×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Raportuesja e Kosovës në PE, Von Cramon: “Non-paper” u draftuan në Moskë e Beograd, krijojnë frikë e trauma

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka folur për dokumentet “non-paper” për ridefinim të kufijve në Ballkan, që rrodhën në media kohët e fundit, për të cilët tha se janë draftuar në Moskë e Beograd.

Ajo komentoi liturgjinë e djeshme fetare nga klerikët serbë në Kishën ortodokse në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, i vlerësuar si provokim në Kosovë.

Von Cramon ka thënë se nuk e di nëse një veprim i tillë [liturgjia] ishte provokim nga pala serbe, por sugjeroi që Kosova të fokusohet në agjendën e saj evropiane.

Ky provokim nga pala e komunitetit serb mund të jetë i vërtetë apo jo. Nuk mendoj se është e nevojshme të konsiderohet si i tillë, sepse ne duhet të vazhdojmë me agjendën pozitive në lidhje me atë se për çka duhet të pajtohemi, çka është në agjendën e Kosovës që synohet të arrihet. Mendoj se për mua, edhe për ne në Bruksel, është më e rëndësishme të fokusohemi në gjërat e përbashkëta për të cilat duhet të punojmë, se të shpërqendrohemi nga këto, t’i quajmë reagime apo kthime prapa të pakëndshme nga Serbia. Prandaj, nëse një gjë e tillë ishte e qëllimshme, e rastësishme, apo thjesht ndodhi, nuk e di. Nuk dua të spekuloj. Do të doja të përpiqemi të gjejmë agjendën në të cilën ju dhe Bashkimi Evropian duan të punojnë, në emër të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo për KosovaPress.

Gjatë intervistës, Von Cramon ka komentuar edhe “non-papers”, për të cilët tha se janë draftuar në Moskë e Beograd.

Sipas saj, të tillët kanë për qëllim të trazojnë Ballkanin.

Unë thjesht do ta injoroj këtë, sepse shumica e ‘non-paper’ të draftuara jo në Bruksel, por në Moskë e në Beograd, në Hungari, në Budapest, krijojnë shumë frikë, panik, trauma dhe më shumë kanë për qëllim të trazojnë rajonin, se të sjellin një proces pajtueshmërie dhe kjo është shumë e trishtë, shumë fatkeqe, dhe ne duhet të flasim për pasojat që do kenë tek njerëzit në rajon, andaj nuk duhet t’i marrim ato në konsideratë. Do të doja t’i injoroja. Është temë shumë toksike dhe sigurisht që nuk është draftuar në Bruksel”, tha ajo.

Shkurtimisht, ajo ka komentuar edhe përplasjet e djeshme në Samitin e Tiranës, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologes së tij serbe, Ana Brnabiç. Sipas Kurtit, përplasjet ndodhën pasi kryeministrja serbe nuk pranonte assesi që ta njihte pavarësinë e Kosovës. E, sipas Von Cramon, Serbia duhet ta pranojë realitetin tashmë.

Nuk isha prezente në atë tavolinë. Është e vështirë të komentoj atë gjë. Është fatkeqësi që ne ende jemi në këtë pikë. Çka të them. Nuk kam dëshmitarë të kësaj situate. Është e vështirë të them çkado nga jashtë. Andaj, do doja të jem konstruktive aq sa mundem. Do të përpiqem që nga ana e Komisionit të bëjë presion tek Serbia se ata duhet të jenë të gatshëm të pranojnë disa nga nevojat, realitetin dhe faktet se Kosova është në rrugën e duhur dhe se neve do ta na duhet një gjë e tillë edhe nga Serbia për rrugën drejt integrimit evropian, e cila përfshinë njohjen e Kosovës apo çfarë marrëveshje në të cilën Kosova diskuton nga niveli i njëjtë. Nuk dua ta komentoj këtë rast konkret”, ka deklaruar tutje Von Cramon.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Turqia i propozon SHBA-së instalimin e raketave ruse S-400 në territoret e okupuara, në të kundërt ato do vendosen në kufi me Azerbajxhanin

Turqia i propozon SHBA-së instalimin e raketave ruse S-400 në territoret e okupuara, në të kundërt ato do vendosen në kufi me Azerbajxhanin

Publikuar më 12.06.2021
Pak para takimit të Joe Biden me homologun e tij turk, Erdog...

Pak para takimit të Joe Biden me homologun e tij turk, Erdogan, të hënën, gjatë një periudhe marrëdhëniesh të acaruara midis Uashingtonit dhe Ankarasë, doli informacioni se qeveria turke u kishte propozuar Shteteve të Bashkuara vendosjen e raketave ruse në territoret e okupuara, sipas gazetës opozitare Jumhuriyet. Sipas “Kathimerini” të Qipros, kolumnisti i Cumhuriyet, Mehmet […]

Lexo më shumë

Ulje drastike e infektimeve me COVID-19 në Greqi: 591 raste të reja, 360 të intubuar dhe 21 vdekje

Ulje drastike e infektimeve me COVID-19 në Greqi: 591 raste të reja, 360 të intubuar dhe 21 vdekje

Publikuar më 12.06.2021
Rastet e reja të koronavirusit në Greqi arritën në 591, sipa...

Rastet e reja të koronavirusit në Greqi arritën në 591, sipas raportit të EODY. Numri i njerëzve të intubuar ra në 360, ndërsa vdekjet në 24 orët e fundit janë 21. Nga rastet e fundit, dy u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 414.636 (ndryshim ditor + 0.2%), […]

Lexo më shumë

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me COVID-19

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me COVID-19

Publikuar më 12.06.2021
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën (12 qershor) një rast të vdekjes nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit të IKSHPK-së gjatë 24 orëve janë testuar 1.774 mostra dhe janë shënuar edhe 17 raste të reja me COVID-19. Nga sëmundja janë […]

Lexo më shumë

Kosova kërkon ndihmë nga Facebook, ja për çfarë bëhet fjalë

Kosova kërkon ndihmë nga Facebook, ja për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më 12.06.2021
Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar informacion...

Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar informacione nga kompania Facebook për llogari të qytetarëve të Kosovës, kryesisht në kuadër të hetimeve për vepra penale. Nga janari i vitit 2013 e deri në muajin maj 2021, Kosova ka kërkuar plot 228 herë ndihmë nga Facebook-u. Njëzet kërkesa për qasje në informacione të llogarive, janë dërguar vetëm […]

Lexo më shumë

Zyra e BE jep detaje: Kurti dhe Vuçiç, 3 orë përballë njëri – tjetrit

Zyra e BE jep detaje: Kurti dhe Vuçiç, 3 orë përballë njëri – tjetrit

Publikuar më 11.06.2021
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur detaje ...

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur detaje për takimin mes Kosovës e Serbisë, i cili pritet të mbahet të martën më 15 qershor në Bruksel. Në këtë takim për herë të parë për çështjen e dialogut do të marrin pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Përmes […]

Lexo më shumë

Greqia drejt suksesi në luftën ndaj virusit: 791 raste të reja, 375 të intubuar dhe 11 vdekje

Greqia drejt suksesi në luftën ndaj virusit: 791 raste të reja, 375 të intubuar dhe 11 vdekje

Publikuar më 11.06.2021
Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike ...

Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 791, nga të cilat 1 u zbulua pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 413.954 (ndryshimi ditor + 0.2%), nga të cilat 51.2% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të […]

Lexo më shumë

Rekord infektimesh nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rekord infektimesh nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Publikuar më 11.06.2021
Maqedonia e Veriut ka publikuar shifrat zyrtare të COVID-19 ...

Maqedonia e Veriut ka publikuar shifrat zyrtare të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave, rezulton se kanë humbur jetën 2 persona ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 5, 470 viktima. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 2.885 teste të realizuara, 20 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid. Gjithashtu […]

Lexo më shumë

Kosova regjistron 10 raste të reja me koronavirus

Kosova regjistron 10 raste të reja me koronavirus

Publikuar më 11.06.2021
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten 10 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,977 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 11 qershor janë shëruar 116 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 627. […]

Lexo më shumë