×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Rusia e ka në dorë Europën’, çfarë ndodh nëse ndërpret furnizimin me gaz

Çdo katër vite, Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Gazit kryen një vlerësim të skenarëve të  mundshëm të fatkeqësive. Në fund të vitit të kaluar, ata analizuan 20 fatkeqësitë më të mëdha dhe arritën në përfundimin se “Infrastruktura europiane e gazit ofron fleksibilitet të mjaftueshëm për shtetet anëtare të BE-së për të garantuar furnizimin me gaz”.

Po çfarë do të ndodhë nëse Vladimir Putin do të pushtonte Ukrainën, Perëndimi do të sanksiononte Rusinë  dhe Putin do të hakmerrej duke mbyllur të gjitha tubacionet që transportojnë gazin rus në Perëndim? Në fakt ka ekzistuar prej kohësh mbyllja e tubacioneve të gazit nga Rusia, që përbën afërsisht një të tretën e gazit në Europë. Por sipas Thane Gustafson, një autor  edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik nuk i mbylli eksportet e gazit, raporton The economist.

Diplomatët europianë dhe amerikanë po përpiqen të sigurojnë rritjen e prodhimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) që do të dërgohet në Europë nga firmat e mëdha të energjisë në Amerikë dhe Katar, por ky është kryesisht teatër politik. Michael Stoppard i IHS Markit, një firmë kërkimore, mendon se ka pak kapacitet të lirë prodhimi jashtë Rusisë dhe se “furnizimi i shpejtë”  nuk mund ta ndihmojë shumë Europën, sepse “objektet e saj të eksportit po funksionojnë tashmë me kapacitet të reduktuar. Lajmi i mirë është se sistemi energjetik i Europës është më elastik se sa ishte gjatë krizës së vitit 2009.

Citigroup vlerëson se me normat historike të përdorimit për ato objekte që funksionojnë në 50% të kapacitetit ose më pak, rajoni teorikisht mund të përballojë mjaftueshëm për të zëvendësuar gati dy të tretat e importeve të gazit me tubacionet ruse. Pra, faktori kufizues nuk është kapaciteti i rigazifikimit, por furnizimi me gazin e lëngshëm. Meqenëse duhet një kohë e gjatë për të zgjeruar kapacitetet e reja të prodhimit dhe eksportit, shpresa më e mirë e Europës do të ishte të posedonte ngarkesat ekzistuese gazit të lëngshëm të destinuara fillimisht për diku tjetër.

Gjatë krizës së fundit të energjisë, një investitor theksoi se kur çmimet europiane u rritën trefish midis tetorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, “një flotë me gaz të lëngshëm” u dërgua në Europë.  Kjo kompensoi një rënie në importet e gazit rus. Firmat shtetërore kineze të energjisë, duke parë fitimet e shpejta nga çmimet e larta europiane të gazit, po kërkojnë të shesin dhjetëra dërgesa të gazit të lëngshëm. Massimo Di Odoardo nga Wood Mackenzie, një konsulencë, shton se për shkak se transportimi nga Amerika në Europë është më i shkurtër se në Azi, cisternat LNG mund të transportohen më lehtë. Gjithsesi, ai mendon se LNG shtesë mund të mbushë 15% të mungesës që do të rezultonte në një ndërprerje të plotë të gazit rus.

Dimri i hidhur i vitit të kaluar, së bashku me hezitimin e Gazprom për të mbushur njësitë e magazinimit që kontrollon në Europë, çuan depozitimin e gazit në nivele nën normën pesëvjeçare. Disa analistë besojnë se teprica e gazit mund të mbulojë edhe katër muaj në rast të një ndërprerjeje. Europa ka gjithashtu një armë sekrete.

Di Odoardo tregon për magazinat e tij masive, por pak të diskutuara të “rezervave të gazit”.  Për arsye teknike dhe sigurie, rregullatorët këmbëngulin që njësitë e magazinimit si shpellat e kripës dhe akuiferët  mbajnë një sasi të madhe gazi që nuk lançohet në treg. Analistët në Wood Mackenzie mendojnë se deri  një e dhjeta e këtyre rezervave mund të përdoret pa probleme. Nëse rregullatorët do të jepnin leje, siç mund të bënin në një krizë të shkaktuar nga lufta, ajo do të arrinte vlerën e një muaji të importeve ruse. Eksportet e gazit rus në Europë aktualisht arrijnë në rreth 230 milion metra kub në ditë (cm/d). Ai llogarit se kapaciteti i tepërt i rigazifikimit mund të arrijë rreth 50 milion cm/d. Rritja e thëngjillit dhe energjisë bërthamore, për shembull duke rindezur termocentralet e saposhfrytëzuara ose duke rritur faktorët e ngarkesës në ato të pashfrytëzuara, mund të shtojë ekuivalentin me 40 milion cm/d të tjera.

Me pak fjalë, Europa do të vuajë pasojat nëse Rusia ndërpret gazin. “Tregjet e burimeve të energjisë së kontinentit sapo kanë kaluar një goditje në fillim të dimrit. ‘JP Morgan Chase’ parashikon se, edhe pa ndërprerjen e gazit rus, Europa do të shpenzojë rreth 1 trilion dollarë për energji këtë vit, nga 500 miliardë dollarë në 2019. Nëse rajoni detyrohet të konsumojë rezervat e tij të gazit për t’i mbijetuar një ndërprerjeje të gazit rus, atëherë do t’i duhej të shpenzonte edhe më shumë gjatë verës për të mbushur rezervat e saj  dhe për të shmangur një krizë energjetike dimrin e ardhshëm.

Kjo është një perspektivë e pakëndshme. Por Rusia do të paguante një çmim më të madh për një afat më të gjatë. Një burim i industrisë vë në dukje se Gazprom ka të ngjarë të përballet me pasoja “masive” komerciale, duke filluar nga gjobat që paguhen për klientët deri tek bllokimi i shumave që depozitohen në Rusi për pagesat e kontratave. Gazprom do ta kishte të vështirë të siguronte ndonjë kontratë afatgjatë në Europë pas rënies së besueshmërisë. Dhe gazsjellësi ‘Nord Stream 2’, me siguri nuk do të ishte zgjidhja.  Siç argumenton Victor, një përdorim i tillë i armëve energjetike ndoshta do ta detyronte Europën të përpiqej shumë më shumë për të reduktuar varësinë e saj nga eksportet e gazit rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dy mbledhje të ndara në SHQUP, pendohen Alibeaj dhe Bardhi: Bojkotojmë zgjedhjen e presidentit, Rama prishi marrëveshjen me opozitën

Dy mbledhje të ndara në SHQUP, pendohen Alibeaj dhe Bardhi: Bojkotojmë zgjedhjen e presidentit, Rama prishi marrëveshjen me opozitën

Publikuar më 26.05.2022
Dy mbledhje paralele, me dy kryetarë po zhvillohen sot në se...

Dy mbledhje paralele, me dy kryetarë po zhvillohen sot në selinë blu. Njëri i zgjedhur pas një procesi të gjatë në PD, Sali Berisha i cili rikthehet në krye të kësaj partie 9 vjet pas dorëheqjes dhe Enkelejd Alibeaj i cili është kryetar i komanduar i PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, po diskutojnë me […]

Lexo më shumë

Plagosi qytetarin ndërsa pinin në lokal, efektivi i FNSH: Arma u shkrep pa dashje

Plagosi qytetarin ndërsa pinin në lokal, efektivi i FNSH: Arma u shkrep pa dashje

Publikuar më 26.05.2022
Gjykata ka lënë në burg efektivin e FNSH-së, Lutfi Gjyli, që...

Gjykata ka lënë në burg efektivin e FNSH-së, Lutfi Gjyli, që plagosi Myrtaz Likën në Kombinat teksa të dy ishin ulur në lokal së bashku. Në gjykata efektivi deklaroi se arma i është shkrepur pa dashje. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore efektivi 48-vjeçar e ka qëlluar me armë 60-vjecarin teksa po konsumonin […]

Lexo më shumë

Vrau kolegun brenda në komisariat, gjykata lë në burg Ludian Zaimin

Vrau kolegun brenda në komisariat, gjykata lë në burg Ludian Zaimin

Publikuar më 26.05.2022
Gjykata e Tiranës la në burg policin Ludian Zaimi, i cili vr...

Gjykata e Tiranës la në burg policin Ludian Zaimi, i cili vrau kolegun të dielën. Mësohet se Zaimi ka shfaqur pendesë të thellë për aktin e kryer. Efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ndodhi në kohën kur po ndaheshin detyrat brenda ambienteve […]

Lexo më shumë

Alibeaj mbledh 18 deputetë në PD, Berisha: Nuk ka asnjë autoritet, është vegla e Ramës

Alibeaj mbledh 18 deputetë në PD, Berisha: Nuk ka asnjë autoritet, është vegla e Ramës

Publikuar më 26.05.2022
18 deputetë janë të pranishëm deri më tani në mbledhjen e gr...

18 deputetë janë të pranishëm deri më tani në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa priten të diskutohen çështje të brendshme të Partisë Demokratike, por edhe për emrin e ri të Presidentit. Deputetët që marrin pjesë në mbledhje janë Emilja Koliqi, Flamur Hoxha, Kreshnik Çollaku, Kastriot Piroli, Saimir Korreshi, […]

Lexo më shumë

Priten arrestime të tjera, Nuredin Dumani ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit

Priten arrestime të tjera, Nuredin Dumani ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit

Publikuar më 26.05.2022
Një valë e dytë arrestimesh, pritet të pasojë operacionin “P...

Një valë e dytë arrestimesh, pritet të pasojë operacionin “Plumbi i Artë”, që po zhvillohet prej 1 jave nga prokuroria e posaçme SPAK dhe Policia e Shtetit, raporton Ora News. Dhjetëra kontrolle banesash, magazina, servise dhe disa vendgjarje, janë verifikuar nga oficerët e policisë, të cilët kanë pasur si mbështetje në teren oficerë të BKH-së dhe […]

Lexo më shumë

U qëllua me thikë ndërsa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

U qëllua me thikë ndërsa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

Publikuar më 26.05.2022
Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se godit...

Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se goditi me thikë 37-vjeçaren me origjinë shqiptare, Brunilda Halla në Vittoria provincë e Raguzës. Vrasësi i dyshuar u identifikua falë kamerave që rrethonin zonën. Thuhet se i dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e […]

Lexo më shumë

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Publikuar më 26.05.2022
Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbl...

Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbledhjen e kufomave nga kryqëzori “Moskva”, i cili u mbyt më 14 prill kur u sulmua nga ukrainasit. Kjo luftëanije konsiderohej si krenari detare e Rusisë. Në fakt, prindërit e marinarëve të zhdukur të anijes së Flotës së Detit të Zi deklarojnë hapur se rusët […]

Lexo më shumë

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Publikuar më 26.05.2022
Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi R...

Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ata që kanë kontribuar që gjithçka të shkonte mirë. “Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike […]

Lexo më shumë