×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rrjedhja masive e të dhënave ekspozon pasuritë e fshehura të liderëve globalë

Raportet nga mediat përshkruajnë sesi të pasurit përdorin parajsat tatimore për të lëvizur dhe ruajtur paratë

Një nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit financiar ka ekspozuar pasuritë e fshehura të qindra njerëzve të pasur dhe të fuqishëm në të gjithë botën, shkruan Financial Times.

Transaksionet financiare të dhjetëra liderëve botërorë, nga Mbreti Abdullah i Jordanisë tek ish -kryeministri britanik Tony Blair, ishin të detajuara dhe treguan sesi njerëzit më të pasur në botë përdorin parajsa tatimore në llogari përtej detit (offshore) për të ruajtur dhe lëvizur paratë e tyre.

Dokumentet, të cilat u zbuluan nga Konsorciumi Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) dhe u shpërndanë për disa media janë quajtur “Dokumentet Pandora”. Ata erdhën nga 14 organizata përtej detit dhe përmbanin më shumë të dhëna sesa Panama Papers, të cilat u zbuluan në vitin 2016 nga firma ligjore Mossack Fonseca.

Dokumentet, sipas mediave, tregojnë sesi Mbreti Abdullah II bleu fshehurazi prona me vlerë më shumë se 100 milionë dollarë në Londër, Uashington dhe Malibu, Kaliforni.

Mbreti thuhet se përdori një rrjet llogarish “offshore” për të blerë tre prona afër njëra tjetrës në Malibu për gati 70 milionë dollarë midis 2014 dhe 2017. Prona me madhësi të mesme, tha gazeta, përmban shtatë dhoma gjumi, nëntë banja, një palestër, një kinema dhe një pishinë.

Shtetet e Bashkuara i ofruan më shumë se 1.5 miliardë dollarë ndihmë Jordanisë në vitin 2020 – megjithëse avokatët e mbretit u thanë gazetarëve se ai nuk kishte keqpërdorur ndihmën ose paratë publike.

Tony dhe Cherie Blair, ndërkohë, u bënë pronarë të një zyre prej 6.5 milion paund në Marylebone në 2017 duke blerë një kompani të Ishujve të Virgjër Britanikë në pronësi të Zayed bin Rashid Alzayani, një minister i Bahrein. Transaksioni i kurseu atyre 312,000 paund në taksat e pronës.

Cherie Blair i tha Guardian se “nuk kishte asgjë të pazakontë ose të fshehtë në asnjë nga këto transaksione”, duke shtuar se ajo nuk e dinte identitetin e shitësve para se të blinte pronën.

Sipas dokumenteve, një grua ruse që thuhet se ishte në një lidhje me Vladimir Putinin, presidentin e Rusisë, u bë pronare e një apartamenti luksoz në Monte Carlo në 2003, vetëm disa javë pasi kishte lindur. Apartamenti, i cili kushtoi 3.6 milion euro dhe përfshinte dy vende parkimi dhe përdorimin e një pishine, u ble duke përdorur një kompani në Ishujt e Virgjër Britanikë.

As Kremlini dhe as gruaja, Svetlana Krivonogikh, nuk iu përgjigjën kërkesave të mediave për koment.

Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit, që është në pushtet prej 13 vitesh, u përmend gjithashtu në dokumente, të cilat detajuan sesi një rrjet kompanish “offshore” të lidhura me familjen dhe bashkëpunëtorët e tij ka tregtuar prona me vlerë rreth 400 milionë funte në Mbretërinë e Bashkuar. Familja bleu 17 prona, duke përfshirë një bllok zyrash prej 33 milionë funtesh në Londër për djalin 11-vjeçar të presidentit.

Familja Aliyev nuk iu përgjigj kërkesave të mediave për të komentuar.

Të tjera dokumente përfshijnë Andrej Babis, kryeministër i Republikës Çeke, i cili po përballet me rizgjedhjen këtë javë. ICIJ tha se Babis shpenzoi 22 milion dollarë përmes kompanive guaskë për një pronë të konsiderueshme, të njohur si Chateau Bigaud në jug të Francës.

Sipas ICIJ, më shumë se 330 politikanë dhe zyrtarë të lartë u përmendën në dokumente – përfshirë 35 udhëheqës të vendeve.

Të dhënat erdhën nga 14 ofrues të shërbimeve “offshore” me bazë në Panama, Sishel, Hong Kong, Ishujt e Virgjër Britanikë, Belize, Qipro, Zvicër dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dokumentet gjithashtu përfshinin informacione në lidhje me fondet në një numër shtetesh amerikane – përfshirë Dakotën e Jugut, Florida dhe Delaware – të cilat janë bërë vende gjithnjë e më të njohura për miliarderët që kërkojnë të parkojnë pasurinë e tyre./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qeveria Rama kërkon të marrë edhe 700 mln euro borxh të ri

Qeveria Rama kërkon të marrë edhe 700 mln euro borxh të ri

Publikuar më 13.10.2021
Shqipëria po bëhet gati të dalë në tregje ndërkombëtare për ...

Shqipëria po bëhet gati të dalë në tregje ndërkombëtare për një Eurobond të ri deri në vlerë 700 milion euro. Ministrja e Financave tha se borxhi i huaj do të merret për të mbuluar nevojat e buxhetit. Pas mbledhjes me ministrat, u bë me dije se qeveria ka përgatitur edhe një memorandum që do t’i […]

Lexo më shumë

“Rritja e çmimit të energjisë prek të varfrit”/ Heqja e TVSH-së për produktet e shportës, FMN del kundër

“Rritja e çmimit të energjisë prek të varfrit”/ Heqja e TVSH-së për produktet e shportës, FMN del kundër

Publikuar më 12.10.2021
Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, është s...

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, është shprehur kundër propozimeve të opozitës në vendin tonë, për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës. Sipas Yan Sun, kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në ulje të çmimeve, ndërkohë që theksoi se fokusi i qeverisë duhet të jenë shtresat në nevojë. Yan Sun u shpreh se:  […]

Lexo më shumë

Aplikohet për rritjen e çmimit të energjisë, OST kërkon tarifa më të larta, vendimi “në dorë” të Entit Rregullator të Energjisë

Aplikohet për rritjen e çmimit të energjisë, OST kërkon tarifa më të larta, vendimi “në dorë” të Entit Rregullator të Energjisë

Publikuar më 07.10.2021
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatori i Sistemi...

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e tarifave të shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë. Burime të sigurta i konfirmuan TV SCAN se niveli i kërkuar i rritjes së tarifave është i ngjashëm me aplikmet e viteve të kaluar, ndërkohë që do […]

Lexo më shumë

Guvernatori i BSH: Nëse rritja e çmimeve provohet më e fortë, rishikojmë politikën monetare

Guvernatori i BSH: Nëse rritja e çmimeve provohet më e fortë, rishikojmë politikën monetare

Publikuar më 06.10.2021
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot s...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv vitin e ardhshëm. Sejko bëri një panoramë të situatës ekonomike në vend, teksa theksoi se nëse rritja e çmimeve e paralajmëruar do të jetë më e fortë, Këshilli Mbikëqyrës do të […]

Lexo më shumë

Kostoja e energjisë është “galopante”/ Çmimi i gazit europian shënon një rekord të ri të lartë

Kostoja e energjisë është “galopante”/ Çmimi i gazit europian shënon një rekord të ri të lartë

Publikuar më 06.10.2021
Kontratat e gazit arritën nivele të reja në Europë sot, me ç...

Kontratat e gazit arritën nivele të reja në Europë sot, me çmimet galopante që krijuan kosto mbytëse të energjisë në prag të dimrit. Çmimi i referencës europiane, TTF holandeze (Transfer Facility), regjistroi një rritje prej 16.36% në 135.00 euro për megavat orë (MWh). Çmimi i gazit britanik, me shpërndarjen muajin tjetër, regjistroi një kërcim prej […]

Lexo më shumë

Samiti i BE-Ballkanin Perëndimor/ Presidenti i BEI-së, Werner Hoyer, nënvizon mbështetjen për transformimin e gjelbër dhe digjital

Samiti i BE-Ballkanin Perëndimor/ Presidenti i BEI-së, Werner Hoyer, nënvizon mbështetjen për transformimin e gjelbër dhe digjital

Publikuar më 06.10.2021
Në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Br...

Në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Brdo-pri-Kranju, Slloveni, Presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Werner Hoyer, i shoqëruar nga zëvendëspresidentja e BEI-t, Lilyana Pavlova, përsëriti mbështetjen e bankës së BE-së për integrimin e rajonit në BE, rimëkëmbjen e qëndrueshme nga pandemia e COVID-19 dhe digjitalizimin e tregut rajonal. Këto qëllime […]

Lexo më shumë

Konsumi këtë vit/ Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna, rriten blerjet e veshjeve e këpucëve

Konsumi këtë vit/ Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna, rriten blerjet e veshjeve e këpucëve

Publikuar më 17.09.2021
Konsumi ka shfaqur shenja gjallërimi në gjysmën e parë të kë...

Konsumi ka shfaqur shenja gjallërimi në gjysmën e parë të këtij viti, pas tkurrjes së fortë të tij në të njëjtën periudhë të një viti më parë, për shkak të efekteve të karantinës që u ndërmor menjëherë për të frenuar pasojat e pandemisë. Sipas të dhënave të detajuara mujore të INSTAT, në mars dhe në […]

Lexo më shumë

Pano Soko: Segmenti i Unazës do kushtojë 20 milionë euro për 1 km rrugë, shumë marramendëse

Pano Soko: Segmenti i Unazës do kushtojë 20 milionë euro për 1 km rrugë, shumë marramendëse

Publikuar më 15.09.2021
Në emisionin “Këndi i Pano Sokos”, u diskutua për shumat mar...

Në emisionin “Këndi i Pano Sokos”, u diskutua për shumat marramendëse që harxhon qeveria për të ndërtuar një 1 kilometër rrugë në segmentin e Astirit. Pano Soko thekson se një kilometër rrugë në segmentin e Unazës do kushtojë plot 20 milionë euro, shumë kjo marramendëse. “Ka kushtuar 60 milionë euro Byppasi i Fierit, një super […]

Lexo më shumë