
Më në fund pritja mbaroi edhe për Formula 1. Të gjitha skuadrat janë me motorët e ndezur dhe gati për të zbritur në pistë 3 muaj më vonë nga sa parashikonte kalendari.
Të dielën e 5 korrikut në Austri do të mbahet gara e parë e këtij sezoni. Edhe ndalesa e radhës do të jetë po në Austri. Kjo lloj formule është përdorur me qëllim që të zhvillohen sa më shumë gara brenda një kohë të shkurtër. Kjo do të jetë hera e parë që 2 gara të një sezoni mbahen në të njëjtin vend.
Skuadrat më pas do të udhëtojnë drejt Budapestit, ku do të zhvillohet gara e radhës në datën 19 korrik. Ndalesa e radhës më pas do të jetë Silverstone, ku do të garohet për çmimin e madh të Britanisë, në një nga pistat më legjendare, pasi pikërisht këtu është zhvilluar gara e parë e kampionatit botëror F1 në vitin 1950.
Ndalesat e më vonshme do të jenë në Spanjë, Belgjikë e Itali, ndërsa pjesa tjetër e kalendarit mbetet për t’u përcaktuar. Drejtuesit shpresojnë që këtë vit të zhvillojnë 15 deri në 18 gara,
Deri më tani janë anuluar garat në Australi, Monako, Holandë dhe Francë, ndërsa mbeten të pasigurta dhe garat në Singapor, Rusi, Japoni, SHBA, Meksikë dhe Brazil mbeten të pasigurta.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply