×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Roland Bejko, drejtuar artistit Viktor Zhusti

Përshëndetje Viktor, uroj të jesh mirë. Të jesh pro a kundër prishjes së teatrit është e drejta jote sigurisht. Po një gjë nuk kuptova unë, si ka mundësi që ti të firmosësh symbyllurazi një peticion të bërë kushedi në ç’zyrë pushteti pasi qeveria dhe bashkia kanë marrë vendime të njëpasnjëshme për prishjen e godinës. Është non sens.

Megjithëse ti nuk je jurist a burokrat që ta dish që këshilli i bashkisë në bazë të ligjit nuk e ka kompetencë të marrë vendime për prishje godinash, për më tepër teatrin. Dhe për më tepër akoma kur Qeveria i kaloi në pronësi vetëm truallin bashkisë dhe jo godinën. Dhe në këto kushte, për çfarë duhej ai peticion? Kujt i drejtohej postum? Qeverisë? Bashkisë? Po ato e kanë marrë tashmë vendimin e prishjes. Si artist i lexuar, të paktën ti e di që peticionet janë atribute të të “dobëtëve”, të pambrojturve, si një mënyrë për ti adresuar qeverisë, “të fortit” dmth, një kërkesë me një tis të hollë revolte dhe pakënaqësie, apo dhe një farë kërcënimi brenda…etj. Kështu që pasi qeveria e kish marrë këtë vendim, peticioni juaj nuk vlen më në dobi të zgjidhjes së konfliktit

Aa, vlen për diçka. Ngaqë Edi Rama me konen e vet të bashkisë e dinë që është një vendimarrje jo legjitime, dhe për ti dhënë legjitimitet moral aktit të tyre në sytë e opinionit publik, përdorën firmën tuaj, emrin dhe reputacionin tuaj prej artistësh, si meikap.

Roland Bejko

Pas kësaj ti bën thirrje për zgjidhje të nyjes me djalog… Më fal Viktor, seriozisht e ke? Po Edi Rama sapo tha se ka 22 vjet që ka dash ta rafshonte godinën e Teatrit Kombëtar se i vret sytë.( Megjithëse mua më duket, si kompleks frojdian ky fiksimi i tij ndaj asaj godine dhe dje kam pyetur një ish mikun e tij të fëmijrisë se mos vallë ka pas ndonjë histori përdhunimi kur ka qenë fëmijë në kthinat e asaj godine…? Ç’ nuk bën te vaki në një shoqëri të frustruar e të mbyllur si ajo e asaj kohe. Ne kur ishim vgjël kemi gjet një oficer në një përua që përdhunonte një gomaricë…Se që masturbohej në bunker, e ke shkruar vet Rama në një tregim të tij). Nejse. A ka vend për dialog këtu?! Ai e ka qëlluar pabesisht dialogun me një plumb poshtë brinjve të trupës së artistëve, duke i hapur shoqërisë plagë të vjetra të konfliktit, e nga ana tjetër duke e fshehur armën e krimit mes gjetheve të rëna të peticioneve tuaja të pa vlera, e turpëruese. Mirë teatrin si vlerë historike e refuzoni, por ruani dinjitetin ooo burra, mos u koritni tani në pleqëri. Mendoni dhe zgjidhni si të doni, por mos u përdorni se një artist nuk është vetëm pasuri e vetes, por edhe i yni, i spektatorëve.

Të gjithë janë jo legjitimë në këtë çështje në një farë mënyre, në fakt, si ata që duan ta prishin dhe ata që po e mbrojnë. Askush nuk ka ekskluzivitetin për të qenë pronar i të vërtetës. Këto konflikte në demokracitë perëndimore zgjidhen me referendum ku shprehet sovrani pasi dështon djalogu. Por jo me arrogancën e forcës së pushtetit, as me manipulime hileqare peticionesh të njërës palë kundër tjetrës. Ja më thuaj mua, pse firma jote paska më shumë peshë e vlerë se e Budinës? Pse ke ti të drejtë dhe jo Budina, Rama dhe jo unë si qytetar, dhe anasjelltas? Zihen si gomari në hipi të botës. Është pasuri e sovranit, e askujt tjetër. Prandaj o Referendum, o përplasje civile për fat të keq, kur “i forti” nuk tërhiqet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Publikuar më 06.07.2020
Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të...

Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të kompozimit dhe të muzikës që ka njohur shekulli që lamë pas, kompozitori italian me famë botërore, Ennio Morricone. Pas ndarjes së tij nga jeta,familjarët e tij publikuan letrën e lamtumirës të shkruar nga vetë ai përpara vdekjes. Letra e tij e fundit e […]

Lexo më shumë

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikuar më 02.07.2020
Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që ...

Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që paraqet territoret e Arbërisë në vitin 1452, kohë kur në trojet shqiptare qeveriste Skënderbeu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkreli komenton se harta është ne kulmin e rezistencës shqiptare ndaj osmanëve, nga Gjiri i Kotorrit ne Gjirin e Lepantos, dhe zemrën e saj me […]

Lexo më shumë

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

Publikuar më 03.06.2020
Nga: Vasilika Laçi Ti nuk je fajtore! Përdhunimi nuk është f...

Nga: Vasilika Laçi Ti nuk je fajtore! Përdhunimi nuk është faji yt! Nuk ka rëndësi se ç’kishe veshur, sa ishte ora, ku ndodheshe, nëse ishe në gjendje të kthjellët apo jo. Ti nuk je fajtore! Fajtor është përdhunuesi! Fajtor është shteti, i cili është i paaftë që të mbrojë dhe garantojë jetën e sigurinë tonë. […]

Lexo më shumë

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Publikuar më 14.03.2020
Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashu...

Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashur mike, Prej ditësh ti, sikurse unë dhe të gjithë ne, je e ngujuar në shtëpi bashkë me të tutë. Po, drejt e thashë, je e ngujuar, jo e karantinuar. Kjo e fundit nuk është fjalë jona, por një term modernësh politikë, nga fjalori i […]

Lexo më shumë

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Publikuar më 29.11.2019
Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në...

Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në Tiranë. Takova gjithandej shumë njerëz e të gjithë një shqetësim kishin: gjendjen në Shqipëri pas tërmetit të rëndë të 26 Nëntorit. Të gjithë flisnin të shqetësuar e të gjithë ishin të gatshëm të ndihmonin me të gjitha mënyrat. Pranë hotelit ‘Grand’ takova qytetarë nga shumë […]

Lexo më shumë

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Publikuar më 27.11.2019
Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë ...

Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë humbur të afërmit nga shembja e shtëpive në Durrës dhe zona të tjera. Sot, lutjet tona janë për ata që janë ende nën rrënoja, që të dalin gjallë prej tyre. Sot, krenaria jonë është për ata njerëz, pa dallim, ushtarakë e civilë, që, […]

Lexo më shumë

Dokumenti, biseda e Isa Boletinit me sulltan Hamitin

Dokumenti, biseda e Isa Boletinit me sulltan Hamitin

Publikuar më 26.11.2019
Fatjon Merturi Ky shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar...

Fatjon Merturi Ky shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar në gjuhën frënge nga gazeta armene, «Pro Armenia», ilustron bisedën mes patriotit shqiptar, Isa Boletini, dhe sulltanit osman Abdul Hamid. Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, «L’Albanie», me vendodhje në Gjenevë (Zvicër). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të […]

Lexo më shumë

Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama!

Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama!

Publikuar më 25.11.2019
Elona Caslli Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama! Kockat do...

Elona Caslli Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama! Kockat do të fillojnë të bëjnë zhurmë si paralajmërim i kohës me shi dhe pasi shiu të ketë rënë do të thuash fjalinë që thuhet shpesh: “ Kockat e mia u liruan”. Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama! Ndonjëherë do të të duket […]

Lexo më shumë