×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sateliti “Rama”

Arben Rrozhani

Ironia dhe sarkazma pasuan deklaratën e djeshme të kryeministrit Rama në Kuvendin e Shqipërisë se vendi do të lëshojë dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë, për t’iu shtuar 7389 të tillëve që llogariteshin mbi kokat tona në prill 2021. Sot ai e përsëriti këtë deklaratë, edhe më serioz, dhe, sipas tij, vendi do i ketë shumë shpejt satelitët, që do shërbejnë për kontrollin e territorit e luftën ndaj trafiqeve të paligjshme e krimit të organizuar. “Shqipëria do i ketë satelitët e saj dhe shumë shpejt madje. Qeshni. Sot nuk ka nevojë të jesh shumë i zhvilluar për të pasur satelitë. Ato dio jenë shumë shpoejt në funksion dhe na duhen për të kontrolluar territorin, ndërtimet pa leje, trafiqet e paligjshme, krimin e organizuar, sigurisht nuk na duhen për qëllime ushtarake.” – tha Rama sot përpara selisë së PS-së, pasi mbaroi mbledhjen e kryesisë.

Nëse shihet se çfarë ka bërë në 8 vite qeverisje dhe si ka qeverisur vendin duke e parë nga “lart”, ideatori i satelitëve duhet besuar dhe mund ta bëjë realitet atë që thotë. Problemi është se sa do t’u kushtojë shqiptarëve pa brekë në b***thë ideja satelitore e kryeministrit, që nuk shkon në rritjen ekonomike apo të mirëqenies së shqiptarëve, por të kontrollit të territorit prej njerëzve të tij.

Pasja e një sateliti në hapësirë është privilegj, deri më sot, i 30 vendeve të botës, sepse është një ndërmarrje e kushtueshme dhe deri në vitin 2019, industria botërore e satelitëve llogaritej në 271 miliardë dollarë. Sipas të dhënave të tregut botëror të aeronautikës, një satelit meteorologjik kushton 290 milionë dollarë amerikanë, një satelit spiun 100 milionë. Nisur nga këto çmime kompanitë paguajnë te të zotët e satelitëve transmetimin e të dhënave dhe kryerjen e punëve, njëlloj si një përdorues celulari paguan kompaninës e telefonisë së lëvizshme dhe ky shërbim shkon deri në 1.5 milionë dollarë në vit.

I shtrenjtë është edhe lëshimi i një sateliti, ku një i vetëm kushton 10-400 milionë dollarë, në varësi të peshës së pajisjes. P.sh. raketa Pegasus XL mund të çojë një peshë deri 443 kilogramë, ndërsa raketa Ariane 5G mund të mbajë 18,000 kilogramë për një faturë prej 165 milionë dollarësh.

A mund ta bëjë Edi Rama për Shqipërinë? Pse jo? Sidomos kur ato që do të harxhojë nuk janë paratë e veta, por të buxhetit të shtetit, pra të shqiptarëve. Dhe sidomos kur aleati më strategjik i qeverisjes së tij, Turqia, sot ka 13 satelitë në orbitë, nga 3 që ka Greqia.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur ambicien për ta bërë Turqinë një qendër ndërkombëtare të lëshimit të satelitëve në hapësirë. Më 8 janar Turqia dërgoi përmes raketës Space X të Elon Musk, nga baza Cape Canaveral në Florida satelitin “Turksat 5A” dhe në verë edhe atë 5B.

Turqia ka bashkëpunuar edhe me Airbus në Francë dhe ka hedhur satelitët e saj “Gokturk” nga baza franceze e Guajanës për qëllime ushtarake dhe civile, nga monitorimi i rajonit të Mesdheut, fqinjve dhe territorit të vet, te telekomunikacioni, ambienti, urbanizimi, bujqësia, kontrolli i kufijve etj.

Edi Rama i ka të shpeshta vizita me dhe pa protokoll në Pallatin Presidencial të Erdoganit. E vetmja kompani ajrore e vendit “Air Albania”, operon nën kontrollin e “Turkish Airëays”, një spital me vlerë mbi 60 milionë euro u ndërtua në kohë rekord përpara zgjedhjeve në periferi të Fierit, firma turke kanë drejtimin e kompanive të sistemit bankar, telefonisë dhe minierave në vend, ndërsa ka nënshkruar edhe blerjen e dronëve të paarmatosur “Byktar”, me vlerë 8 milionë euro, për të monitoruar trafikun rrugor dhe territorin. Pse jo edhe një satelit me mbështetjen e Turqisë, sidomos prej një kryeministri që akuzohet prej 8 vitesh se është satelit i Erdoganit?

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndërron jetë senatori amerikan, postimi i tij i fundit në Twitter: Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

Ndërron jetë senatori amerikan, postimi i tij i fundit në Twitter: Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

Publikuar më 05.12.2021
Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori ameri...

Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori amerikan dhe ish-kandidati për President, Bob Dole. Ish-senatori ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në gjumë dhe ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj humbjeje. Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën. Dole u […]

Lexo më shumë

Makina përplas këmbësoren, shoferi ia mbath. E plagosura dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas këmbësoren, shoferi ia mbath. E plagosura dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar më 05.12.2021
Një 58-vjeçare është përplasur nga një automjet, duke e lënë...

Një 58-vjeçare është përplasur nga një automjet, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar. E plagosura aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në […]

Lexo më shumë

11 efektivë dalin përdorues droge në Tiranë! Ja komisariatet ku kanë rezultuar pozitivë

11 efektivë dalin përdorues droge në Tiranë! Ja komisariatet ku kanë rezultuar pozitivë

Publikuar më 05.12.2021
11 efektivë të Policisë së Shtetit kanë rezultuar përdorues ...

11 efektivë të Policisë së Shtetit kanë rezultuar përdorues droge, nga testimet e kryera në 6 Komisariate të Tiranës. Testimi ka nisur në të gjithë vendin, në mënyrë rastësore dhe do të jetë periodik, pas urdhrit të dhënë nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Disa efektivë kanë kundërshtuar rezultatin e testimit, […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda nga momenti kur ushtria vërsulet me makinë drejt protestuesve, vdesin 5 persona (Video)

Pamje të rënda nga momenti kur ushtria vërsulet me makinë drejt protestuesve, vdesin 5 persona (Video)

Publikuar më 05.12.2021
Pesë demonstrues janë vrarë, e të paktën 15 tjerë janë arres...

Pesë demonstrues janë vrarë, e të paktën 15 tjerë janë arrestuar, pasi që forcat e sigurisë në Mianmar kryen aksionin e bastisjes kundër atyre që supozohet se kryen grusht-shtet, raportojnë mediat lokale. Dëshmitarët okularë kanë bërë të ditur për Reuters, se dhjetëra persona janë lënduar e fotografitë dhe videot e publikuara nëpër rrjetet sociale, tregojnë […]

Lexo më shumë

Zetori bie në kanal, humb jetën 55 vjeçari në Fier, plagoset e bija 10 vjeçe

Zetori bie në kanal, humb jetën 55 vjeçari në Fier, plagoset e bija 10 vjeçe

Publikuar më 05.12.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, nj...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, një një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza e tij e mitur 10 vjeçe është plagosur. Sipas policisë, 55-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin e tij zetor, kur ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në kanal. “Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues […]

Lexo më shumë

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen tre pasagjerët. Detajet e aksidentit

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen tre pasagjerët. Detajet e aksidentit

Publikuar më 05.12.2021
Tre persona, pasagjerë në një automjet kanë mbetur të plagos...

Tre persona, pasagjerë në një automjet kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në rrugën Elbasan-Peqin, ku shoferi i makinës, një 23-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Të plagosurit janë të moshës 48, 52 dhe 21 vjeç, të cilët u dërguan […]

Lexo më shumë

Shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Publikuar më 05.12.2021
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë ...

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 3 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 4 persona nga COVID-19.

Lexo më shumë

Skandali në Greqi, si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

Skandali në Greqi, si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

Publikuar më 05.12.2021
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasa...

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasaportave në Greqi. Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qellim që t’i shmangeshin drejtësisë. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania […]

Lexo më shumë