×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rilind përsëri futbolli, sot nis Kampionati Europian, ja ndeshja e parë

Sot në mbrëmje nis Kampionati Europian që ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.

Nga ora 21:00 (sot 11 qershor), kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Italisë luajnë ndeshjen e parë hapëse të “EURO 2020”, në stadiumin e Romës.

Në Europianin 2020 do të marrin pjesë 24 skuadra dhe dy prej tyre janë debutuese në këtë kompeticion. Bëhet fjalë për Finlandën dhe Maqedoninë e veriut.

Po ashtu ky është i dyti kompeticion në histori me formulën e 24 skuadrave të ndara në 6 grupe me nga 4. Kalojnë më tej dy të parat e çdo grupi, por edhe 4 të tretat më të mira. Pastaj 1/8-at, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja në “Wembley”. Specialistët kanë kuotuar Francën kampione bote si kandidate kryesore për fitimin e trofeut sidomos pas rikthimit ne skuader te Benzema duke krijuar sulmin e frikshem me Grizman dhe Mbape. Skuadra e Deshamp, ka shanset më të mëdha për t’i shkruar deri në fund garës, por nuk mund të nënvlerësohen asnjëherë Gjermania, Anglia, Spanja dhe Italia. Grupi F, ku bën pjesë Franca, është edhe më i forti, pasi në të bëjnë pjesë edhe Gjermania, Portugalia dhe Hungaria.

Finlanda, Hungaria, Skocia, Uellsi dhe Maqedonia e Veriut janë skuadrat që kanë surprizuar me kualifikimin e tyre për në fazën finale të këtij Europiani, ku për arsye të ndryshme do të mungojnë yje si Serxhio Ramos, Van Dijk, Haland e të tjerë.

Ndonese as Kosova dhe as Shqipëria nuk arritën të kualifikohen në “Euro 2020”, 9 futbollistt shqiptarë nuk do të mungojnë.

Te Zvicra si zakonisht janë ftuar: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Për herë të parë Maqedonia e Veriut është kualifikuar në Kampionatin Europian. Gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar: Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Ezgjan Alioski (Leeds United), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Ferhan Hasani (Partizani).

Turneu hapet me Turqi-Itali që do të zhvillohet në “Olimpico” të Romës.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë me shumë presion sepse do të jetë ndeshja hapëse e turneut – tha trajneri italian Roberto Mancini -. Unë kam besim. Ne duhet të përpiqemi të argëtojme dhe të argëtohemi, por duhet te kemi me shumë respekt për Turqinë.” “Le të shkojmë në finalen e Wembley dhe pastaj do të shohim. Pas gjithë asaj që kaluam, është koha të kthehemi për t’u dhënë kënaqësi njerëzve. Për t’i argëtuar ata për nëntëdhjetë minuta. Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira, por ne duhet të jemi të lirë mendërisht pa menduar për gjëra të tjera”

Por për ish trajnerin e Shqipërisë Gianni De Biasi Italia nuk do ta ketë të lehtë.

Duke folur për “Tuttosport”, De Biasi ka zbuluar dobësitë dhe pikat e forta te Kombëtares turke me të cilën u përball më 27 maj.

“Turqit kanë në formacion lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare. Yilmaz, Çelik, Yazici kanë fituar Ligue 1 me Lille, ndërsa Calhanoglun e njohim të gjithë”, shtoi ai.

“Më kanë bërë shumë përshtypje, sigurisht që Yilmaz është lideri i skuadrës. Mesfushorët Tufan dhe Yokulsu janë shpirti i skuadrës”, tha De Biasi.

“Mendoj që nuk janë të fortë në mbrojtje, duket e çuditshme, por kështu ma kanë dhënë përshtypjen. Demiral nuk është në momentin e tij, ndërsa Soyuncu po vuan nga nga sezoni me Leicesterin”, përfundoi Gianni De Biasi.

Grupet
Grupi A (Romë/Baku): Turqi, Itali, Uells, Zvicër
Grupi B (Kopenhagen/Shën Pietërburg): Danimarkë, Finlandë, Belgjikë, Rusi
Grupi C (Amsterdam/Bukuresht): Holandë, Ukrainë, Austri, Maqedoni e Veriut
Grupi D (Londër/Gllasgou): Angli, Kroaci, Skoci, Çeki
Grupi E (Sevelje/Shën Pietërburg): Spanjë, Suedi, Poloni, Sllovaki
Grupi F (Mynih/Budapest): Hungari, Portugali, Francë, Gjermani

Kalendari i fazës në grupe
11 qershor
Grupi A: Turqi-Itali (21:00, Romë)
12 qershor
Grupi A: Uells-Zvicër (15:00, Baku)
Grupi B: Danimarkë-Finlandë (18:00, Kopenhagen)
Belgjikë-Rusi (21:00, Shën Pietërburg)
13 qershor
Grupi D: Angli-Kroaci (15:00, Londër)
Grupi C: Austri-Maqedoni e Veriut (18:00, Bukuresht)
Holandë-Ukrainë (21:00, Amsterdam)
14 qershor
Grupi D: Skoci-Çeki (15:00, Gllasgou)
Grupi E: Poloni-Sllovaki (18:00, Shën Pietërburg)
Spanjë-Suedi (21:00, Sevilje)
15 qershor
Grupi F: Hungari-Portugali (18:00, Budapest)
Francë-Gjermani (21:00, Mynih)
16 qershor
Grupi B: Finlandë-Rusi (15:00, Shën Pietërburg)
Grupi A: Turqi-Uells (18:00, Baku)
Itali-Zvicër (21:00, Romë)
17 qershor
Grupi C: Ukrainë-Maqedoni e Veriut (15:00, Bukuresht)
Grupi B: Danimarkë-Belgjikë (18:00, Kopenhagen)
Grupi C: Holandë-Austri (21:00, Amsterdam)
18 qershor
Grupi E: Suedi-Sllovaki (15:00, Shën Pietërburg)
Grupi D: Kroaci-Çeki (18:00, Gllasgou)
Angli-Skoci (21:00, Londër)
19 qershor
Grupi F: Hungari-Francë (15:00, Budapest)
Portugali-Gjermani (18:00, Mynih)
Grupi E: Spanjë-Poloni (21:00, Sevilje)
20 qershor
Grupi A: Itali-Uells (18:00, Romë)
Zvicër-Turqi (18:00, Baku)
21 qershor
Grupi C: Maqedoni e Veriut-Holandë (18:00, Amsterdam)
Grupi C: Ukrainë-Austri (18:00, Bukuresht)
Grupi B: Rusi-Danimarkë (21:00, Kopenhagen)
Finlandë-Belgjikë (21:00, Shën Pietërburg)
22 qershor
Grupi D: Çeki-Angli (21:00, Londër)
Grupi D: Kroaci-Skoci (21:00, Gllasgou)
23 qershor
Grupi E: Sllovaki-Spanjë (18:00, Sevilje)
Suedi-Poloni (18:00, Shën Pietërburg)
Grupi F: Gjermani-Hungari (21:00, Mynih)
Portugali-Francë (21:00, Budapest)

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Jam mirë,” u tha Eriksen shokëve të tij të skuadrës dhe ata dolën përsëri në fushë –Rënia në tokë dhe tronditja botërore

“Jam mirë,” u tha Eriksen shokëve të tij të skuadrës dhe ata dolën përsëri në fushë –Rënia në tokë dhe tronditja botërore

Publikuar më 12.06.2021
Skenat që u zhvilluan pak para finales së pjesës së parë në ...

Skenat që u zhvilluan pak para finales së pjesës së parë në Danimarkë-Finlandë shkaktuan një tronditje globale! Në një moment, Christian Eriksen u shemb në fushë! Futbollistët përreth tij menjëherë thirrën stafin mjekësor që nxituan në fushë. Skenat ishin tronditëse, me lojtarët danezë që formuan një mur njerëzor rreth tij në mënyrë që të mos […]

Lexo më shumë

“Unë pashë Eriksen duke ngritur dorën në barelë”/ Gjendja e tij është e qëndrueshme, thotë UEFA – momenti në kohën e transportit të tij në spital

“Unë pashë Eriksen duke ngritur dorën në barelë”/ Gjendja e tij është e qëndrueshme, thotë UEFA – momenti në kohën e transportit të tij në spital

Publikuar më 12.06.2021
Raporti i një fotografi të Reuters se “Unë pashë Eriks...

Raporti i një fotografi të Reuters se “Unë pashë Eriksen duke ngritur dorën në barelë” krijoi buzëqeshjet e para pas tronditjes së kolapsit të mesfushorit danez gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë për Euro 2020. Pak më vonë, fotografia me asin e Interit që dukej se ishte pa ndjenja qarkulloi në internet dhe buzëqeshjet u rritën. Eriksen aktualisht […]

Lexo më shumë

Euro 2020: Christian Eriksen shembet në fushë, po lufton për jetën e tij, UEFA: Qëndroni në vendet tuaj, nuk dihet gjendja e tij!

Euro 2020: Christian Eriksen shembet në fushë, po lufton për jetën e tij, UEFA: Qëndroni në vendet tuaj, nuk dihet gjendja e tij!

Publikuar më 12.06.2021
Ora në Kopenhagë Parken po shënonte minutën e 43-të kur sytë...

Ora në Kopenhagë Parken po shënonte minutën e 43-të kur sytë e spektatorëve papritmas lanë rrjedhën e topit dhe u gozhduan në cep të fushës ku sapo kishte rënë Christian Eriksen. Mesfushori danez ra i vetëm në fushë dhe menjëherë shokët e tij të skuadrës u afruan duke kërkuar që ekipi mjekësor të vraponte. Danezët […]

Lexo më shumë

Video shokuese/ Ndeshja Danimarkë-Finlandë, Eriksen pa ndjenja në fushë

Video shokuese/ Ndeshja Danimarkë-Finlandë, Eriksen pa ndjenja në fushë

Publikuar më 12.06.2021
Në “Parken Stadium” të Kopenhagenit po luhet takimi i parë i...

Në “Parken Stadium” të Kopenhagenit po luhet takimi i parë i Grupit B të “Euro 2020” mes Danimarkës dhe Finlandës. Momente tmerri në fund të pjesës së parë, ku Christian Eriksen humbet ndjenjat dhe qëndron i shtrirë në fushë për disa minuta. Ndeshja është ndalur dhe nuk dihet ende gjendja e mesfushorit të Interit. Christian […]

Lexo më shumë

Turqi-Itali/ Shpërthen festa në “Olimpico”, Çiro Imobile trefishon rezultatin (Video)

Turqi-Itali/ Shpërthen festa në “Olimpico”, Çiro Imobile trefishon rezultatin (Video)

Publikuar më 11.06.2021
Gjahtari i golit, Ciro Immobile, ka realizuar golin e dytë d...

Gjahtari i golit, Ciro Immobile, ka realizuar golin e dytë dhe të qetësisë. Italianët gjuajtën nga larg, ndërsa ishte Imobile ai që realizoi edhe golin e dytë për të kaltrit. Çakir ndali mbrojtësin Spinazzola në goditjen e parë, më pas sulmuesi nuk fali. Shënon edhe Lorenco Insinje. Festë spektakolare në “Olimpico”. Dominim i frikshëm i […]

Lexo më shumë

Pamjet magjike, shikoni ceremoninë speciale të hapjes së Europianit

Pamjet magjike, shikoni ceremoninë speciale të hapjes së Europianit

Publikuar më 11.06.2021
“Euro 2020” ngriti siparin teksa ata që do të shkelmojnë top...

“Euro 2020” ngriti siparin teksa ata që do të shkelmojnë topin e parë të këtij kompeticioni madhështor do të jenë italianët pritës dhe turqit. Për evenimentin e shtyrë për një vit dhe të pritur me padurim nga tifozët e sportdashësit, u organizuar një ceremoni spektakolare, duke nisur nga mikpritja përpara hyrjes në stadium. Ata që […]

Lexo më shumë

‘Tërmet’ në futbollin italian/ Akuzat për biznes të paligjshëm dhe rolin e ‘Ndrangheta’-s në bastet sportive, Igli Tare: Unë nuk kam lidhje

‘Tërmet’ në futbollin italian/ Akuzat për biznes të paligjshëm dhe rolin e ‘Ndrangheta’-s në bastet sportive, Igli Tare: Unë nuk kam lidhje

Publikuar më 07.06.2021
Një ‘tërmet’ i vërtetë ka goditur Lazion orët e fundit. Një ...

Një ‘tërmet’ i vërtetë ka goditur Lazion orët e fundit. Një ngjarje ku ndërthuret biznesi i paligjshëm, konflikti i interesit dhe depërtimi i krimit të organizuar: e gjithë kjo është në qendër të hetimit të ‘Raportit’, programit të kryer nga Sigfrido Ranucci dhe transmetuar çdo të martë në mbrëmje në Rai 3. Sipas Raportit, do […]

Lexo më shumë

Flamurtari humb finalen me Tërbunin dhe bie në Kategorinë e Dytë

Flamurtari humb finalen me Tërbunin dhe bie në Kategorinë e Dytë

Publikuar më 06.06.2021
Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, do të lu...

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, do të luajë në Kategorinë e Dytë. Vlonjatët u mposhtën në finalen e “Play-Out” nga Tërbuni, duke u rrëzuar kështu një kategori më poshtë, ndërkohë që nga ana tjetër pukjanët rikthehen kështu në Kategorinë e Parë. Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të […]

Lexo më shumë