Sherr me thika në qendër të Durrësit, adoleshenti plagos 59-vjeçarin

Një sherr me armë të ftohta është regjistruar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Durrësit.

Konflikt ka nisur mes dy personave dhe është agravuar në përdorim të armëve të ftohta dhe për pasojë një prej të përfshirëve në sherr ka përfunduar i plagosur.

Mësohet se i plagosuri është goditur me një mjet prerës (thikë) dhe se menjëherë është dërguar në spital, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit por policia ka bërë të mundur arrestimin dhe identifikimin e autorit.

Durrës

Plagos me mjet prerës një shtetas, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore Durrës vihet në pranga autori i dyshuar.

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës, ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh., 59 vjeç, banues në Durrës.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet