×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rovena Voda- manuali perfekt i SPAK-ut për “cironka”

Arben Rrozhani

Rovena Voda sapo kishte hapur një zyrë avokatie për të siguruar mbijetesën për familjen ku burrë e grua ishin pa punë dhe të ardhurat e vetme ishin dy pensione mjerane.

Por nuk do të ketë mundësi të shkojë, sepse sot Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të dhe dy “bashkëpunëtoret” e saj, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, të kapura në përgjime të rastësishme se kishin marrë/ofruar 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk të këmbim të një vendi pune në administratën shtetërore.

Juristja 45-vjeccare tashmë është shkatërruar moralisht, profesionalisht dhe financiarisht. Prej 26 nëntorit 2019, kur tërmeti dëmtoi rëndë pallatin ku jetonte me familjen në Durrës, Rovena Voda, bashkëshorti, prindërit e tij pensionistë dhe 2 vajzat jetojnë në Tiranë, në një banesë me qira.

Bashkëshorti i saj, Aurel Voda, ishte shkarkuar nga detyra si drejtor në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor më 23 tetor 2019 nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pas disa komenteve në “Facebook”, ku kishte përdorur fjalor të ulët si përgjigje ndaj reagimeve të një komenti që kishte bërë për dështimin e hapjes së negociatave të BE-së për Shqipërinë. Bashkëshorti i ish-zëvendësministres së Brendshme, që u bë shembull për “etikën zyrtare”, me origjinë të hershme nga Vunoi i Himarës, thuhej se kishte një lidhje të largët me familjen e kryeministrit Rama. Ai do të largohej më pas edhe nga një detyrë tjetër e rangut më të ulët, për të mbetur pa punë.

Bashkëshortja do ta ndiqte një vit më pas, kur qeveria e shkarkoi nga detyra e zv.ministres së Brendshme gjatë mbledhjes së 30 korrikut 2020.

Largimi nga detyra, edhe sot ende pa motiv, ishte goditja e papritur për zyrtaren që ishte bërë fytyra e qeverisë pas tërmetit që rrënoi një pjesë të madhe të ndërtesave në Durrës, bashkë me pallatin ku jetonte familjarisht. Deri dy muaj para shkarkimit ishte deleguar për të ndjekur nga afër procesin e vlerësimit të dëmeve në ndërtesa, ndihmën për familjet e pastreha, sistemimin e tyre nëpër hotele apo shtëpi me qira, sicc përfundoi edhe vetë, apo shpërndarjen e ushqimeve nga qeveria.

SPAK sot e akuzon se kishte marrë rryshfet për një vend pune në administratën publike. Provat kundër saj janë aludimet se brenda zarfit ishin 1 mijë euro (askush nuk e di se mund të ishin edhe 1 mijë lekë). “Provë e fortë” kundër ish-zv.ministres është edhe marrja e një arke me peshk në portin e vendlindjes, kur, në këtë rast ajo mund të akuzohej se kishte përdorur mjetin e ministrisë, për një punë private.

Por SPAK-ut, tani i duhet, një listë me zyrtarë dhe ish-zyrtarë që bien në rrjetën e “drejtësisë së re”. Ai nuk guxon të shkojë te Arben Ahmetaj që është etiketuar si “tigri i korrupsionit”; Ilir Beqja që ideoi PPP-të 320 milionë euro të falimentimit të sistemit shëndetësor; Damian Gjiknuri apo Belinda Balluku të projekteve korruptive infrastrukturore(ku 1 km trase kushton 20 milionë euro), që po ccojnë borxhin e Shqipërisë mbi 80 për qind; Blendi Klosi i inceneratorëve dhe HEC-eve në zona të mbrojtura dhe burime jetikë për komunitetet vendase; Erjon Veliaj i genocidit 6-vjeccar mbi Tiranën me ndërtimet ku pastrohen miliarda euro, takaat e tarifat e rritura dhe dhunën e shfrenuar ndaj qytetarëve; dhjetra zyrtarë të lartë, kryebashkiakë dhe drejtorë të cilëve u kanë sosur emrat e familjarëve dhe të afërmve për të fheshur pasuritë e krijuara mbi krim dhe korrupsion.

Kanë gjetur një grua të flakur në rrugë të madhe, duke i ngarkuar një “arkë me peshk”, për të brohoritur se kanë kapur “peshkaqenin”, që gajaset me “drejtësinë e re”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me shpejtësi deri në 157 km/h, iu hiqet patenta 25 shoferëve, arrestohen 9. Qindra gjoba në 24 orët e fundit

Me shpejtësi deri në 157 km/h, iu hiqet patenta 25 shoferëve, arrestohen 9. Qindra gjoba në 24 orët e fundit

Publikuar më 19.09.2021
Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha a...

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore nacionale, në zonat bregdetare, në zonat urbane e akset që lidhin njësitë administrative, duke përdorur radarë, dronë e patrulla të lëvizshme, të pajisura me automjete, të pauniformuara, kamera e aparate fotografike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Si rezultat i kontrolleve me […]

Lexo më shumë

Kosova regjistron 10 viktima me koronavirus

Kosova regjistron 10 viktima me koronavirus

Publikuar më 19.09.2021
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dielën janë regji...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 10 viktima me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 5.798 mostrave. Këto shifra nënkuptojnë se 2.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Sipas autoriteteve 2.261 persona janë […]

Lexo më shumë

Dy ngjarje të rënda brenda 10 minutave në Tiranë, humbin jetën dy persona

Dy ngjarje të rënda brenda 10 minutave në Tiranë, humbin jetën dy persona

Publikuar më 19.09.2021
Dy persona kanë humbur jetën në kryeqytet këtë të dielë, pas...

Dy persona kanë humbur jetën në kryeqytet këtë të dielë, pasi kanë rënë nga lartësia. Ngjarjet kanë ndodhur në harkun kohor të 10 minutave nga njëra-tjetra. Sipas policisë, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Ndërsa në […]

Lexo më shumë

Vështirësohet gjetja e minatorit në Bulqizë, shembje tjetër në thellësinë 450 metër të minierës

Vështirësohet gjetja e minatorit në Bulqizë, shembje tjetër në thellësinë 450 metër të minierës

Publikuar më 19.09.2021
Është rikthyer në pikën zero puna për gjetjen e 61-vjeçarit ...

Është rikthyer në pikën zero puna për gjetjen e 61-vjeçarit Muharrem Plaku i cili ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës D në minierën e Bulqizës. Burime nga grupi i kërkim shpëtimit bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër shembje masive në thellësinë 450 metra të minierës, […]

Lexo më shumë

Inskenoi djegien e tij në Pukë, por u gjet gjallë, del fotoja e Pecorellit i maskuar

Inskenoi djegien e tij në Pukë, por u gjet gjallë, del fotoja e Pecorellit i maskuar

Publikuar më 19.09.2021
Është publikuar fotoja e biznesmenit Italian Davide Pecorell...

Është publikuar fotoja e biznesmenit Italian Davide Pecorelli i gjetur në një ishull në Itali 8 muaj pasi inskenoi djegien e tij brenda një makine në një fshat të Pukës. Në këtë foto shihet se si ai ishte maskuar në mënyrë që të mos njihej. Biznesmeni italian Davide Pecorelli nuk vdiq i vrarë në makinën […]

Lexo më shumë

“Jam polic”, arrestohet një 26 vjeçar në Tiranë që kundërshtoi Blutë e kryeqytetit. Në pranga 10 të tjerë për vepra të ndryshme

“Jam polic”, arrestohet një 26 vjeçar në Tiranë që kundërshtoi Blutë e kryeqytetit. Në pranga 10 të tjerë për vepra të ndryshme

Publikuar më 19.09.2021
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në Kombi...

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në Kombinat. I arrestuari mësohet se është K. B. Ky person ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në moshë të re Ilir Dashi, ish-aktori, ish-biznesmeni, ish-politikani, prej më shumë se një viti jetonte në Afrikë

Ndahet nga jeta në moshë të re Ilir Dashi, ish-aktori, ish-biznesmeni, ish-politikani, prej më shumë se një viti jetonte në Afrikë

Publikuar më 19.09.2021
Ndahet nga jeta Ilir Dashi. Karrierën e tij fillimisht e fil...

Ndahet nga jeta Ilir Dashi. Karrierën e tij fillimisht e filloi si aktor filmash, e vazhdoi si biznesmen me përfaqësinë e kompanisë Orbit, dhe hoqi dorë prej saj pasi mori një ftesë nga LSI për të qenë përfaqësues i kësaj force politike, së cilës, i shërbeu në disa detyra të rëndësishme shtetërore, që nga kryetar […]

Lexo më shumë

“Fillimisht kisha pak frikë ku do më çojnë”, ‘Zogu i Tiranës’ rrëfen jetën në burg: Kam qenë me 1000 burra, dikush më jepte fruta dhe dikush tjetër …

“Fillimisht kisha pak frikë ku do më çojnë”, ‘Zogu i Tiranës’ rrëfen jetën në burg: Kam qenë me 1000 burra, dikush më jepte fruta dhe dikush tjetër …

Publikuar më 19.09.2021
Hermes Nikaj, i njohur në botën e televizionit si Zogu i Tir...

Hermes Nikaj, i njohur në botën e televizionit si Zogu i Tiranës, ka folur për herë të parë, pas arrestimit si i përfshirë në një rrjet prostitucioni. Ai ka folur për OraNews, lidhur me eksperiencën që kaloi në burg, ku sipas tij, të burgosurit e kanë mbajtur në “pëllëmbë të dorës”. “Fillimisht e kisha pak […]

Lexo më shumë