
Ditën e sotme, janë ngritur sërish në protestë punonjësit e transportit urban dhe ndërurban në kryeqytet, të cilët nuk tërhiqen nga vendimi për të mos nisur aktivitetin e tyre.
Ata po zhvillojnë protestën para ministrisë së Financave dhe asaj të Transportit si herë të tjera dhe shprehen se rikthimi në punë është i pamundur për shkak të pamundësisë ekonomike dhe problemeve ligjore që shkakton protokolli anti-COVID i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Punëtorët e transporti po ashtu shprehen se nese nuk e marrin pagën e luftës dhe nuk do të fillojnë punë pa e marrë atë, përsa i përket operatorëve të ndryshëm që mund të kenë filluar shërbimin, ata shprehen se operatorët le të bëjnë atë që duan ndërsa ne nuk do të rifillojmë pa u mbështetur nga qeveria.
Sakaq, vijojnë e bëjnë thirrje qeverisë për ta marrë seriozisht situatën dhe për të reaguar që të rregullohet kjo gjë pasi sipas tyre, situata në të cilën ndodhet vendi është skandaloze.
Përfaqësues thonë për “Shekulli”-n se nuk do të rihapen as të hënën dhe gjithashtu shprehen se ai protokoll është i pazbatueshëm. Tashmë një përçarje po krijohet midis Shoqatave të transportit pasi disa nga operatorët kanë nisur punën një ditë pas presionit të bërë nga Erion Veliaj i cili u dha ultimatum kompanive për të rinisur punën në të kundërt do t’u hiqet licenca.
Ndërkohë, kjo situatë e vështirë për qytetarët po vijon dhe ka shumë ankesa nga qytetarët të cilët ndihen shumë të lodhur nga kjo situatë e krijuar duke e konsideruar atë të padurueshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply