
Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali! Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar pasuri me vlerë deri në 2 mln euro që përfshijnë makina, pasuri të paluajtshme dhe para të thata.
Pasuritë i përkasin dy grupeve kriminale me origjinë shqiptare që trafikon drogë në territorin e Venetos.
Hetimi përfshiu 33 persona të cilin operonin konkretisht në Venecia, Padova, Treviso dhe Verona ndërsa fijet e tyre arrinin deri më Lombardi.
Gjatë operacionit janë vënë në pranga 18 persona, ndërsa u sekuestuan 25 kg kokainë dhe 11 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply