
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar para pak çastesh për grevën e zhvilluar nga kontrollorët në Rinas e cila ka bllokuar trafikun ajror shqiptar.
Meta nëpërmjet një statusi në rrjetin social, thekson se çështja e Aeroportit të Rinasit është çështje e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare, por përgjigjen përfundimtare do t’ja japë “qeverisë së 1 prillit”, pasditen e sotme nga qyteti i Vlorës.
Po ashtu kreu i shtetit ka publikuar një dokument që mban datën 2, ku Meta i drejtohet Kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albcontrol-it dhe Autoritetit të Aviacionit Civil, ku evidentohen problematikat dhe shqetësimet e ngritura nga sindikata.
Për dijeni kjo shkresë i është drejtuar edhe ambasadores amerikane Yuri Kim si dhe Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Postimi i plotë i Ilir Metës
Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.
Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.
Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply