×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shembet ish-Garda, tender 2.6 miliardë lekë për rrugë të re

Pas Bulevardit Zogu i Parë, bashkia e Tiranës hap tenderin e dytë për rrugën me gjatësi 650 metra. Projekti do të kalojë në zonën e ish-Gardës deri te Liqeni Artificial. Plani pas VKM-së së korrikut 2018

Neritan Gjergo

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për ndërtimin e një hapësire të re rrugore që do të krijojë një mundësi të re për qarkullimin midis sheshit Frederik Shopen dhe rrugës së Kosovarëve në zonën e Liqenit Artificial. Tenderi është hapur për operatorët e interesuar me fond limit 261 milionë lekë, ndërsa në programin buxhetor afatmesëm vlera e këtij projekti ishte llogaritur 40 milionë lekë më shumë. Afati për dorëzimin e dokumenteve është lënë data 18 prill, ndërsa projekti mendohet të realizohet në një periudhë 20-mujore që nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Rruga e re do të kalojë në zonën e ish-Gardës dhe do të prekë një gjurmë, e re e cila shërben për lidhjen e rrugës “Sami Frashëri” me sheshin “Frederik Shopen”, që pritet të përmirësojë qarkullimin të mjeteve dhe njerëzve. Në total është  650 metra e gjatë dhe në radhën e 43 projekteve strategjike të bashkisë vjen pas hapjes së tenderit në bulevardin Zogu i Parë, një projekt ky me vlerë 3 fish më të lartë. Në raportin teknik të specifikuar, punimet për këtë segment parashikojnë ndërtimin e plotë të paketës së shtresave rrugore, trotuare, rrjeteve inxhinierike, sinjalistikë horizontale dhe vertikale, gjelbërim etj. Për të siguruar njëtrajtshmërinë e kësaj rruge me pjesët e tjera do të realizohet dhe rehabilitimi i segmentit nga rruga  “Sami Frashëri” deri te rruga e Kosovarëve.

Punimet

Punimet, që përfshihen në objektin e kontratës “Studim-Projektim Ndërtim Rruga Lidhëse midis Rr. Dëshmoret e 4 Shkurtit me Rr. Sami Frashëri, kalon në gjurmë tërësisht të re. Terreni ku segmenti në fjalë parashikohet të kalojë është shpati i kodrës, në krah të Parkut të Liqenit, i cili përfshihet brenda territorit të Ish-Gardës. Pra, nuk ka gjurmë ekzistuese rruge. Si rezultat i ndërtimit të kësaj gjurme, janë parashikuar te realizohen prishje të disa objekteve; si godina, kapanone, mure rrethues, rrethime të ndryshme si dhe të tuneleve të nëndheshme, brenda territorit të Gardës. Projekti merr në konsiderate gjendjen aktuale të zonës, pozicionet e objekteve që përfshihen në zonë dhe e konturojnë atë, si dhe kërkesat lidhur me përdoruesit e saj. Segmenti i parë, sipas projektit përfundimtar ka një gjatësi të përgjithshme 200 m, ndërsa segmenti i dytë 450 m. Segmenti i parë, fillon në kryqëzimin e rrugës së Kosovarëve dhe përfundon në kryqëzimin e rrugëve “Dora D’istria” me rrugën Sami Frashëri.

Segmenti i dytë fillon në kryqëzimin e rrugëve “Dora D’istria me rr. “Sami Frashëri” , ndjek gjurmën e re, në brendësi të territorit të Ish-Gardës (në krah të parkut të Liqenit) dhe përfundon në kryqëzimin e rrugëve “Adem Jashari” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. Në projekt segmenti i parë është konceptuar si rrugë me 4 korsi kalimi, pasi fluksi i lëvizjes përfshin edhe flukset nga segmentet e tjerë, ndërsa segmenti i dytë si rrugë me dy korsi kalimi. Pika lidhëse e këtyre dy segmenteve me segmentet ekzistues është zgjidhur nëpërmjet një rrethrrotullimi, me diametër të unazës së jashtme 40 m, dhe diametër të unazës qëndrore 20 metra. Për secilën nga degët përkatëse të rrethrrotullimit (perjashtuar degen e rr.S.Frasheri), janë parashikuar të realizohen ishuj ndarës të mbingritur. Realizimi i këtyre ishujve do sigurojë: orientimin e duhur të lëvizjes së automjeteve, zvogëlimin gradual të shpejtësisë për përdoruesit, vendosjen e sinjalistikës vertikale, mbrojtjen e këmbësorëve gjatë kalimit në vijat e bardha, etj. Në projekt janë trajtuar edhe nyja e segmentit të parë me rrugën e Kosovarëve si kryqëzim i thjeshtë (në prespektive me semafor) dhe nyja e segmentit tëdytë me rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit” si rrethrrotullim.

Rrjeti

Projekti parashikon ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellësi. Ai do ndërtohet në krahun e majtë të trotuarit (në krah te objekteve). Linja e ujësjellësit do te jetë me tubacion PE 160 PEHD për segmentin e parë (segmentin nën digë) dhe me tubacion PE 200 PEHD për segmentin e dytë (rrugën lidhëse). Në projekt janë parashikuar edhe lidhjet e linjës së re me objektet përreth. Linja e Ujësjellësit do të lidhet me rrjetin ekzistues në nyjën te Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit dhe me tubacionin ekzistues në rr.Sami Frashëri (duke krijuar një unazë të mbyllur). Në nyjën tjetër, atë të Kosovarëve, ndërtohet një pusetë dhe lihet për lidhje me pjesën tjetër në prespektivë. Projekti ka parashikuar ndërtimin e ndriçimit rrugor për të dy segmentet. Për segmentin e parë, linja e ndriçimit do të vendoset në brezin e mesit. Ndriçuesit do të jenë LED me fuqi 180W do vendosen në shtylla me lartësi 10.8 m, me krah dydegësh (0.8m të inkastruara) çdo 28-30 metra. Për segmentin e dytë, linja e ndriçimit do të vendoset në dy anët e trotuarit. Ndriçuesit do të jenë LED me fuqi 180W do vendosen në shtylla me lartësi 6.8 metra çdo 18-20m. Furnizimi me energji do të bëhet nga kabina ekzistuese që ndodhet në zonë.

Shpronësimet

Në bazë të planit topografik të hartuar nga matjet në terren dhe planimetrisë së rrugës sipas projektit, lind domosdoshmëria e realizimit të disa prishjeve, te cilat konsistojnë kryesisht në objekte, godina, kapanone, tunele nëntokësore, gardhe, mure rrethuese, etj. Në vizatimet e projektit, jepet planimetria e objekteve dhe trojeve që duhen prishur dhe shpronësuar. Përcaktimi i sakte i sipërfaqeve do të bëhet në fazën e zbatimit të punimeve, pas paraqitjes dhe verifikimit të dokumentacionit të pronësisë nga Bashkia Tiranë. Në muajin korrik 2018, përmes një VKM-je, 25 mijë m² tokë që i përkiste Gardës së Republikës i kaloi në pronësi Bashkisë së Tiranës. Në vendimin propozues ishin dy ministri, Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave që ia kalojnë pronën Bashkisë, të cilat e kushtëzuan me mosndryshim të destinacionit të godinës me qëllim “realizimin e projektit “Për hyrjen e parkut”.

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreziqet dhe shanset e mandatit të tretë – Çfarë ka mbetur akoma pa parë

Rreziqet dhe shanset e mandatit të tretë – Çfarë ka mbetur akoma pa parë

Publikuar më 02.05.2021
Planet për vepra të mëdha në mandatin e tretë rrezikojnë të ...

Planet për vepra të mëdha në mandatin e tretë rrezikojnë të shfryhen nga borxhi i lartë publik dhe ezaurimi i hapësirave fiskale. Rreziqet e vazhdimit të PPP-ve dhe sidomos atyre të fshehura, siç janë garantimi i trafikut të aeroporteve të reja që pritet të ndërtohen. Arbitrazhet janë një tjetër detyrim që mund të kalojë 400 […]

Lexo më shumë

Të dypunësuarit mund të paguajnë 25 milionë euro tatim mbi të ardhura shtesë, për pagat e 2020-s

Të dypunësuarit mund të paguajnë 25 milionë euro tatim mbi të ardhura shtesë, për pagat e 2020-s

Publikuar më 22.04.2021
Janë 88.6 mijë të punësuar, që gjatë vitit 2020 kanë pasur d...

Janë 88.6 mijë të punësuar, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, të cilët do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020, deri më 30 prill 2021, pavarësisht nivelit të pagave që kanë pasur. Ky deklarim do t’i ngarkojë ata me tatim mbi të ardhura shtesë, si rrjedhojë e disa […]

Lexo më shumë

Fushata dyfishon shpenzimet për investime në tremujor, ngecin fondet e rindërtimit

Fushata dyfishon shpenzimet për investime në tremujor, ngecin fondet e rindërtimit

Publikuar më 16.04.2021
Qarkullimi i fondeve publike është rritur ndjeshëm në kulmin...

Qarkullimi i fondeve publike është rritur ndjeshëm në kulmin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë periudhës janar-mars 2021 u shpenzuan për investime 11,3 miliardë lekë. Kjo shumë ishte 118% më e lartë se fondi i shpenzuar në tremujorin e parë të vitit të […]

Lexo më shumë

Buxheti dhe Becchetti

Buxheti dhe Becchetti

Publikuar më 15.04.2021
Ekonomia e Shqipërisë nuk arrin të prodhojë para. Të ardhura...

Ekonomia e Shqipërisë nuk arrin të prodhojë para. Të ardhurat buxhetore nuk kanë arritur të kalojnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, duke qenë ndër më të ulëtat në Europë dhe rreth 10 pikë përqindje më pak sesa mesatarja rajonale. Informaliteti i lartë, produktiviteti i ulët, mungesa e sipërmarrjeve […]

Lexo më shumë

BSH: Efekti direkt i pandemisë u ndie më shumë në hoteleri dhe në industrinë përpunuese

BSH: Efekti direkt i pandemisë u ndie më shumë në hoteleri dhe në industrinë përpunuese

Publikuar më 14.04.2021
Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërd...

Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërdrejtë negativ të pandemisë në ekonominë shqiptare për 9 muajt e parë të vitit 2020. Vlerësimi është kryer duke marrë parasysh ndikimin e masave kufizuese të ndërmarra në secilin komponent të kërkesës agregate dhe, më tej, nëpërmjet aplikimit të tabelave input-output, është filtruar ndikimi i tyre […]

Lexo më shumë

FMN: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e para krizës që këtë vit

FMN: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e para krizës që këtë vit

Publikuar më 13.04.2021
Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqipt...

Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit. Në të dhënat e publikuara të Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, FMN parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), me çmime korente në 2020-n të arrijë në rreth 17.1 miliardë lekë, duke e tejkaluar nivelin e para pandemisë. […]

Lexo më shumë

Prodhimi bujqësor në Shqipëri ka kosto 38% më të larta se mesatarja rajonale, shqetësimet e fermerëve në zonat prodhuese

Prodhimi bujqësor në Shqipëri ka kosto 38% më të larta se mesatarja rajonale, shqetësimet e fermerëve në zonat prodhuese

Publikuar më 30.03.2021
Para pak ditësh Autoriteti Konkurrencës vuri nën hetim parap...

Para pak ditësh Autoriteti Konkurrencës vuri nën hetim paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore pasi në mënyrë të koordinuar kishin fiksuar çmimet duke i lëne ato në nivele të larta. Fermerët në zonat prodhuese të vendit katër vitet e fundit kanë shprehur shqetësime për rritjen e […]

Lexo më shumë

420 milionë euro të shpenzuara në bare e restorante/ Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeneve si model biznesi

420 milionë euro të shpenzuara në bare e restorante/ Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeneve si model biznesi

Publikuar më 22.03.2021
Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të ...

Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të veçantë. Të gjithë rendin ose drejt dyqaneve të tregtisë apo shërbimeve dhe mbi të gjitha pas bareve apo restoranteve. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte rreth 16 mijë barë e restoranteve (4 mijë restorante dhe 12 mijë bare), […]

Lexo më shumë