Rritet numri të prekurve nga koronavirusi në Kosovë, ndalohet lëvizja e qytetarëve

Ka shkuar në 88 numri i të prekurve më Covid-19 në Kosovë. Rastet janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Të ndodhur në këto kushte qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka vendosur të ndjekë të njëjta skenare si shumë vende të tjera të prekura, duke kufizuar lëvizjen e  qytetarëve  dhe ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

Në mbledhjen e mbajtur ditën e djeshme është vendosur të ndalohet lëvizja përgjatë pasdites nga ora 17:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

“Sipas vendimit të ri të Qeverisë, ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00 përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë.

Ndalohet qarkullimi i qytetarëve në zonat (sheshet) e hapura të qyteteve të Republikës së Kosovës, përveç banorëve të këtyre zonave dhe personave të autorizuar nga organet përkatëse.

Farmacitë e liçensuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë. Farmacitë kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM  në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale.

Shkelësit e këtyre masave të përcaktuara me këtë Vendim do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi”-thuhet në këtë vendim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet