×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shansi i fundit për maturantët e vjetër, si të bëheni pjesë e garës për në universitete

Të gjithë maturantët e vjetër, të cilët ende nuk kanë aplikuar për një degë në universitet e kanë tashmë këtë mundësi. Në ditën e mbylljes së portalit për aplikimet e Formularin A2, dikasteri i Ministrisë së Arsimit vendosi të hapë ato për plotësimin e formularit A1/ A1Z, duke u dhënë mundësi shumë të rinjve të konkurrojnë. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publik urdhrin e periudhës së aplikimeve që nisin nga data 3 deri në dhjetë gusht, duke ngarkuar me përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit të gjitha zyrat arsimore vendore dhe shkollat.

Formularët

COVID-19 ka pasur ndikimin e tij jo vetëm në mbarëvajtjen e cunguar të shkollës dhe në provime, por veçanërisht te maturantët. Duke qenë se Formulari A1 plotësohet online nga çfarëdolloj ambienti ku ka akses interneti, jo të gjithë kanë arritur ta bëjnë, veçanërisht ata të viteve të kaluara që e kanë më të vështirë të përshtaten.

QSHA-ja ka vendosur të mos e lërë pas dore këtë kategori, duke u dhënë mundësi të aplikojnë përgjatë gjithë kësaj jave. Tashmë kanë gjithë kohën në dispozicion për të aplikuar përmes e-albania për të vazhduar aplikimin pranë shkollës në portalin matura.akp.gov.al.

Ata që nuk kanë arritur të aplikojnë, në afatet e paracaktuara (qoftë maturantë të rinj apo të vjetër) mund ta adresohen fare mirë pranë shkollave ku kanë përfunduar arsimin e mesëm për të plotësuar formularin që cakton provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje që duhet të jepen në sezonin e vjeshtës.

Në total, ato janë katër: gjuhë e huaj, gjuhë shqipe e letërsi, matematikë dhe lënda me zgjedhje, e cila do të përzgjidhet sipas preferencave të maturantit nga listat e miratuara për secilin profil shkollor. Por në formular aplikuesi qarkon vetëm ato në të cilat ka rezultuar ngelës apo ato që nuk i ka dhënë si provime.

Aplikimet

Kalimi me sukses i provimeve në sezonin e dytë i bën pjesë të garës për t’u futur në universitet maturantët e këtij viti që rezultuan mbetës në një ose disa provime, si dhe ata të viteve të shkuara që nuk kanë shlyer detyrimet me Maturën Shtetërore. Por këto kategori nuk do të konkurrojnë që në raundin e parë, por në të dytin dhe të tretin.

Konkretisht, bëhet fjalë për kuotat që do të deklarohen të lira në përfundim të raundit të parë. Rregulli vlen për të gjithë, dhe përfshin universitetet shtetërore dhe ato private.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nga pasuria e dyshimtë te hetimi i dosjes së Adriatik Llallës/ Kush është Donika Prela

Nga pasuria e dyshimtë te hetimi i dosjes së Adriatik Llallës/ Kush është Donika Prela

Publikuar më 25.09.2020
Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Pre...

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, është shkarkuar sot nga detyra pasi nuk arriti të kalonte shkallën e dytë të vetting-ut. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rinisë hetimin gjyqësor për Prelën, duke qenë se komisioneri publik pretendoi se ajo kishte pasuri të pajustifikuara. Komisioneri tha se Prela kishte mungesë burimesh […]

Lexo më shumë

Protestat e naftëtarëve në Ballsh/ Paralajmërojnë grevë urie: Nuk na pret njeri, jemi në mes të katër rrugëve

Protestat e naftëtarëve në Ballsh/ Paralajmërojnë grevë urie: Nuk na pret njeri, jemi në mes të katër rrugëve

Publikuar më 25.09.2020
Janë rikthyer protestat e naftëtarëve në Ballsh, përpara uzi...

Janë rikthyer protestat e naftëtarëve në Ballsh, përpara uzinës së qytetit. Naftëtarët kanë paralajmëruar grevë urie. Ata shprehhen se vetëm greva e urisë mund të sjellë reagim. “Vetëm greva e urisë mund të sjellë reagim. Të shkojmë tek sfera që ndodhet në uzinë. Nuk kemi gjetur zgjidhje. Jemi në mes të katër rrugëve. Kemi shkuar […]

Lexo më shumë

Shkarkohet nga KPA ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela

Shkarkohet nga KPA ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela

Publikuar më 25.09.2020
Shkarkohet nga detyra prokurorja Donika Prela ish-drejtuese ...

Shkarkohet nga detyra prokurorja Donika Prela ish-drejtuese e Krimeve të Rënda. Trupa gjykuese e KPA tha se Prela nuk justifikon dhe ka fshehur pasurinë, si dhe ka kryer deklarim të pasaktë. Drejtuesja e Prokurorisë së Durrës u konfirmua në detyrë në shkurt 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht problematikave të shumta dhe akuzave […]

Lexo më shumë

Denoncimi/ Banori nga Shijaku: Asnjë lekë pasha Zotin, 8 muaj as pension

Denoncimi/ Banori nga Shijaku: Asnjë lekë pasha Zotin, 8 muaj as pension

Publikuar më 25.09.2020
Partia Demokratike ka vazhduar sërish me denoncimet me banor...

Partia Demokratike ka vazhduar sërish me denoncimet me banorët e prekur nga tërmeti. Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta që pas tërmetit të 26 nëntorit. PD thotë se vështirësia në çadër e ka detyruar atë dhe familjrët e tij […]

Lexo më shumë

Qarkullonte me armë zjarri me vete në makinë, arrestohet 30-vjeçari

Qarkullonte me armë zjarri me vete në makinë, arrestohet 30-vjeçari

Publikuar më 25.09.2020
Policia e Tiranës njofton se “Shqiponjat”, gjatë kontrolleve...

Policia e Tiranës njofton se “Shqiponjat”, gjatë kontrolleve që kanë ushtruar, kanë arrestuar një shtetas, për armëmbajtje pa leje, pasi në makinë iu gjet armë zjarri. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe shoferin e makinës në të cilën udhëtonte personi që kishte armë.  Ai akuzohet për moskallëzim krimi. Njoftimi i policisë: Tiranë Qarkullonte me armë […]

Lexo më shumë

Elbasan/ Tërmeti 4.2 ballë, ja magnituda

Elbasan/ Tërmeti 4.2 ballë, ja magnituda

Publikuar më 25.09.2020
Nata nuk ka qenë e qetë për qarkun e Elbasanit, pasi pas tër...

Nata nuk ka qenë e qetë për qarkun e Elbasanit, pasi pas tërmetit 4.2 ballë që ra në orën 21:21 të tjera lëkundje janë ndjerë me magnitudë më të vogël. Kështu 4 tërmete janë regjistruar pas mesnatës, por me magnituda më të vogla duke nisur nga 1.6 ballë deri në 2.  

Lexo më shumë

Shpërthen gazetari: Një 71-vjeçar “neutralizohet” me psikolog, jo me armë e snajper

Shpërthen gazetari: Një 71-vjeçar “neutralizohet” me psikolog, jo me armë e snajper

Publikuar më 24.09.2020
Rezistenca e e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru prej më shumë se 5...

Rezistenca e e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru prej më shumë se 5 orësh, tronditi të gjithë opinionin publik. Ekzekutimi i tij nga forcat RENEA, bëri bujë të madhe. Policia i kërkoi të moshuarit që të dorëzohej, por pa sukeses. Pas disa orësh, 71-vjeçari hapi disa herë zjarrë ndë drejtim të policisë, ku plagosi edhe dy kalimtarë […]

Lexo më shumë

“Mos pini ujë nga çezma”, IGJEUM paralajmëron banorët: Çfarë pritet të ndodhë 5 ditët në vijimë

“Mos pini ujë nga çezma”, IGJEUM paralajmëron banorët: Çfarë pritet të ndodhë 5 ditët në vijimë

Publikuar më 24.09.2020
Nisur nga parashikimet dhe të dhënat e motit sipas Instituti...

Nisur nga parashikimet dhe të dhënat e motit sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) duke filluar që sonte dhe për 5-së ditët në vazhdim ju njoftojmë se priten reshje intensive në veri dhe veri-lindje të vendit të cilat do të mund të bëhen shkak për përmbytje në këto zona. Ju bëjmë thirrje […]

Lexo më shumë