×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shifra rekord/ 90 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

90 raste të reja, 3 humbje jete, 33 të shëruar në 24 orët e fundit, ky është bilanci i 24 orëve të  fundit në vendin tonë. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Nga fillimi i epidemisë janë shënuar 72 humbje jete.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vazhdon t’i bëjë apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. “Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni”, tha MSH.

 COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)

Testime totale 28033

Raste pozitive 2752

Raste të shëruara 1592

Raste Aktive 1088

Humbje jete 72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 409

Durrës 209

Shkodër 158

Vlorë 117

Fier 46

Lezhë 57

Korçë 32

Kukës 21

Elbasan 13

Gjirokastër 10

Berat 8

Dibër 8.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Testi i Covidit njëherë pozitiv njëherë negativ, reagon ISHP: Fajin e ka PD!

Testi i Covidit njëherë pozitiv njëherë negativ, reagon ISHP: Fajin e ka PD!

Publikuar më 06.08.2020
Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas akuzave të Parti...

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me përgjigjet e testiti Covid-19. ISHP thotë se të gjithë testet e kryera i përkasin standardeve më të larta të cilësisë dhe siguri të lartë. “Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, janë të […]

Lexo më shumë

Mjeku tregon 3 masat e parandalimit të përhpajes së Covid-19

Mjeku tregon 3 masat e parandalimit të përhpajes së Covid-19

Publikuar më 06.08.2020
Mjeku infeksionit Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në rrje...

Mjeku infeksionit Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shprehur tre mënyra se si mund të parandalohet përhapja e virusit. Sipas tij, vetëm nëse secili prej nesh ka një higjiene personale dhe kolektive, nëse ruhet distanca fizike dhe nëse mbahet maska në çdo ambient të mbyllur, mund të frenohet përhapja. Statusi i […]

Lexo më shumë

Infektohet edhe Skrapari, pozitive me Covid-19 babai i sekretares së kryebashkiakut

Infektohet edhe Skrapari, pozitive me Covid-19 babai i sekretares së kryebashkiakut

Publikuar më 05.08.2020
Si shumë qytete të tjera edhe Skrapari ka shënuar sot rastin...

Si shumë qytete të tjera edhe Skrapari ka shënuar sot rastin e parë me Covid-19 pas shpërthimit të epidemisë në vendin tonë. Mësohey se një 67-vjeçar i cili është babai i sekretares së kryebashkiakut ka rezultuar me virus. Rasti i konfirmuar në Skrapar ka ngritur alarmin bashki, ndërkohë që sekretarja është vendosur në karantinë në […]

Lexo më shumë

Nënat e infektuara me virus a mund të ushqejnë fëmijët me gji? Ministria e Shëndetësisë jep përgjigje

Nënat e infektuara me virus a mund të ushqejnë fëmijët me gji? Ministria e Shëndetësisë jep përgjigje

Publikuar më 05.08.2020
Në javën botërore të ushqyerjes me gji, Ministria e Shëndetë...

Në javën botërore të ushqyerjes me gji, Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse një nënë e infektuar me virusin Covid-19 mund të ushqej foshnjën e saj. Ministria thotë se ushqimi me gji, e mbron fëmijën nga shumë sëmundje edhe nëse nëna është e infektuar. “Ushqyerja me gji  përmirëson mbijetesën e foshnjës, siguron shëndet […]

Lexo më shumë

4 viktima, 2 pa sëmundje shoqëruese/ Vazhdon të rritet numri i të prekurve me Covid në Shqipëri

4 viktima, 2 pa sëmundje shoqëruese/ Vazhdon të rritet numri i të prekurve me Covid në Shqipëri

Publikuar më 28.07.2020
117 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Fat...

117 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 […]

Lexo më shumë

Një tjetër shifër rekord, ja sa raste pozitive me Covid u zbuluan këtë të hënë

Një tjetër shifër rekord, ja sa raste pozitive me Covid u zbuluan këtë të hënë

Publikuar më 27.07.2020
Edhe ky fillim jave ka nisur me numër të lartë viktimash dhe...

Edhe ky fillim jave ka nisur me numër të lartë viktimash dhe të infektuarish nga Covid-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima dhe 117 raste të reja.  Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një […]

Lexo më shumë

Gafa e dytë e Manastirliut me maskën, eksperti shpërthen ndaj videos së publikuar

Gafa e dytë e Manastirliut me maskën, eksperti shpërthen ndaj videos së publikuar

Publikuar më 26.07.2020
Eksperti i Shëndetësisë, Erion Dasho ka reaguar sërish ndaj ...

Eksperti i Shëndetësisë, Erion Dasho ka reaguar sërish ndaj ministres Ogerta Manastirliu. Më herët kjo e fundit, publikoi një video informuese në lidhje me vendosjen e maskës. Sipas Dashos me këtë spot të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po realizohet një gafë e dytë. “Spoti promocional i sapo lançuar nga vetë Ministrja, që […]

Lexo më shumë

Brenda “zonës së kuqe”, flet inxhinieri i respiratorëve: Sa kapacitete ka Shqipëria, si mund ta fitojnë betejën të intubuarit

Brenda “zonës së kuqe”, flet inxhinieri i respiratorëve: Sa kapacitete ka Shqipëria, si mund ta fitojnë betejën të intubuarit

Publikuar më 23.07.2020
Inxhinieri i pajisjeve mjekësore pranë spitaleve Covid, Erma...

Inxhinieri i pajisjeve mjekësore pranë spitaleve Covid, Ermand Mertenika tregon për “Shekulli”-n fazat në të cilën kalojnë pacientët e shtruar. Inxhinieri flet për rëndësinë e respiratorit dhe se sa kapacitetet ka Shqipëria për të përballur të intubuarit Enida Vërça Respiratori është mjeti me të cilin pacientët e prekur nga Covid-19 kalojnë ditët e tyre të […]

Lexo më shumë