×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rusia kërcënon se do të godasë Britaninë e Madhe me raketa për 200 sekonda

Një tjetër zyrtar rus i Mbrojtjes ka ripërsëritur kërcënimet “për të zhdukur Britaninë pasi ajo nënshkroi marrëveshje të reja reciproke sigurie me Suedinë dhe Finlandën, duke shënuar një aleancë ndërkombëtare në rritje kundër Vladimir Putinit”, shkruajnë mediat britanike.

“Express.co.ok” raporton se Aleksey Zhuravlyov, një anëtar i Dumës ruse dhe aleat i Vladimir Putinit, ka deklaruar në TV shtetëror Rusia 1 se ishte “absolutisht legjitime” që Rusia të vinte në dyshim ekzistencën e Finlandës, shkruan Panorama. Zhuravlyov ka deklaruar se një raketë “Satan-2” mund të arrijë në Mbretërinë e Bashkuar nga Kaliningrad, një enklavë e vogël ruse në Evropë, brenda 200 sekondash.

“Finlanda duhet t’i jetë mirënjohëse Rusisë për vetë ekzistencën e saj”, thuhet të ketë shtuar zyrtari i mbrojtjes ruse.

Ai gjithashtu ka pretenduar se Rusia “nuk ka nevojë të ripozicionojë armët e saj bërthamore, pasi ato mund të godasin lehtësisht objektivat e tyre nga ku janë bërthamat e stacionuara aktualisht”.

Kërcënimet e fundit bërthamore që vijnë nga Rusia vetëm sa shtojnë frikën se pushtimi i Ukrainës mund ta çojë botën në luftë, shkruajnë mediat britanike.

“Nëse Finlanda dëshiron t’i bashkohet NATO-s, atëherë qëllimi ynë është absolutisht legjitim – të vëmë në dyshim ekzistencën e këtij shteti. Kjo është logjike. Nëse Shtetet e Bashkuara kërcënojnë shtetin tonë, këtu është raketa Sarmat [Satan-2] për ju dhe do të ketë hi bërthamor nga ju nëse mendoni se Rusia nuk duhet të ekzistojë. Dhe Finlanda thotë se është në një krah me SHBA-të. Epo, me radhë. Finlandezët në përgjithësi duhet t’i jenë mirënjohës Rusisë për shtetësinë e tyre, për faktin që Finlanda ekziston si një vend”, citohet te kete deklaruar per televizionin rus Zhuravlyov.

I pyetur nëse Rusia do të lëvizte armët bërthamore drejt kufirit të saj me Finlandën, ai thuhet se u përgjigj: “Për çfarë? Nuk kemi nevojë. Ne mund të godasim me një Sarmat nga Siberia dhe madje të arrijmë në Mbreterine e Bashkuar. Dhe nëse godasim nga Kaliningrad… koha e arritjes së hipersonikut është 200 sekonda. Në kufirin finlandez nuk do të kemi armë strategjike, por të klasit Kinzhal, një që do të arrijë në Finlandë për 20 sekonda, apo edhe 10 sekonda.”

Rusia ka thënë tashmë se do të detyrohet të ndërmarrë “hapa hakmarrëse” mbi vendimin e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, të cilin ajo tha se do ta bënte “pa vonesë” në fillim të kësaj jave. Zhuravlyov ka pretenduar gjithashtu se Finlanda po detyrohej të bashkohej me aleancën ushtarake NATO.

Ai i tha kanalit televiziv shtetëror rus se “Finlandezët nuk kanë asgjë për të ndarë me ne. Ata marrin më shumë se 90 për qind gaz, lëndë druri dhe shumë më tepër nga ne. Kujt i duhet lufta para së gjithash? Finlandezëve? Ata nuk kanë frikë se Rusia po i sulmon. Sigurisht, herët a vonë amerikanët do t’i detyrojnë ata ta bëjnë këtë. Ashtu siç e detyruan Ukrainën ta bëjë këtë, ata po përpiqen të detyrojnë Poloninë dhe Rumaninë dhe, siç tregon praktika, ata ia dalin. Është e pamundur të thuhet se Finlanda do të anëtarësohet në NATO dhe do të sillet ndaj nesh si më parë – kjo nuk do të ndodhë. Amerikanët do t’i nxisin ata në provokime”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Publikuar më 26.05.2022
Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbl...

Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbledhjen e kufomave nga kryqëzori “Moskva”, i cili u mbyt më 14 prill kur u sulmua nga ukrainasit. Kjo luftëanije konsiderohej si krenari detare e Rusisë. Në fakt, prindërit e marinarëve të zhdukur të anijes së Flotës së Detit të Zi deklarojnë hapur se rusët […]

Lexo më shumë

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Publikuar më 26.05.2022
Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi R...

Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ata që kanë kontribuar që gjithçka të shkonte mirë. “Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike […]

Lexo më shumë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Publikuar më 26.05.2022
Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas ...

Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të vendit më 24 shkurt, tha këshilltari i misionit të përhershëm ukrainas në OKB, Sergiy Dvornyk, gjatë një debati të mbajtur dje në selinë e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në konflikte të armatosura. “Rrëmbimi i të paktën 230,000 fëmijëve ukrainas, […]

Lexo më shumë

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë