
Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, është shprehur kundër propozimeve të opozitës në vendin tonë, për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës.
Sipas Yan Sun, kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në ulje të çmimeve, ndërkohë që theksoi se fokusi i qeverisë duhet të jenë shtresat në nevojë.
Yan Sun u shpreh se:
“Ne e shohim tranzitore çështjen e rritjeve të çmimeve, shteti duhet të synojë ata që vuajnë më shumë nga rritja e çmimeve, ne jemi kundër subvencioneve me bazë të gjerë, pasi nuk janë të barabarta. Mbështetja e synuar për familje me të ardhura të ulëta, subvencionet me bazë të gjerë, mund të inkurajojnë përdorimin më shumë të energjisë. Ne si FMN jemi kundër ndryshimeve të përkohshme tatimore, ulja e TVSH nuk përkthehet në ulje të çmimeve, dhe iu jep përfitime atyre që nuk kanë nevojë për ndihmë fiskale”.
Yan Sun tha se ekonomia shqiptare po përballet me disa sfida të rëndësishme. Ajo tha se qeveria është e vendosur për t’i adresuar.
“Duhet një strategji ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore. Autoritet shqiptare të rrisin të ardhurat, të zgjerojnë bazën tatimore, të shmangin abuzimet. Qeveria është e mirë vendosur për t’i adresuar këto sfida. Sistemi bankar ka mbetur stabël dhe likuid.
Synim duhet të jetë ulja e borxhit dhe e deficitit. Të menaxhohen drejt rreziqet që vijnë nga PPP, reforma në gjyqësor është e rëndësishme për të rritur konkurrencën”, tha ajo.
Drejtuesja e FMN-së u shpreh se rritja e çmimit të energjisë krijon pasiguri duke ndikuar te shtresat në nevojë prandaj kërkoi mbështetjen e tyre.
“Çmimi i energjisë krijon pasiguri. Kriza energjetike prek të varfrit. Sugjerojmë mbështetje për shtresat e varfra”.
Ajo rrëzoi propozimin e PD-së për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore. “Jemi kundër heqjes së TVSH-së për produktet ushqimore”, tha Sun.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply