Rikrijimet më qesharake të kryeveprave botërore në kushte karantine (FOTO)

Çfarë mund të bëj një fanatik arti tani që të gjitha galeritë dhe muzetë kanë mbyllur dyert? Muzeu Getty me qendër në Los Angeles ka një sugjerim: rikrijoni veprat e famshme të artit duke përdorur sende të shtëpisë.

Institucioni e inicioi nismën me ndjekësit e tij në “Twitter” të enjten e shkuar. Sfida është të përdorësh vetëm tre artikuj nga shtëpia, të rikrijosh me to një vepër botërore dhe ta ndash me të tjerët në mediat sociale.

Përgjigjet për sfidën kanë qenë nga më qesharaket deri tek më mbreslënëset. Disa sollën në formë të re klasikët si “Madona dhe Fëmija”, “Virgjëresha dhe fëmija me Shën Elizabeth dhe Gjon Pagëzori i Ri”, si dhe vepra moderne si “Mirabelle” të Helen Frankenthaler.

Muzeu Getty nuk është i pari që ka sugjeruar eksperimentimin me veprat e artit për të larguar mërzitjen gjatë ditëve të karantinës. Katër shokë të një dhome kanë vendosur që të përdornin një faqe “Instagrami” për të publikuar kryeveprat botërore të risjella sipas idesë së tyre në kushtet e izolimit. Një nga postimet më të fundit është vepra surrealiste e Rene Magritte, “The Son of Man”, duke përfshirë edhe disa foto nga prapaskenat gjatë rikrijimit të pikturës.

View this post on Instagram

1) “Saturn Devouring His Son”; 2) Original; 3) #behindthescenes @museoprado #covidclassics #arthistory #parenthood

A post shared by Covid Classics (@covidclassics) on

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet