×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rona Nishliu: Muzika i bashkon njerëzit

Rona Nishliu u bë e njohur, kur prezantoi Shqipërinë në Eurovizion. Ajo e vazhdon aktivitetin me grupin e saj muzikor të etno-jazz-it kudo në Europë. Së fundmi ky grup erdhi në Köln për një koncert, i ftuar nga UraCult.

DW: Etno Jazz-i ballkanik gërsheton traditën ballkanike me jazz-in bashkëkohor. Çfarë shikoni ju si të veçantë në këtë muzikë dhe sa ju ka frymëzuar ajo për albumin tuaj të fundit?

Rona Nishliu: Veçantia e grupit tonë dhe trajtimi muzikor që ju bëjmë këngëve të vjetra shqipe është një lloj eksperimentimi në nivel tepër personal, të këngëve, me të cilat jemi rritur, këngëve që kujtojmë prej vegjëlisë ose momenteve të ndryshme në shkollë me shoqëri. Kryesisht në familje, sepse këto janë këngë të vjetra, të cilat në festa të ndryshme apo në momente të vuajtjes apo pikëllimit na kanë shoqëruar, si edhe në muzikën e kombeve tjera. Thjesht e kemi ndjerë të nevojshme si muzikantë të promovojmë tabanin shqiptar, pot jo vetëm kaq, por kemi vazhduar me prekjen e traditave të tjera, sepse besojmë që kanë ndikuar shumë në muzikën shqiptare, siç është tradita e muzikës rome. Pra veçantia është trajtimi i muzikës së vjetër ashtu si e ndjejmë ne.

DW: A nuk është një sfidë trajtimi apo transformimi i muzikës së vjetër në Jazz?

Rona Nishliu: Kalimi nga muzika e vjetër në Jazz ka qenë shumë i natyrshëm. Unë kam filluar të merrem me ripunimin e këtyre këngëve prej vitit 2008, atëherë kam qenë e ftuar në RTK për të interpretuar “Bareshën”, dhe nuk kisha dëshirë që këtë këngë ta interpretoj me orkestrën e madhe, por desha të paraqitem në një version tjetër. Ky ka qenë një moment, një shkëndijë, ku për mua u hap një rrugë e re, një dimension tjetër, ku arrita të gjej edhe veten në kombinimin e muzikës “Free Jazz” me atë të vjetër. Kjo më dha mundësinë që ta transformoj muzikën e vjetër në diçka krejt tjetër. Edhe nëse publiku ndoshta nuk e njihte këtë muzikë të vjetër, ky transformim mund të jetë një shtysje për të zbuluar versionin origjinal.

 Band Rona Nishliu Quartett. (DW/B. Cani)Rona Nishliu Quartett në Köln

DW: Në albumin tuaj të fundit “Mindili” njëra nga këngët është „Mallëngjimi”. A i dedikohet kjo këngë diasporës shqiptare?

Rona Nishliu: Kur mbaruam regjistrimin e albumit atëherë pamë që plot këngë iu referohen mërgimtarëve. Mirëpo nuk ka qenë ky qëllimi, por kemi dashur të gjejmë materiale shumë të bukura dhe përveç muzikës që nuk ka autor, ajo tradicionale, të zgjedhim edhe disa këngë me autorë, të cilët jetojnë edhe tani. Kështu kam vendosur që të zgjedh këngën “Mallëngjimi”, në mënyrë që të shfaq mirënjohje edhe për kompozitorin e kësaj kënge. Nuk ka qenë diçka e llogaritur për mërgimtarët, por ka ardhur nga sinqeriteti dhe dëshira për të promovuar muzikë të mirë shqiptare. Kjo këngë i dedikohet jo vetëm shqiptarëve, por të gjithëve që jetojnë jashtë atdheut.

DW: Muzika Jazz në shqip ka arritur tanimë publikun ndërkombëtar, mund të shihet kjo edhe si një promovim i kulturës dhe traditës shqiptare në përgjithësi?

Rona Nishliu: Me thënë të drejtën për artistët që jetojnë në Kosovë është e vështirë për të promovuar kulturën tonë jashtë vendit, për shumë arsye. Por shpresojmë që në të ardhmen të mund të jemi më shumë prezentë, gjithsesi prezantimet e kulturës dhe muzikës tonë mundësohen ma së shumti nga shoqatat shqiptare, të cilat punojnë shumë atë drejtim. Në sajë të tyre jemi edhe ne këtu. Por pa dyshim do të doja të jemi shumë më prezentë për të promovuar jo vetëm kulturën shqiptare, por edhe karakteristikat e muzikës së Kosovës, sepse është një rajon shumë i veçantë nga ku vijmë edhe ne. E në albumin e dytë kemi sjellë kryesisht këngë që vijnë nga rajoni i Kosovës, me disa përjashtime të këngëve nga pjesa e Maqedonisë dhe nga jugu i Shqipërisë.

DW:  Në grupin tuaj keni edhe një muzikant nga Maqedonia e Veriut, keni po ashtu muzikë të komunitetit rom në album, a është i vështirë bashkëpunimi me muzikantët nga vendet e tjera?

Rona Nishliu: Muzika është gjuha më e bukur e njerëzimit dhe ajo ofron mundësi për të shfrytëzuar tradita të ndryshme dhe për t’i risjellë ata në variante që ne kemi dëshirë. Muzika ka bashkuar shumë njerëz, sikur këtu sonte që nuk kishte vetëm shqiptarë, por edhe njerëz nga komunitetet e tjera. Pa marrë parasysh në çfarë gjuhe këndon, muzika ju flet njerëzve, sepse është një komunikim i drejtëpërdrejtë, i sinqertë dhe shumë i pastër pa manipulime. Vetëm nga dashuria për muzikën kemi arritur të bashkëpunojmë jo vetëm me Kirilin (pjesëtar i grupit) por edhe me muzikantë nga vende të tjera të rajonit. Tani kemi një rritje të bashkëpunimit me Jazz muzikant nga Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.

DW: Çfarë roli luajn shoqata të tilla si UraCult në përhapjen e muzikës ballkanike në skenën ndërkombëtare?

Rona Nishliu: Vetëm shoqatat ndoshta e kanë të vështirë të promovojnë posaçërisht muzikën, sepse kanë edhe programe të tjera të arteve të ndryshme, gjithësesi është për t’i falënderuar për këtë inciativë që na ftuan neve edhe të gjithë artistët apo muzikantët e tjerë që promovojnë kulturat tona. Por do të kisha preferuar që jo vetëm shoqatat shqiptare si për shembull këtu në Gjermani, por edhe shoqatat e Ballkanit të bëhen bashkë dhe të sjellin diçka të veçantë nga rajoni, në një skenë të përbashkët. Ne si muzikantë mundohemi të bashkëpunojmë, pse mos të jetë kështu edhe tek shoqatat. Jo vetëm në muzikë, por edhe në film dhe artet e tjera.

ESC 2012 Das Finale (Reuters)
Rona Nishliu në finalen e Eurovizion 2012

DW: Cilën do quanit si këngë sintezë në albumin e fundit, ajo më e veçanta?

Rona Nishliu: Është shumë e vështirë që të veçoj njërën, sepse i dua të gjitha, se jam rritur me ato këngë. Megjithatë është kënga e një njeriu që nuk ka qenë autor këngësh, por thjesht një njeri që i ka dashur shumë vargjet dhe muzikën, që ka jetuar jashtë vendit, sepse ka punuar për çështje kombëtare. Është kënga e Jusuf Gërvallës, “Rruga që shkela dikur”, ku ai këndon për mallin që ka për shtëpinë ku nëna e tij jeton, që nuk e ka parë me vite të tëra. Këtë këngë e kam tepër për zemër, sepse edhe unë vij nga qyteti i Mitrovicës dhe kam jetuar në pjesën veriore, pra në pjesën, ku unë nuk mundem më të shkoj në shtëpinë time dhe kjo këngë, ky tregim më lidh jashtëzakonisht shumë me atë ndjenjë. Edhe pse autori ka jetuar jashtë vendit, unë jetoj aty, por nuk mundem të shkoj në anën tjetër për shkaqe politike dhe të sigurisë as edhe për një vizitë të shkurtër.

DW: A është kjo mënyra juaj si këngëtare për të mos i humbur kujtimet familjare dhe të fëmijërisë? 

Rona Nishliu: Padiskutim për këngëtarin kjo duhet të jetë qenësore, në qoftë se nuk ka diçka personale apo nuk je pjesë e interpretimit të një kënge nuk mundesh të jesh i sinqertë. Pavarësisht nga ajo që shumë nuk pajtohen me këtë, sepse ata e shohin muzikën si aktrim dhe e kanë të drejtë ta bëjnë ashtu, por unë besoj, se shumë më e fuqishme është nëse ato vargje, ajo muzikë të zhvendos në një situatë, të cilën e ke kaluar apo në të cilën po kalon. Sepse ato fjalë janë domethënëse dhe i përkasin historisë tënde.

Intervistën me Rona Nishliun, e zhvilloi Arbër Bajrami pas koncertit të Rona Nishliu Quartett, organizuar nga shoqata kulturore UraCult në Këln. Rona Nishliu prezantoi Shqipërin në Eurovizion në vitin 2012. Në grupin Rona Nishliu Quartett janë edhe muzikantët Kiril Tufekcievski, Nesim Maxhuni dhe Edon Ramadani. Ne vitin 2015 grupi debutoi me albumin “Me motivet tona” dhe në fillim të vitit prezantuan edhe albumin e dytë “Mindili”. /DW/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Publikuar më 13.07.2020
Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i ...

Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i çdo dite tonën. Zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e verës prej disa javësh dhe sigurisht që në këtë kohë nuk mund të mungojnë disa sugjerime për librat më të mirë që duhen lexuar pranë bregut të detit, në një shtëpi në mal, apo kudo ku […]

Lexo më shumë

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Publikuar më 10.07.2020
Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të...

Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ktheu pas në vite të gjithë studiuesit e lexuesit e rregullt në themelimin e institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend. Në hollin e Muzeut Kombëtar u ekspozuan ditën e sotme lajmet nga shtypi i kohës nga viti 1920 që njoftonin themelimin e Bibliotekës Kombëtare. Të pranishëm […]

Lexo më shumë

“Tani as byrek nuk blejnë”, pandemia godet rëndë artizanët: Na mungojnë turistët për t’u shitur punimet

“Tani as byrek nuk blejnë”, pandemia godet rëndë artizanët: Na mungojnë turistët për t’u shitur punimet

Publikuar më 10.07.2020
Artizanët nga vende të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën sot...

Artizanët nga vende të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën sot në një panair në Pazarin e Ri.  Artizanët tregojnë se pandemia i ka goditur rëndë financat e tyre, sepse këtë vit mungojnë turistët dhe emigrantët që blinin punimet e tyre. Lorena Resulaj Tirana mirëpriti në edicionin e tretë disa nga artizanët e Shqipërisë, kontribuuesit më […]

Lexo më shumë

“Pas lindjes së mbesës, më vdiq nëna”/ Abaz Hadon nuk e ndalin tërmeti, pandemia e as sëmundja e gruas

“Pas lindjes së mbesës, më vdiq nëna”/ Abaz Hadon nuk e ndalin tërmeti, pandemia e as sëmundja e gruas

Publikuar më 09.07.2020
Piktori i mirënjohur Abaz Hado çel ekspozitën personale “Fit...

Piktori i mirënjohur Abaz Hado çel ekspozitën personale “Fituam jetën”. Artisti tregon pse nuk u ndal së krijuari as në momentet më të vështira të jetës dhe flet për konceptin e ekspozitës së ardhshme që do të godasë fenomenet më shqetësuese të shoqërisë, si prostitucioni apo varësia nga teknologjia. Lorena Resulaj Pandemia i izoloi të […]

Lexo më shumë

Debati për Camajn/ Akademia e Shkencave citon Kadarenë: Është një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë

Debati për Camajn/ Akademia e Shkencave citon Kadarenë: Është një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë

Publikuar më 09.07.2020
Akademia e Shkencave ka reaguar lidhur me debatin e krijuar ...

Akademia e Shkencave ka reaguar lidhur me debatin e krijuar së fundmi lidhur me shkrimtarët Martin Camajn dhe Ernest Koliqin, pas publikimit të një artikulli studimor nga Auron Tare ku pretendohet se shkrimtarët kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja të inteligjencës. Duke cituar Ismail Kadarenë lidhur me Martin Camajn, Akademia shkruan: Është një nga […]

Lexo më shumë

Një serial për familjen Haklaj, zbulohet kush do të luajë rolin e Fatmirit

Një serial për familjen Haklaj, zbulohet kush do të luajë rolin e Fatmirit

Publikuar më 08.07.2020
Një serial me 4 seri dedikuar ngjarjeve të bujshme në Tropoj...

Një serial me 4 seri dedikuar ngjarjeve të bujshme në Tropojë gjatë viteve 1990-2000, me në qendër familjen Hakaj, pritet të publikohet së shpejti. Filmi do të mbajë titullin “Haklaj” dhe është mësuar se është ideuar nga një regjisor suedezo-amerikan në bashkëpunim me një regjisor shqiptar nga Kosova. Regjisorët kanë vendosur që rolin e personazhit […]

Lexo më shumë

Arrestohen hajdutët e veprave antike, flasin arkeologët: Ja nga ku mund të jenë vjedhur

Arrestohen hajdutët e veprave antike, flasin arkeologët: Ja nga ku mund të jenë vjedhur

Publikuar më 07.07.2020
Sot policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Antikat”, ...

Sot policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Antikat”, pas së cilit kanë rënë në pranga 3 persona. Policia ka arrestuar shtetasin A. V., 49 vjeç, banues në Fier, që siguronte veprat e artit dhe dy të tjerë që gjenin klientelën për t’i shitur veprat e artit të vjedhura. Është bërë e ditur se veprat e […]

Lexo më shumë

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Publikuar më 07.07.2020
Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për ...

Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për dy shkrimtarët e shquar shqiptarë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka nxitur një debat të madh mes studiuesve të letërsisë shqipe e jo vetëm. Në një studim prej 37 faqesh, Tare ngre pretendimet se dy figurat më të njohura të kulturës së vendit kanë bashkëpunuar […]

Lexo më shumë