
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona. Ndeshja doli me rezultatin 1-0 për Romën, ndaj tifozët dolën në rrugët e Italisë për të fituar një trofe që kishte munguar për 14 vite.
Rreth një mijë tifozë prisnin uljen e ekipit në Romë megjithëse mbërriti rreth orës 04:45. Autobusi me ekipin nuk kaloi mes tifozëve për arsye të rendit publik. Ndërsa rreth 100 persona prisnin autobusin që mbërriti në orën 05:15, Pellegrini mbante trofeun pranë shoferit, ndërsa lojtarët e tjerë përjetuan atmosferën teksa filmonin të gjithë tifozët që ishin pranë tyre. Festa nuk mbaroi këtu. Më pas, i gjithë ekipi u ngjit në tarracën e pallatit në Piazzale Dino Viola. Secili prej lojtarëve dilte me kupën në dorë dhe thoshte “ole” para tifozëve. Kapiteni i Romës, Pellegrini mori fjalën: “Ky trofe është për ju, forca Roma.”
Më pas të gjithë lojtarët ngritën kupën para romanëve deri te José Mourinho i cili falënderoi tifozët. Sot festa do të vazhdojë, Roma po organizon një event për një tjetër falënderim për tifozët që i kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit.
Dhunë në Roterdam
Pas humbjes së Feyenoord në finalen e Ligës së Konferencës, policia në Roterdam arrestoi 72 persona sepse shkatërruan trazira në qytet. Policia ndërhyri në zona të ndryshme si në Coolsingel, Hofplein dhe Weena dhe qytetit iu kthye qetësia rreth orës 1 të mëngjesit.
Sipas mediave holandeze, priten arrestime të tjera. Ndërkohë atmosfera ka qenë e mirë në prag dhe gjatë ndeshjes, por humbja duket se i ka mërzitur shumë tifozët. Ata shkatërruan objekte, thyen xhama, goditën një tramvaj dhe një autobus. Biçikletat dhe skuterat u shpërndanë nëpër rrugët e qytetit. Ndërsa dy efektivë policie u plagosën nga një gotë dhe gur e hedhur nga tifozët e revoltuar. Të dy morën dëmtime të lehta. Ndërkohë po punohet që të sekuestrohen pamjet e bizneseve në mënyrë që të zbulohet se kush është përgjegjës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply