Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi, 85 persona në gjendje të rëndë

Ka shkuar në 1,314 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi, ku 82 raste të reja janë konfirmuar sot, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 49, pasi sot janë rregjistruar edhe 7 viktima të tjera nga COVID-19. Mediat greke bëjnë me dije që 85 persona janë në gjendje të rëndë. Raportohet se ata janë në terapi intensive dhe në gjendje kritike për jetën.

Mosha mesatare e të prekurve në Greqi është 64 vjeç dhe 66% e tyre janë meshkuj. Gjithashtu bëhet me dije se shumica nga viktimat e shkaktuara nga koronavirusi janë meshkuj. Ndërkohë raportohet gjithashtu edhe për 20 të infektuar të cilët janë pjesë e një ekuipazhi detar të cilët janë tashmë të prekur me COVID-19 dhe të izoluar.

Sakaq, kujtojmë se Qeveria Greke njoftoi një mbyllje totale të vendit, pasi rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten dhe është ndaluar i gjithë transporti josencial dhe lëvizja e njerëzve. Këtë që e bëri me dije Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis në një fjalim televiziv. Ai tha se grekët do të lejohen të shkojnë vetëm në punë, të blejnë ushqim ose ilaç, të vizitojnë një mjek, të ecin me një kafshë shtëpiake, të ushtrojnë vetë ose në grupe prej dy vetash. Ata duhet të kenë një letërnjoftim dhe arsyeja e lëvizjeve të tyre duhet të konfirmohet nga punëdhënësi i tyre ose nga vetë ata.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet