×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rinisin fluturimet/ TIA bën njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhë me udhëtarët që kanë prerë biletat për Dubai

Pasi ministrja Balluku dha lajmin për rinisjen e fluturimeve ka ardhur edhe reagimi i Aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, i cili përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka informuar të gjithë udhëtarët se nga nesër do të fillojnë fluturimet.

Sipas TIA, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021, por ende nuk ka një orar zyrtar për nisjen e fluturimeve.

Ndërkohë, pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, udhëtimin do ta kryejnë nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobusë.

Po ashtu, pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë janë njoftuar se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale.

Njoftimi zyrtar i Aeroportit Ndërkombëtar i Tiranës:

Nesër në mëngjes rinisin fluturimet

📌Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.

📌 Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.

📌 Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.

📌 Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobuzë.

📌 Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun.

Për çdo të dhënë tjetër, ju informojmë sërish.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përshtati banesën për kultivimin e drogës, arrestohet burri në Durrës, procedohen penalisht 2 punonjës të OSHEE-së

Përshtati banesën për kultivimin e drogës, arrestohet burri në Durrës, procedohen penalisht 2 punonjës të OSHEE-së

Publikuar më 09.05.2021
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve ...

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Papafingo”. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, i cili banesën e marrë me qira e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba. Procedohen penalisht dhe 2 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë […]

Lexo më shumë

Dhunuan punonjësin e policisë gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti, arrestohet Presidenti dhe Drejtori teknik i klubit të Superiores

Dhunuan punonjësin e policisë gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti, arrestohet Presidenti dhe Drejtori teknik i klubit të Superiores

Publikuar më 09.05.2021
Policia ka informuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga ...

Policia ka informuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga shtetasin Alban Vogli, President i klubit të Kastriotit dhe shtetasin Gazment Vogli, Drejtor Teknik të tij. Arrestimi i tyre erdhi pas trazirave që ndodhën ditën e djeshme në “Selman Stërmasi”, gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti. Sipas Policisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, këta të dy anë hyrë […]

Lexo më shumë

E rëndë në Durrës/ Gjendet i mbytur nga peshkatarët një 56-vjeçar

E rëndë në Durrës/ Gjendet i mbytur nga peshkatarët një 56-vjeçar

Publikuar më 09.05.2021
Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Sipas i...

Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Sipas informacioneve paraprake nga Durrësi, sot rreth orës 7:35 është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B.,  rreth 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Durrës/Informacion paraprak Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur […]

Lexo më shumë

Vdekja në Durrës e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, procedohen penalisht 2 mjekë

Vdekja në Durrës e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, procedohen penalisht 2 mjekë

Publikuar më 09.05.2021
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjila...

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, ku tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë ndërruar jetë në Manzë, Durrës. Dyshohet se shtetasit nga Gjilani kanë mbledhur kërpudha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar. Pas kësaj ngjarjeje të […]

Lexo më shumë

E rëndë në Lezhë/ Gjendet në rrugë një person i pajetë

E rëndë në Lezhë/ Gjendet në rrugë një person i pajetë

Publikuar më 09.05.2021
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Lezhë....

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Lezhë. Paraprakisht bëhet me dije se, sot rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Tregu i Milotit”  është gjetur në rrugë, pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar. Sipas uniformave blu, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera Lezhë/ […]

Lexo më shumë

U pa përtej Adriatikut, të gjithë me sytë nga qielli, shikoni ku ndodhet tani raketa kineze

U pa përtej Adriatikut, të gjithë me sytë nga qielli, shikoni ku ndodhet tani raketa kineze

Publikuar më 08.05.2021
Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë ra...

Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë raketa kineze. Në linkun e mëposhtëm ju mund të shikoni në kohë reale lëvizjen e raketës kineze se në cilin cep të hapësirës ndodhet. Ushtria amerikane parashikoi se raketa kineze do të bjerë në Turkmenistan në Azinë Qendrore. Dje një teleskop në […]

Lexo më shumë

Grushte dhe shkulje flokësh, rrihen keq adoleshentet në Tiranë (VIDEO)

Grushte dhe shkulje flokësh, rrihen keq adoleshentet në Tiranë (VIDEO)

Publikuar më 08.05.2021
Dy vajza adoleshente janë zënë me njëra-tjetrën në mes të rr...

Dy vajza adoleshente janë zënë me njëra-tjetrën në mes të rrugës në afërsi të shkollës 9-vjeçare Musine Kokalari në Tiranë. Siç shihet nga videoja e siguruar nga “JOQ”, vajzat qëllojnë njëra-tjetrën me grushte dhe kapen nga flokët. Ndërkohë nuk dihet shkaku i këtij sherri mes vajzave.

Lexo më shumë

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova jep përgjigjen e qartë: Nuk luftoj për këtë gjë, por shëndetësia s’njeh parti!

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova jep përgjigjen e qartë: Nuk luftoj për këtë gjë, por shëndetësia s’njeh parti!

Publikuar më 08.05.2021
Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emision...

Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, nëse do të pranonte një post nga kryeministri Edi Rama. Kosova tha se sistemi shëndetësor nuk njeh parti, por do konsensus të përgjithshëm politik, që të ndërtohet afatgjatë. Mes të tjerash, mjeku e tha qartë se nuk lufton për […]

Lexo më shumë