×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Salsano Rrapi i del në mbrojtje Aleksit dhe hedh thumba për Rezartin

Përplasja mes Rezart Veleshnjas dhe Aleks Seitajt rrëmbeu menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Ishte Rezarti ai që doli kundër Aleksit, për shkak të një parodie për të rritur, që ai ka publikuar pak kohë më parë.

Rezarti u shpreh se këtë parodi nuk duhet ta shikojnë adoleshentët e madje ngriti pretendeimet se përmes saj Aleksi tregon se është homoseksual.

Pas kësaj deklarate nuk mungoi dhe një reagim nga Aleksi.

“Unë këtë këngë e kam postuar vetëm tek profili i Vezires dhe kam shkruar poshtë që kënga është 18+. E vetmja gjë që rrëmbeu vëmendjen e të rinjve dhe i shtyu ata shikonin ishte pikërisht prononcimi i Rez Veleshnjës që tha do tmerrohen të rinjtë tanë, do mësohen keq. Unë se kam promovuar fare në Shqipëri atë parodi, sepse ka qenë për jashtë shtetit. Edhe kënga ishte 18+ që nëse ti nuk ke një llogari 18+ nuk mund ta shikosh atë parodi, kështu që unë nuk e kuptoj ku e ka hallin e madh Rez Veleshnja me atë parodi.

Gjithsesi unë tani e hoqa parodinë, sepse vëmendja shkoi atje, sidomos vëmendja e të rinjve dhe unë nuk e dua këtë gjë. Dhe më duket totalisht absurde që të sulmosh dikë që të tregosh se je më i mirë. Nëse do të tregosh veten tënde si më të mirë, atëherë puno, bëj gjërat e tua, fito lekët e tua dhe nëse të duket e drejtë të sulmosh njerëzit e tjerë nga hiçi nuk di domethënë. Mirë që na bëhet moral, por nga kush na bëhet moral? Por ndryshe nga kolegu im unë nuk i përmend të palarat e të tjerëve, sepse kam respekt dhe dinjitet për veten”, u shpreh Aleks në reagimin e tij.

Pas kësaj shumë personazhe i dolën në mbrojtje aktorit të humorit, mes tyre edhe kolegu i tij e i Rezartit, Salsano Rrapi. Ky i fundit ka zgjedhur të mbajë anën e Aleksit në këtë debat dhe madje ka hedhur thumba për Rezartin. Salsano ka postuar një video nga një prej skeçet e tij në “Portokalli” ku interpreton si femër, njësoj si roli i Vezires që ka Aleksi.

“Unë jam Vivi dhe përshëndes Vezieren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”, ka shkruar Salsano dhe ka etiketuar në postim Aleksin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jennifer Lopez nuk i ka punët mirë, një armik i panjohur po përpiqet ta përfshijë në telashe me policinë

Jennifer Lopez nuk i ka punët mirë, një armik i panjohur po përpiqet ta përfshijë në telashe me policinë

Publikuar më 11.06.2021
Dikush duket se e ka vendosur që ta përfshijë Jennifer Lopez...

Dikush duket se e ka vendosur që ta përfshijë Jennifer Lopez patjetër në telashe, por ende nuk është mësuar se për kë bëhet fjalë. Burime nga departamenti i policisë ka zbuluar se prej 6 muajsh vijnë ankesa dhe telefonata se në shtëpinë e këngëtares bëhet shumë zhurmë dhe dëgjohet muzikë me zë të lartë. Mirëpo […]

Lexo më shumë

Zëvendësimi i fjalës ‘nënë, me ‘prind’, Dojna Mema në mbështetje të komunitetit LGBTQI : Degjenerimi i shoqërisë nuk vjen nga dashuria

Zëvendësimi i fjalës ‘nënë, me ‘prind’, Dojna Mema në mbështetje të komunitetit LGBTQI : Degjenerimi i shoqërisë nuk vjen nga dashuria

Publikuar më 10.06.2021
Propozimi i komunitetit LGBTQI që fjala nënë të zëvendësohet...

Propozimi i komunitetit LGBTQI që fjala nënë të zëvendësohet me “prindi që të lind” ka ndezur një debat të madh social. Një pjesë kanë dalë kundër kësaj kërkese, duke u shprehur se fjala “nënë” nuk mund të zëvendësohet kurrë. Para pak ditësh në ekranin e “Abc News” pati një debat të fortë mes moderatores Blerta […]

Lexo më shumë

Stresi: Ambasada Amerikane më ka bllokuar Instagramin

Stresi: Ambasada Amerikane më ka bllokuar Instagramin

Publikuar më 10.06.2021
Këngëtari dhe personazhi i njohur, Arkimed Lushaj (Stresi) k...

Këngëtari dhe personazhi i njohur, Arkimed Lushaj (Stresi) ka fajësuar Ambasadën Amerikane të Shqipërisë për bllokimin e rrjetit të tij social Instagram. Në një sqarim për fansat  ai ka thënë se arsyeja që nuk komunikon dot me fansat është për shkak se Ambasada Amerikane i ka bllokuar Instagramin deri më 12 qershor. Gjatë videos së […]

Lexo më shumë

“Tentativë e palaçove për ndryshimin e fjalës NËNË”, Elton Ilirjani i përgjigjet Jul Dedës: Shqipëria kurrë s’ka pasur artistë të vërtetë

“Tentativë e palaçove për ndryshimin e fjalës NËNË”, Elton Ilirjani i përgjigjet Jul Dedës: Shqipëria kurrë s’ka pasur artistë të vërtetë

Publikuar më 10.06.2021
Aktori Julian Deda reagoi ashpër sot kundër komunitetit të L...

Aktori Julian Deda reagoi ashpër sot kundër komunitetit të LGBTI, i cili pak ditë më parë kërkoi që fjala “nënë” të zëvendësohet me fjalën “prind që lind”. Ai i ka quajtur “tentativë të palaçove” për të ndryshuar fjalën nënë. “Fjala NËNË, jo vetëm nuk mund të  zëvendësohet me asnjë fjale tjetër, cilado qoftë ajo, por ne duhet […]

Lexo më shumë

Irina Shayk dhe Kanye West janë çift – një udhëtim vetëm për dy në Francë (Foto)

Irina Shayk dhe Kanye West janë çift – një udhëtim vetëm për dy në Francë (Foto)

Publikuar më 09.06.2021
Dyshja Irina Shayk dhe Kanye West janë çift, siç zbuloi sot ...

Dyshja Irina Shayk dhe Kanye West janë çift, siç zbuloi sot Daily Mail. Uebfaqja e njohur publikon fotografi ekskluzive të çiftit me pushime për ditëlindjen e Kanye, në një vendpushim në Francë. Ish-gruaja e Bradley Cooper dhe ish-burri i Kim Kardashian qëndruan së bashku në Villa La Coste. Sipas faqes së medias, thashethemet se të […]

Lexo më shumë

Dua Lipa shpallet këngëtarja më e dëgjuar, lë pas emrat më të njohur të muzikës ndërkombëtare

Dua Lipa shpallet këngëtarja më e dëgjuar, lë pas emrat më të njohur të muzikës ndërkombëtare

Publikuar më 09.06.2021
Këngët e Dua Lipës kanë qenë më të dëgjuarat në 2020-n ë Bri...

Këngët e Dua Lipës kanë qenë më të dëgjuarat në 2020-n ë Britaninë e Madhe në radio dhe televizion. Ajo realizoi një super album të suksesshëm si “Future Nostalgia”, i cili i dhuroi gjithë suksesin vitin që lamë pas. Madje Dua Lipa ka arritur të rrëzojë nga froni edhe Ed Sheeran, që ka qenë artisti […]

Lexo më shumë

Të zëvendësohet fjala “nënë”, Julian Deda i “përvishet” komunitetit LGBTQI: Tentativë e palaçove që ka për qëllim shkatërrimin e familjes

Të zëvendësohet fjala “nënë”, Julian Deda i “përvishet” komunitetit LGBTQI: Tentativë e palaçove që ka për qëllim shkatërrimin e familjes

Publikuar më 09.06.2021
Pak ditë më parë komuniteti LGBTQI në Angli ka kërkuar që fj...

Pak ditë më parë komuniteti LGBTQI në Angli ka kërkuar që fjala “nënë” të mos përdoret më dhe të zëvendësohet me fjalën “prind që ka lindur”. Kjo kërkesë e tyre ka shkaktuar mjaft debat dhe revoltë te qytetarët të cilët e konsiderojnë si një kërkesë absurde. Një prej tyre është edhe aktori i njohur i humorit, […]

Lexo më shumë

Enca pozon nudo në plazhet e Shqipërisë

Enca pozon nudo në plazhet e Shqipërisë

Publikuar më 09.06.2021
Me rritjen e temperaturave, këngëtarja Enca Haxhia ka shijua...

Me rritjen e temperaturave, këngëtarja Enca Haxhia ka shijuar disa ditë të nxehta në plazh, ku ka shkrepur disa foto akoma më të zjarrta se temperaturat. Këngëtarja ka pozuar nudo teksa është “fshehur” pas një shkëmbi, ndërsa foton s’e kurse për fansat e saj në rrjete sociale. “Mu duk e lezetshme, mund ta fshij më vonë”- […]

Lexo më shumë