×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rrëfehet Lulzim Caka: Shteti më bëri atentat, mora informacion nga ministria e Brendshme

Lulzim Caka është një ndër emrat më të njohur të drejtësisë shqiptare, në 30 vite demokraci. Caka njihet si “i forti i Beratit”, “i tmerrshmi i Beratit” dhe akuzohet për shumë ngjarje kriminale mbi supet e tij.

Lulzim Caka është i lirë prej vitit 2019 kur akuzohet se ka arritur të dalë nga burgu me letra të falsifikuara. Ai është në Greqi momentalisht dhe ndodhet nën kërkim ndërkombëtar. Shqipëria e kërkon me interpol, por gjykata greke e ka konsideruar të gabuar kërkesën e Shqipërisë dhe nuk pranon ta ekstradojë.

“Unë ndihem mirë në shtetin grek e falënderoj që më njohu të drejtën që shteti im nuk ma ka njohur kurrë. Kam pasur një fëmijëri të vështirë si cdo shqitpar në kohën e diktaturës, jam rritur me kuaj, kam qenë kalorës. Me ndërrimin e sistemit dola jashtë shtetit”, tha ai.

Lulzim Caka momentalisht ka si oaz vetëm shtetin grek, nëse kalon në çdo shtet tjetër arrestohet. Bëmat e tij janë të shumta. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ndër të tjera ka zbuluar edhe se si ka mundur që të arratiset nga burgu i Fierit.

“Më doli babai në ëndërr dhe më tha çohu dhe ik në shtëpi. I thashë jam n? burg. Më tha merr këto dy kuaj dhe ik në shtëpi. Kur preva hekurat, pa ndihmën e askujt, e kam bërë me zotësinë time. Nuk ka faj asnjë polic, e kam lënë në gjumë. Edhe në mal kur kam shkuar kam gjetur 3 kuaj dhe jam arratisur”, tha ai.

Ai ka akuzuar shtetin se i kanë bërë atentat.

“Mua tre ditë para se të më bënin atentat shteti, më ka ardhur një njoftim një fonogram nga Ministria e Brendshme që të gjithë ata prototipat që kishin mbështetur spektrin e djathtë duhej të eleminoheshin fizikisht. Pse? Mua më kanë zënë 200 veta pritë, kam shpëtuar me 4 plumba në kokë. Mora një informacion një nga këta në radhët e policisë vjen ne fshat takon mamanë dhe vëllanë e i thotë dua të bisedoj me Lulin, i thotë Lulin do e vrasin. Kush? Shteti.

Sapo kishim nisur të ndërtonim një vilë, shkova të marr zhavorr dhe vetëm kur e shoh veten mes plumbave. Unë ka qenë me Xhevahir Celën duke ngarë motorin shokun tim e ka kapur plumbi në ballë”, tha ai.

lulzim caka

Pyetje: Djali i tezes tuaj Bujar Sulaj që njihet si Loshi i Karbunarës mendohet se ju ka rekrutuar si ka qenë e vërteta?

Lulzim Caka: Loshi i Karbunarës nuk ka qenë kriminel si e përshkruajnë ata, ka qenë djalë i thjeshtë, djal king, i respektueshëm, i shkonte fjala dhe nuk mund ë quhem në bandë me djalin e tezes.

Pyetje: A ishte e vërtetë që ju ishit pjesë e bandës?

Lulzim Caka: Unë kam qenë gjithmonë individ, unë s’kam asnjë anëtar bande, s’kemi pasur probleme të asnjë natyre që ne të krijonim bandë pse duhet të krijonim bandë ne? Ne bandë u quajtëm se kemi pasur bindje të djathta. Ne jemi të djathtë, nuk bëhem dot i majtë. Me ndërrimin e sistemit ne kemi qenë të parët që kemi dalë në fushata duke përkrahur spektrin e djathtë nga Berisha e të gjithë me radhë.

Pyetje: Për flitet se keni vrarë Pëllumb Eminin

Lulzim Caka: Jam akuzuar për atë ngjarje, di që e ka vrarë një 13-14 vjecar, nuk kam asnjë lidhje me të, më është bërë atentat nga policia e pastaj jam arrestuar, kur e kanë qe isha i pafajshëm është futur dhe ky në liste që gjoja unë kam vrarë Pëllumb Eminin.
Po të ma kishin bërë ashtu si ia ka bërë atë personi, unë do e kisha vrarë.

Unë i jam drejtuar Gjykatës Evropiane, do i drejtohem e një herë kur të marr pafajësinë gjykatës e prokurorisë, nëse ata nuk më japin të drejtën, nëse nuk çojnë para drejtësisë ata që janë gjallë ose ti vënë etiketimin atyre që kanë vdekur unë do vendos Kanunin.

“Kush e bën ndërmend me vdek qeveri bëhet vet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Publikuar më 27.06.2022
Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini d...

Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini dhe për qëndrimin e tij prokosovar. Ai ka thënë se në librin e tij, kishte shkruar për masakrat që kishin ndodhur në Kosovë nga shteti serb dhe se nuk pret rregullim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përderisa në krye të shtetit të Serbisë është Presidenti Aleksandar Vuçiqi. “Nga Dritarja […]

Lexo më shumë

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Publikuar më 27.06.2022
Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vij...

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”! Kryeministri Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë […]

Lexo më shumë

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Publikuar më 27.06.2022
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothua...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothuajse serioz flakët që pushtuan për katër ditë me radhë ishullin e Sazanit. Gjatë debatit në Komision me deputetin e PD Ferdinant Xhaferaj, Peleshi u shpreh se çështja e zjarrit në Sazan është bërë sikur të ishte bërë nami. “Ne kemi pasur një zjarr pothuajse serioz në […]

Lexo më shumë