet pronari i hotelit: Qëlluan drejt dhomës së djalit! Na rrezikohet jeta

Dalin momente nga atentati në Tushemisht/ Flet pronari i hotelit: Qëlluan drejt dhomës së djalit! Na rrezikohet jeta

Publikuar më 08.08.2020
Dy persona me kallashnikov dhe maskë kanë qëlluar me automat...

Dy persona me kallashnikov dhe maskë kanë qëlluar me automatik drejt makinave të parkuara dhe në drejtim të hotelit “Voloreka” në fshatin Tushemisht të Pogradecit. Ngjarja është shënuar rreth orës 04:40 minuta të 8 gushtit 2020 kur të gjithë kanë qenë në gjumë dhe jashtë ishte vetëm roja e hotelit. Mësohet se ky nuk është […]

Lexo më shumë

E rëndë në Durrës/ Burri ndërron jetë sapo del nga deti, ja dyshimet e policisë

E rëndë në Durrës/ Burri ndërron jetë sapo del nga deti, ja dyshimet e policisë

Publikuar më 08.08.2020
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në D...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Durrës, ku një person ka ndërruar jetë sapo ka dalë nga deti. Paraprakisht mësohet se shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç pasi ka dal nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë. Durrës/Informacion paraprak Më datë […]

Lexo më shumë

Vlorë/ Zhduket e mitura, babai me lot në sy tregon telefonatën e fundit

Vlorë/ Zhduket e mitura, babai me lot në sy tregon telefonatën e fundit

Publikuar më 08.08.2020
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Vlorë, ku...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Vlorë, ku një vajzë e mitur 14-vjeç është larguar nga banesa e saj dhe ka humbur kontaktet me familjarët. Babai i vajzë së mitur në një deklaratë për mediat bën apel që të ndihmojnë në gjetjen e vajzës së tij. Ndër të tjera ai ka […]

Lexo më shumë

Kufomë gjysmë e dekompozuar, gjendet trupi i një 44-vjeçareje të mbytur në Vjosë

Kufomë gjysmë e dekompozuar, gjendet trupi i një 44-vjeçareje të mbytur në Vjosë

Publikuar më 08.08.2020
Një 44-vjeçare është gjetur e mbytur në ujërat e Vjosës në M...

Një 44-vjeçare është gjetur e mbytur në ujërat e Vjosës në Memaliaj. Është mësuar se një i ri ka gjetur trupin gjysmë të dekompozuar në lumë dhe menjëherë ka njoftuar policinë. Pas njoftimit në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Policia e Tepelenës, që kanë nxjerrë nga ujërat e lumit trupin e pajetë të 44-vjeçares […]

Lexo më shumë

Qëlluan rreth 100 herë, detaje nga të shtënat me armë zjarri në Pogradec, autorët mesazh pronarit

Qëlluan rreth 100 herë, detaje nga të shtënat me armë zjarri në Pogradec, autorët mesazh pronarit

Publikuar më 08.08.2020
Detaje të reja janë zbuluar pas ngjarjes së ndodhur në një h...

Detaje të reja janë zbuluar pas ngjarjes së ndodhur në një hotel në Pogradec në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku të shtëna me armë zjarri u regjistruan drejt makinave në parking. Burime bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash mbi 100 herë drejt automjeteve të parkuara duke shkaktuar dëme […]

Lexo më shumë

Sekuestrohet shuma marramendëse në Kakavjë, procedohen tre të huaj dhe një shqiptar

Sekuestrohet shuma marramendëse në Kakavjë, procedohen tre të huaj dhe një shqiptar

Publikuar më 08.08.2020
Policia Kufitare e Kakavijës parandaloi dhe goditi dy raste ...

Policia Kufitare e Kakavijës parandaloi dhe goditi dy raste të tentativës për transfertë të paligjshme të parave, 1 rast të trafikimit të mjeteve motorike dhe 1 rast për shkelje të ligjit për Kontrollin Kufitar. Procedohen penalisht 4 shtetas (dy shtetas grekë, një shtetas italian dhe një shtetas shqiptar). Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30600 […]

Lexo më shumë