Shifra të frikshme, koronavirusi ka marrë jetën e 30 883 personave

Koronavirusi në mbarë botën vijon të infektoi dhe marrë jetë njerëzish orë pas ore. Sipas të dhënave të fundit, në të gjithë botën, numri i viktimave ka shkuar në 30 883, ndërsa janë infektuar me virusin vdekjeprurës plot 664 017 persona.

Sipas të dhënave të fundit, 664 071 janë personat e prekur në të gjithë botën nga virusi vdekjeprurës, Covit-19. Ndërsa numri I personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën është 30 883.

Numri I të infektuarve në Itali, deri më tani raportohet të jetë 92 472, ndërsa i të vdekurve ka arritur në 10 023. Vetëm në 24 orët e fundit në vendin fqinj humbën jetën 889 persona.

Ndërsa Franca regjistron deri më sot 37 735 të infektuar dhe numri I viktimave është 2 413.

Spanja, e cila është kthyer në qendër epidemie, deri më tani regjistron 73 235 të infektuar dhe  5 982 të vdekur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistrojnë rreth 123 750 dhe numri i viktimave ka arritur në 2 227.

Në Gjermani numri i të infektuarve është 57 695, ndërsa deri më tani numri i viktimave është 433.

Në vendin tonë, deri më sot janë regjistruar 197 të infektuar, ndërsa numri i viktimave është 10.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet