×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Samiti i Vendeve të Paangazhuara në Beograd, a po shndërrohet Vuçiç në një Tito të vogël?!

Përfaqësuesit e Vendeve të Paangazhuara u mblodhën në Beograd. U zgjuan kujtimet, u kujtua koha e Titos dhe Luftës së Ftohtë. Po shndërrohet Vuçiçi në një Tito të vogël?

Samiti dyditor që shënoi gjashtë dekada të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara u mbajt në Beograd, ku u mblodhën përfaqësuesit e më shumë se 105 vendeve. Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç e quajti këtë si një samit “përkujtimor”, në 60 vjetorin e Konferencës së parë, të mbajtur në 1961 në Beograd. Mbledhja nuk solli asnjë vendim politik. Në të morën pjesë rreth 50 krerë shtetesh, qeverish dhe ministra të jashtëm. Ndërsa organizatorët u përpoqën që gjithçka të duket e ngjashme me protokollin e dekadave më parë nga koha e ish-Jugosllavisë.

Megjithëse tubimi diskutoi zyrtarisht për vaksinat, ndryshimet klimatike ose luftën kundër terrorizmit, mbledhja në vetvete shihet si një kujtesë nostalgjike e përpjekjeve për të krijuar një botë më të drejtë dhe shumë polare gjatë ndarjeve të botës në dy blloqe. Organizatorët u përpoqën të afirmojnë idenë e Lëvizjes së të painkuadruarve, por kjo lëvizje sot nuk ka ndonjë peshë.

Analistët në Beograd tashmë kanë vënë re se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të imponohet si udhëheqës i Ballkanit Perëndimorme nismat rajonale, por ambiciet e tij nuk ndalen me kaq.

Shpesh theksohet se Aleksandar Vuçiç po përpiqet të jetë Tito i ri dhe se Lëvizja e të Painkuadruarve përshtatet në mënyrë të përkryer në një imazh të tillë. Ministri Selakoviç theksoi në mbyllje të samitit “se Tito ishte një nga gjenitë politikë të shekullit të njëzetë”. Ne jemi krenarë për këtë, si dhe për faktin se ai donte të varrosej në Beograd”, tha ministri i Jashtëm serb.

Propaganda

Gazetari Slobodan Stupar vlerëson për Deutsche Wellen se organizimi i samitit është “një shaka e zakonshme propagandistike, të cilën askush nuk do ta mbajë mend pas një jave.” “Qëllimi i tubimit është të mbani mend se ai (Aleksandar Vuçiç) është pasardhësi i ish-Jugosllavisë, se ai mund të jetë një Tito i vogël – që natyrisht është një kiç politik dhe një farsë – por edhe për t’i shitur disa armë mysafirëve, pasi kanë ardhur këtu. Sigurisht që e gjitha kjo mund të shihet edhe në ditarët televizivë dhe tabloidet mediatike”, thotë Stupar për DW.

Kosova dhe bashkëpunimi

Suzana Grubjeshiç, nga Qendra për Politikën e Jashtme, rikujton edhe organizimin e të njëjtit tubim edhe në pesëdhjetëvjetorin e Lëvizjes në Beograd. Për DW ajo thekson se pika ka mbetur e njëjtë: “Para dhjetë vitesh dhe tani në qendër të vëmendjes ishte Kosova. Këtu ka vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por ka dhe vende që tërhoqën njohjen e Kosovës në këtë grup. Qëllimi tjetër i këtij samiti është forcimi i bashkëpunimit dypalësh – sepse në një sallë ngjitur mbahej një panair armësh. Por ka dhe disa lidhje të vjetra nga periudha jugosllave. Unë nuk mendoj se ne duhet të presim më shumë se kaq”, thotë Suzana Grubjeshiç.

Një tubim i ngjashëm u organizua në Beograd dhjetë vjet më parë nga ministri i Jashtëm i atëhershëm Vuk Jeremiç, i cili tani thotë se samiti aktual “është mirë që të shënohet në disa pjesë të botës”. “Serbia sot nuk ka orientim në politikën e jashtme dhe nuk ka qëllime të sakta në politikën e jashtme. “Fakt është që ndaj këtij samiti do të reagojnë BE dhe SHBA, por ato janë duke bërë lëshime ndaj presidentit Vuçiç edhe për gjëra shumë më të mëdha, se një samit i të Painkuadruarve”, thotë Jeremiç.

Perëndimi e njeh Vuçiçin

Perëndimi e njeh Vuçiçin edhe më mirë se qytetarët e Serbisë, mendon Slobodan Stupar. “Ata kanë qenë prej kohësh në dijeni të skizofrenisë së politikës së jashtme serbe, kështu që kjo ngjarje e bërë për reklamë nuk i befason ata.” Ndërsa Suzana Grubjeshiç tërheq vëmendjen për faktin se “Serbia nuk është anëtare e Lëvizjes së të Painkuadruarve. Ajo pretendon të anëtarësohet në BE. Ndërkohë që organizon samit për të Painkuadruarit. Por kjo ka kaluar pa u vënë re në mediat perëndimore”.

Rusia dhe roli i saj

Interesimi i Rusisë për këtë samit ka zgjuar vëmendjen e shumëkujt, sepse këtu ishte si vëzhgues edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në samit u tha se “statusi i Rusisë si vëzhgues në këtë Lëvizje hap mundësi për një kontributi të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare”. “Rusia gjithmonë gjen mënyra për të qenë e pranishme në disa rajone jo të stabilizuara, siç është Ballkani, e qëllimi i saj është që këto rajone të mos jenë të stabilizuara”, tha Sllobodan Stupar.

Nga ana tjetër, Suzana Grubjeshiç beson se “prania ruse këtu është e rëndësishme për Serbinë, në mënyrë që të vazhdojë ta mbajë Rusinë në anën e vet kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Por ne nuk duhet të harrojmë as krizën aktuale të gazit dhe naftës, sepse Serbia është plotësisht e varur nga gazi rus, thotë ajo./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Publikuar më 16.10.2021
Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku...

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku, si pasojë e rrëzimit të një zetori, janë plagosur 3 persona. Në drejtim të mjetit bujqësor ka qenë gjyshi i të miturve, Xhevair Allkaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë të Lushnjës, kur, pas rrëzimit, u plagosën nipi 8-vjeçar dhe motra e tij 10-vjeçare, e […]

Lexo më shumë

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Publikuar më 16.10.2021
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmj...

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel me 5 yje në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë. Burime jozyrtare bëjnë me dije për Faxnews se, ndryshe nga sa u tha fillimisht, ngjarja nuk është regjistruar në ambientet e saunës, por në pishinën e […]

Lexo më shumë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Publikuar më 16.10.2021
Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zj...

Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zjarri, sot në mëngjes, e për pasojë shkaktoi vdekjen e 62-vjeçares Hava Osmenaj, e cila u hodh nga dritarja e katit të tretë për t’iu shpëtuar flakëve. Nga dritarja u hodh edhe djali i saj 36-vjeç Klodian Osmenaj, i cili ndodhet në spital dhe […]

Lexo më shumë

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar më 16.10.2021
Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi...

Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi Haxhiu (Bajraktari) dhe u shpall në kërkim shtetasi Përparim Smira, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në një njoftim zyrtar policia u shpreh: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga një nga […]

Lexo më shumë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Publikuar më 16.10.2021
Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tir...

Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e dy vëllezërve në Tiranë me precedentë penalë në fushën e krimeve. Pasuria e tyre kap vlerën e 150.000 euro, nga të dhënat zyrtare njëri është arrestuar në Spanjë në 2018, ndërsa vëllai tjetër është nën hetim nga autoritetet […]

Lexo më shumë

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Publikuar më 16.10.2021
Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë he...

Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë hektarë grurë… Në vitin 1991 mbillte 144 mijë hektarë… Në vitin 2020 mbillte 53.946 hektarë… Në vitin 2020 nuk mbillej as sa mbillej në vitin 1950 por plot 33.054 hektarë më pak. Në vitin 2013, kohë kur ju u bëtë kryeministër, sipërfaqja e mbjellë me grurë […]

Lexo më shumë

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

Publikuar më 16.10.2021
Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë...

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero […]

Lexo më shumë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Publikuar më 16.10.2021
Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësa...

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Astir, pasi u hodh nga kati i tretë i pallatit, për t’i shpëtuar flakëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, në Astir. Policia njofton se pasi ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati, në pamundësi për të dalë jashtë 62-vjeçarja Hava […]

Lexo më shumë