×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë më 2020, rritje rekord

Një raport i Komisionit Europian i publikuar këto ditë njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Siç shihet në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019. Kjo përqindje ishte më shumë se dyfishi i vdekjeve shtesë në BE dhe më e larta ndër Rajonin e Ballkanit.

Komisioni Europian përllogariti se në vitin 2020 vdekjet në BE ishin 12.8% më të larta se mesatarja vjetore e viteve 2016-2019. Pas Shqipërisë, Polonia ishte vendi i dytë në Europë me shtesën më të lartë të vdekjeve më 2021 me rreth 21 %, më tej Estonia me mbi 20%.

Në Ballkan, pas Shqipërisë Bosnja dhe Maqedonia kishin normat më të larta të vdekshmërisë shtesë me 17 dhe 12% secila.

Duke qenë se vende të ndryshme përdoren standarde të ndryshme për raportimin e vdekjeve nga Covid-19, shpesh pasojat e virusit në shëndetin e popullatës nuk u pasqyruan të plota. Për të dhënë një panoramë më të qartë Komisioni Europian dhe Eurostat mati treguesit e vdekjeve shtese gjatë vitit 2020 për tu njohur me pasojat e vërteta të pandemisë. KE referoi se, analiza e vdekshmërisë shtesë është treguesi më i besueshëm i ndikimit të pandemisë, pasi sepse nuk lidhet me metodat e numërimit të vdekjeve nga COVID-19 në të gjitha vendet.

Siç shihet nga të dhënat krahasuese Shqipëria ka paguar kosto të larta në shëndetin e popullatës, pasi pas karantinës së parë (mars-maj 2020), masat kufizuese ishin të lehta dhe shpesh pas logjikë, pasi lejonin frekuentimin e ambienteve të mbyllura pa maska, teksa kishte penalitete për ambientet e jashtme dhe në rrugë. Vendi u përball me një valë të fortë infektimesh në dimrin e kaluar ku vdekjet shtesë arritën kulmin.

Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në total, në vitin 2020-n, humbën jetën 27,605 persona, me një rritje prej rreth 26% në raport me vitin e mëparshëm, ose rreth 5,700 persona më shumë.

Pjesa dërmuese e vdekjeve shtesë në vitin 2020 u justifikuan me diagnozat e sëmundjeve të zemrës dhe shkaqe të panjohura, sipas publikimit të INSTAT mbi shkaqet e vdekjeve më 2020.

Sipas të dhënave 47 për qind e vdekjeve shtesë ishin si rrjedhojë e Grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut (+2,706), ndërsa 20 për qind vdekjeve shtesë ishte për shkaqe të panjohura ose 1,141 persona më shumë se, mesatarja e viteve 2016-2019.

Ndërsa 32 për qind e vdekjeve shtesë ishin sëmundjet e “Aparati i frymëmarrjes” që përfshin Covid-19 ose 1878 persona më shumë se mesatarja 2016-2019. Gjithsej shtesa e vdekjeve nga kjo grup sëmundje ishte 1,879.

Edhe raportet e mëparshme të Monitor, të përpunuara nga treguesit e Eurostat për shtetet e Europës dhe INSTAT për vendin, treguan se rritja e vdekjeve në Shqipëri ishte më e larta në Europë, si për vitin 2020, ashtu dhe për tremujorin e parë të 2021. Duke përfshirë dhe tremujorin e parë të vitit 2021, vdekjet për 54 muaj pandemi (për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021) fatalitetet u rritën me 41%, ndërsa shteti i dytë pas nesh me rritjen më të lartë është Çekia, me 25% e ndjekur nga Sllovakia me 24%./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nesër nis muaji i Ramazanit, mesazhi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman: Solidaritet mes njëri-tjetrit dhe popujve

Nesër nis muaji i Ramazanit, mesazhi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman: Solidaritet mes njëri-tjetrit dhe popujve

Publikuar më 01.04.2022
Mesazhi i H. Bujar Spahiut, Kryetarit të Komunitetit Myslima...

Mesazhi i H. Bujar Spahiut, Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit më 2 prill 2022. Të dashur besimtarë myslimanë dhe gjithë ju bashkëkombas brenda dhe jashtë Shqipërisë! Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin […]

Lexo më shumë

(DOKUMENTET ZYRTARE) Refuzoi të firmosë restaurimin me probleme të TKOB-së, ministrja e Kulturës kërkon largimin e Zana Çelës

(DOKUMENTET ZYRTARE) Refuzoi të firmosë restaurimin me probleme të TKOB-së, ministrja e Kulturës kërkon largimin e Zana Çelës

Publikuar më 31.03.2022
Ministria e Kulturës ka hapur ditën e djeshme thirrjen për d...

Ministria e Kulturës ka hapur ditën e djeshme thirrjen për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, çka mund të çojë në largimin nga detyra të Zana Çelës. Por cila ka qenë arsyeja e largimit të Çelës nga TOB-i, institucion të cilin vijon ta drejtojë megjithëse i ka mbaruar prej muajsh mandati 4-vjeçar, pa […]

Lexo më shumë

8 Marsi nuk është festë!

8 Marsi nuk është festë!

Publikuar më 08.03.2022
Silvana BEGAJ 8 Marsi nuk është festë dhe nuk mund ta festoj...

Silvana BEGAJ 8 Marsi nuk është festë dhe nuk mund ta festojmë në një vend ku; kur një burrë jep opinionin e tij quhet BURRË dhe kur një femër jep opinionin e saj etiketohet si e PAMORALSHME. 8 Marsi nuk është festë dhe nuk mund ta festojmë kur humbin jetën minimalisht dy gra, vajza, nëna […]

Lexo më shumë

U nderua në Këshillin e Atlantikut, Dua Lipa i kërkon presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

U nderua në Këshillin e Atlantikut, Dua Lipa i kërkon presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

Publikuar më 11.11.2021
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen ësht...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen është takuar me këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa në Këshillin e Atlantikut. Presidentja e KE-së ka ndarë edhe një fotografi nga takimi me yllin e muzikës botërore, teksa shkroi se është e lumtur që e takoi atë. Dua Lipa, është nderuar nga Këshilli i Atlantikut me […]

Lexo më shumë

“Facebook”, kur mania bëhet problem…

“Facebook”, kur mania bëhet problem…

Publikuar më 21.10.2021
Pirro Naçi                     Më kujton fëmijët e vegjël dh...

Pirro Naçi                     Më kujton fëmijët e vegjël dhe kohën tonë të largët. Mama! Mama! Ε bëra këtë!… e bëra edhe atë!… .  Një  sjellje  që kërkon vëmendjen dhe vlerësimin e prindërve për çdo  veprimin  të fëmijës. Këto pëson kur “Facebook” të kthehet në mani. Pothuajse duket sikur njerëzit kanë pësuar një ‘’paralizë’’ dhe një […]

Lexo më shumë

Vijon protesta e Grupimit për të Drejtat e Kafshëve: Bashkia e Veliajt lau me gjak rrugët e Tiranës ku kaloi maratona (VIDEO)

Vijon protesta e Grupimit për të Drejtat e Kafshëve: Bashkia e Veliajt lau me gjak rrugët e Tiranës ku kaloi maratona (VIDEO)

Publikuar më 18.10.2021
Grupimi për të Drejtat e Kafshëve protestoi dje, sërish, për...

Grupimi për të Drejtat e Kafshëve protestoi dje, sërish, për vrasjen brutale të qenve endacakë nga Bashkia e Tiranës. Aktivistë të saj shpalosën një banderolë të madhe në vendin ku zhvillohej Maratona e Tiranës, organizuar nga bashkia, me thirrjen “Ndaloni genocidin ndaj qenve”. Paralelisht, aktivistë të mbrojtjes së kafshëve u zhvendosën te Spitali Veterinar i […]

Lexo më shumë

Shqipëria me popullsi më të re në moshë se BE, por po plaket me ritme të shpejta

Shqipëria me popullsi më të re në moshë se BE, por po plaket me ritme të shpejta

Publikuar më 04.10.2021
Një përllogaritje e fundit e Eurostat tregon se Shqipëria ka...

Një përllogaritje e fundit e Eurostat tregon se Shqipëria ka raportin e varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) nga më të ulëtat në Europë, çka tregon se vendi ende ka një popullsi të re në moshë. Por procesi i plakjes në vendin tonë po ndodh me ritme shumë më […]

Lexo më shumë

Vetëm 5 dollarë në ditë/ 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë

Vetëm 5 dollarë në ditë/ 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë

Publikuar më 28.09.2021
Kombet e Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) p...

Kombet e Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) përllogaritën se gjatë vitit 2020, në Shqipëri 12% e totalit të të punësuarve morën paga nën kufirin e varfërisë relative 5 dollarë në ditë. Statistikat e institucionit ndërkombëtar tregojnë se më shumë se 1/10 e të punësuarve në vendin tonë paguhen nga 3-5 dollarë në ditë. Pesha […]

Lexo më shumë