
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Shtetasi është identifikuar si K. L., 25 vjeç, banues në Arapaj Durrës.
Ndërkohë nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: B. Ç., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” në gjendje të dehur dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.
Po ashtu shtetasi M., 21 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi” pa leje drejtimi dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale, është arrestuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply