×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Refugjatet politike afgane: humanizmi nuk duhet te cenoje sigurine kombetare

Ekrem Spahiu

Sikurse edhe pritej, çështja e stabilitetit politik dhe sigurisë së Afganistanit është evidentuar sot në krye të axhendës ndërkombëtare. Çështja bëhet edhe më e ndjeshme për faktin se një numër i konsiderueshëm qytetarësh afganë që bashkëpunuan me forcat e NATO-s dhe SHBA-së përgjatë procesit të paqebërjes, po përballen me hakmarrjen e mundshme nga talebanët, të cilët po rimarrin kontrollin politik e ushtarak të këtij vendi të shkatërruar nga lufta.

Është krejt normale që kërkohen veprime të shpejta e të bashkërenduara nga shumë aktorë, me qëllim që ky kontigjent qytetarësh të rrezikuar nga përndjekja, të shpëtohen.

Duke ndjekur këto zhvillime, sjell në kujtesë se çfarë vuajtën antikomunistët shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore, qoftë nga mungesa e vëmendjes së aleatëve ndërkombëtarë, qoftë edhe nga “talebanizmi” shqiptar. 

Mësuam fillmisht nga burime jozyrtare se Qeveria Shqiptare ishte angazhuar në një operacion humanitar për të strehuar në Shqipëri një kontigjent prej rreth 300-350 refugjatësh politikë afganë, dhe brenda pak ditësh, mund të priten edhe rreth 800 të tjerë.

Pastaj, nëpërmjet një statusi në facebbok të Kryeministrit të vendit, mësuam se administrata e Presidentit Joe Biden iu kishte kërkuar anëtarëve të NATO-s të vlerësonin nëse mund të shërbenin si vend tranzit për një numër refugjatësh politikë afganë, destinacioni përfundimtar i të cilëve është SHBA. Mësuam madje, se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, nëpërmjet Kryemistrit të vendit, ka ndërmarrë inisiativën dhe është shprehur e gatëshme për ta dhënë këtë mbështetje, duke paraqitur argumente politike, morale dhe humanitare.

Për më shumë, mësojmë se grupi i parë i afganëve do të vendoset fillimisht në konvikte studentore në Tiranë dhe, në varësi të zhvillimeve, burime zyrtare thonë se afganët do të zhvendosen në hotele në qytetin bregdetar të Durrësit.

Unë e mirëkuptoj vendimin që vendi im të vijojë të jetë pjesë e fatit të atyre afganëve, siguria e të cilëve nuk u arrit dot në atdheun e tyre, edhe pse vendet anëtare e partnere të NATO-s, midis tyre dhe Shqipëria, punuan për rreth 20 vjet për këtë qëllim.

Është e qartë se jeta e këtyre kontigjenteve është në rrezik nga talebanët.

Por ajo që më shqetëson, është se përse këtë zhvillim me rrjedhime për sigurinë kombëtare, e mësoj nga burime të tjera dhe jo nga autoritetet e shtetit tim. Nuk është një zhvillim i vogël. Janë së paku tre shtete në lojë: talebanët e Afganistanit që do t’i përndjekë afganët e vlerësuar si të rrezikuar; qeveria e SHBA që do t’i evakuojë, transferojë, stacionojë dhe më në fund edhe do t’i presë në vendin e vet; qeveria e vendit tim e cila, për një kohë të pacaktuar, do ta mbajë në tokën e saj këtë kamp refugjatësh me jo pak pikëpyetje sigurie kombëtare.

Nuk kam dëgjuar që për këtë çështje të jetë prononcuar Këshilli i Sigurisë Kombëtare të vendit. Sepse instalimi në Shqipëri i një kampi të tillë përfshin drejtëpërdrejt plot 14 institucione shtetërore, të cilat kanë rol e përgjegjësi për sigurinë kombëtare sipas fushave përkatëse.

Rreziku qëndron në atë që, kur për çështje të tilla nuk ka informim e transparencë shtetërore, atëherë opinioni publik do të formësohet, në rastin më optimist, nga aktorë sporadikë, dhe në rastin më pesimist, nga aktorë që induktojnë terrorizëm mendor e psikologjik.

Ky opinion shqetësohet me të drejtë se përse disa nga anëtarët e NATO-s nuk u shprehën të gatshëm për të marrë pjesën e tyre të përgjëgjësisë. Përkundrazi, mësojmë se janë Kazakstani, Taxhikistani, Uzbekistani e Katari, vende jo antarë të NATO-s, të cilëve iu kërkohet të bëhen partnerë në këtë ndërmarrje sigurie.

Thuhet se refugjatët politikë afganë do t’i nënshtrohen kontrollit të sigurisë vetëm pas mbërritjes në Shqipëri. E kuptoj emergjëncën, sepse ndoshta koha nuk priste, por dyshoj nëse janë formuar kapacitetet për ta realizuar një procedurë të tillë, kur kemi vite që mezi po skanojmë korrupsionin tonë në sistemin e drejtësisë e në fusha të tjera të jetës së vendit. Për më tepër, dyshoj sepse di që edhe BE, ndër kushtet e paplotësuara, na ka tërhequr gjithnjë vëmendjen pikërisht për kapacitetet e kufizuara logjistike dhe administrative të pritjes.

Vetë refugjatët, për më tepër ata politikë, sigurisht që do të përballen me sfida sigurie, por edhe shtetet që i presin do të përballen me sfida të gjithfarëllojshme: sfida logjistike, sfida ekonomike, sfida shëndetësore, sfida informacioni e deri edhe sfida raportesh me popullsinë lokale. Është e pritëshme që refugjatët politikë që do të strehohen në vendin tonë, ashtu si edhe ata që mësojmë se do të strehohen në Kosovë e shtete të tjera do të jenë subjekt sigurie, por në të njëjtën masë mund të bëhen edhe objekt pasigurie, sepse talebanizmi nuk njeh kufij, as njerëzorë e as shtetërorë.

*Ish – Zv/Ministër i Mbrojtjes

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

HABERET E BLLOKUT/ “Mora vaksinën kineze për t’u dukur përpara Ramës dhe nuk pi dot një kafe në Vjenë”

HABERET E BLLOKUT/ “Mora vaksinën kineze për t’u dukur përpara Ramës dhe nuk pi dot një kafe në Vjenë”

Publikuar më 21.10.2021
Arben Rrozhani Shumica e vendeve të Europës Perëndimore nuk ...

Arben Rrozhani Shumica e vendeve të Europës Perëndimore nuk të lënë të hysh në bar-restorante apo qendra kulturore pa “Pasaportën jeshile”, që vërteton se je vaksinuar nga COVID-19. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deri më sot njeh vetëm vaksinat BionTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson, por jo vaksinat kineze dhe atë ruse. Madje kjo e fundit, […]

Lexo më shumë

“Facebook”, kur mania bëhet problem…

“Facebook”, kur mania bëhet problem…

Publikuar më 21.10.2021
Pirro Naçi                     Më kujton fëmijët e vegjël dh...

Pirro Naçi                     Më kujton fëmijët e vegjël dhe kohën tonë të largët. Mama! Mama! Ε bëra këtë!… e bëra edhe atë!… .  Një  sjellje  që kërkon vëmendjen dhe vlerësimin e prindërve për çdo  veprimin  të fëmijës. Këto pëson kur “Facebook” të kthehet në mani. Pothuajse duket sikur njerëzit kanë pësuar një ‘’paralizë’’ dhe një […]

Lexo më shumë

HABERET E BLLOKUT/ Nuk jam më deputet pasi nuk votova kundër Metës

HABERET E BLLOKUT/ Nuk jam më deputet pasi nuk votova kundër Metës

Publikuar më 20.10.2021
Arben Rrozhani Më 9 qershor 2021, Ilir Meta, përveç karrierë...

Arben Rrozhani Më 9 qershor 2021, Ilir Meta, përveç karrierës politike brilante, duke qenë kryeministër, kryetar parlamenti dhe President Republike, hyri në historinë e Shqipërisë si i pari kryetar shteti që shkarkohej nga institucioni që përfaqëson sovranitetin e popullit, me akuzën si “shkelës i Kushtetutës”. Kuvendi miratoi me 104 vota “pro” raportin e Komisionit hetimor […]

Lexo më shumë

Fjala e Çezarit dhe “foltorja” e Berishës

Fjala e Çezarit dhe “foltorja” e Berishës

Publikuar më 15.10.2021
Pirro Naçi Ç’farë na mësoi Jul Çezari për udhëheqjen dhe dre...

Pirro Naçi Ç’farë na mësoi Jul Çezari për udhëheqjen dhe drejtimin… Ishte koha kur ai drejtonte nje nga ushtrinë më të fortë që kishte parë Roma dhe Evropa deri në atë kohë. Kishte marshuar dhe ishte përballuar me fitoren ndaj vdekje. Ushtarët e tij prisnin për të korrur atë që Çezari u kishte premtuar pas […]

Lexo më shumë

Sateliti “Rama”

Sateliti “Rama”

Publikuar më 15.10.2021
Arben Rrozhani Ironia dhe sarkazma pasuan deklaratën e djesh...

Arben Rrozhani Ironia dhe sarkazma pasuan deklaratën e djeshme të kryeministrit Rama në Kuvendin e Shqipërisë se vendi do të lëshojë dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë, për t’iu shtuar 7389 të tillëve që llogariteshin mbi kokat tona në prill 2021. Sot ai e përsëriti këtë deklaratë, edhe më serioz, dhe, sipas […]

Lexo më shumë

Jo “Çomja i zi”, duhet shkrirë TRASH-RTSH-ja

Jo “Çomja i zi”, duhet shkrirë TRASH-RTSH-ja

Publikuar më 11.10.2021
Arben Rrozhani Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllci, është p...

Arben Rrozhani Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllci, është prej të shtunës në paraburgim, i akuzuar për shpërdorim detyre me hapjen e një kanali bujqësor të televizonit publik të Shqipërisë. Një veprim që vetëm ka ekzaltuar armiqtë e shumtë të ish-drejtuesit, por që nuk jep asnjë shpresë për ringjalljen e një “përbindëshi” mediatik që vetëm gëlltit […]

Lexo më shumë

Ja pse shqiptarët duhet të mbështetin rrjetin Panshqiptar të Diasporës

Ja pse shqiptarët duhet të mbështetin rrjetin Panshqiptar të Diasporës

Publikuar më 06.10.2021
Silvana Begaj Pse Rrjeti Panshqiptar i Diasporës? Rrjeti ësh...

Silvana Begaj Pse Rrjeti Panshqiptar i Diasporës? Rrjeti është një organizatë gjithpërfshirëse pa dallime bindjesh, gjinie, statusi socialo-ekonomik i cili do të përfshijë grupe, shoqata apo individë të diasporës shqiptare në botë, që ashtu si unë, ashtu si ne, nuk janë dorëzuar për të drejtat e diasporës kudo ku ndodhen. Objektivat kryesore janë: 1- Mbrojtja […]

Lexo më shumë

As “opingat” e Berishës, as kostumi qeveritar i Bashës, por idealet e dhjetorit ‘90

As “opingat” e Berishës, as kostumi qeveritar i Bashës, por idealet e dhjetorit ‘90

Publikuar më 29.09.2021
Arben Rrozhani Sali Berisha do të jetë sot në Durrës me “Fol...

Arben Rrozhani Sali Berisha do të jetë sot në Durrës me “Foltoren” e tij, me përkrahës të shtuar si nga baza ashtu dhe nga udhëheqja e vjetër. Njësoj si Fatos Nano në vitin 2000 që mbathte ‘opingat” për të bërë “catharsis” në PS-në e kapur nga Ilir Meta atëherë kryeministër, ai nuk po kërkon hiç […]

Lexo më shumë