×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“SHBA dhe BE nuk janë rivalë mes tyre”, njeriu i Trump shpjegon qëndrimin ndaj Kosovës

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA, Mattheë Palmer dhe i Dërguari Special i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë Mirosllav Lajçak thanë që SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për Ballkanin Perëndimor, njoftoi agjensia serbe e lajmeve Tanjug.

Në një video-konferencë Dialogjet Ballkanike, të organizuar nga Concordia, Instituti East Ëest dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

“Ne kemi një qëllim të përbashkët dhe një vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, dhe ne jemi partnerë për këtë çështje”, tha Palmer.

Ai nënvizoi se SHBA dhe BE po punojnë së bashku në rajon, jo vetëm për çështjen e Beogradit dhe Prishtinës, raporton Tanjug. Palmer tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin emërimin e Lajçak dhe dëshiron që ai të ketë sukses. Ai, megjithatë, theksoi gjithashtu se përpjekjet amerikane kanë çuar në heqjen e tarifave të Kosovës.

Palmer theksoi se uniteti i BE-së dhe ShBA është i rëndësishëm, por edhe se në të kaluarën problemi ishte se kishte zëra të ndryshëm brenda vetë Unionit, gjë që tregoi se BE ishte e ndarë.

Lajçak theksoi se qeveria e re në Beograd tani është më e fortë se kurrë, dhe se nëse nuk arrin dot rezultate tani, ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje. Ai kujtoi se dialogu po hyn në vitin e tij të dhjetë dhe se nuk dëshiron 10 vjet të tjera që ai të përmbyllet.

“Do të ishte e rëndësishme që palët të mos e shohin problemin e Kosovës si një çështje bilaterale, por si çështje të marrëdhënieve me BE”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidenca: Kosova s’mund ta garantojë lirimin me kusht për Thaçin dhe të tjerët

Presidenca: Kosova s’mund ta garantojë lirimin me kusht për Thaçin dhe të tjerët

Publikuar më 05.05.2021
Këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thë...

Këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se Republika e Kosovës s’mund të garantojë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve. Kupina në një përgjigje për T7 ka thënë se gjyqtari i Dhomave të Specializuara ka përmendur një shtet të tretë dhe se Kosova në asnjë interpretim nuk mund të konsiderohet […]

Lexo më shumë

Padi kundër Serbisë për gjenocid, Vuçiç: U kërkoj shqiptarëve të mos e bëjnë këtë

Padi kundër Serbisë për gjenocid, Vuçiç: U kërkoj shqiptarëve të mos e bëjnë këtë

Publikuar më 05.05.2021
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha sot se paralajmërimi i...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha sot se paralajmërimi i Kosovës për të dorëzuar padi për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është paralajmërim që nënkupton fillimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, transmeton Gazeta Express. “A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një […]

Lexo më shumë

Ai u dërgonte foto të miturve me organet e tij gjenitale! Arrestohet nga policia

Ai u dërgonte foto të miturve me organet e tij gjenitale! Arrestohet nga policia

Publikuar më 05.05.2021
Një person që komunikonte ishte “duke peshkuar” ...

Një person që komunikonte ishte “duke peshkuar” të mitur nga zona e gjerë e Evia-s në Greqi, në mediat sociale, duke fituar besimin e tyre dhe duke u dërguar atyre video dhe foto me përmbajtje të pahijshme, është arrestuar citon Protothema.gr. Dhunuesi nga Eretria u paraqiti kërkesa të shumta miqësie vajzave të moshave të ndryshme […]

Lexo më shumë

Diplomatët evropianë: Nëse nuk integrohet Ballkani Perëndimor në BE, “non-papers” dalin në tryezë!

Diplomatët evropianë: Nëse nuk integrohet Ballkani Perëndimor në BE, “non-papers” dalin në tryezë!

Publikuar më 05.05.2021
Diplomatët evropianë, Miroslav Lajçak dhe Carl Bildt, thanë ...

Diplomatët evropianë, Miroslav Lajçak dhe Carl Bildt, thanë se vonesat e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin një arsye për shfaqjen e sugjerimeve “shumë të rrezikshme” për ndryshimin e kufijve në rajon. Në një panel diskutimi të titulluar “Geopolitical Gambles in the Balkans”, Lajcak dhe Bildt shprehën shqetësimin në lidhje me dy […]

Lexo më shumë

Për propozimin e rishikimit të kufijve të Ballkanit fajësohet mosveprimi i BE-së

Për propozimin e rishikimit të kufijve të Ballkanit fajësohet mosveprimi i BE-së

Publikuar më 04.05.2021
Miroslav Lajcak, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun B...

Miroslav Lajcak, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, dhe Carl Bildt, ish i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara për Ballkanin, thanë të martën se rënia e ndikimit të BE-së është arsyeja kryesore për planet e rrezikshme që hidhen për të rishkruar kufijtë në rajon. Në një panel diskutimi të titulluar “Geopolitical Gambles in […]

Lexo më shumë

E rëndë/ Ekzekutohet një shtetas amerikan në Beograd

E rëndë/ Ekzekutohet një shtetas amerikan në Beograd

Publikuar më 04.05.2021
Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, në bas...

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, në bashkëpunim me policët e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë, tre persona u arrestuan nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të vrasjes së rëndë. Amerikani raportohet se u vra nga lakmia për vetëm 2,500 dinarë (21 euro), ka mësuar blic.rs. Viktima, një shtetas […]

Lexo më shumë

Rriten humbjet e jetëve në Greqi si pasojë e COVID-19/ 1.387 raste të reja në vend, 81 vdekje dhe 783 të intubuar

Rriten humbjet e jetëve në Greqi si pasojë e COVID-19/ 1.387 raste të reja në vend, 81 vdekje dhe 783 të intubuar

Publikuar më 04.05.2021
Greqia njoftoi të martën rastet e reja të konfirmuara nga la...

Greqia njoftoi të martën rastet e reja të konfirmuara nga laboratori i sëmundjes të regjistruara në 24 orët e fundit. Në bazë të të dhënave rezultojnë se janë 1.387 infektime të reja, nga të cilat 2 u identifikuan pas inspektimeve në pikat hyrëse të vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 349.936 (ndryshimi ditor + […]

Lexo më shumë

Puna nga shtëpia mund të vazhdojë edhe pas pandemisë

Puna nga shtëpia mund të vazhdojë edhe pas pandemisë

Publikuar më 04.05.2021
Shtatëmbëdhjetë punëtorë të kompanisë softuerike “Tenton” në...

Shtatëmbëdhjetë punëtorë të kompanisë softuerike “Tenton” në Prishtinë, pa ndonjë problem punuan nga shtëpia, në kohën kur në Kosovë u aplikuan masat e izolimit, thotë për Radion Evropa e Lirë, Alban Sahiti nga kjo kompani. Sahiti thotë se e kanë menduar që këtë formë të punës ta praktikojnë edhe pas pandemisë, pasi siç thotë ai, […]

Lexo më shumë